Bota që ju të gjithë shihni rreth jush është më së shumti një projeksion i mendjes tuaj. Kur mendja zhduket plotësisht, ju do të shihni një botë krejtësisht të ndryshme. Pasi të gjitha projeksionet zhduken, mbetet vetëm realiteti, realiteti objektiv. Jeta është vetëm një shkollë dhe derisa ju të mësoni ndriçimin, ju do të vazhdoni të lëvizni në rrethin e jetës dhe vdekjes. Kjo është diçka tepër thelbësore. Nëse do të ishte vetëm një jetë prej mesatarisht shtatëdhjetë vjetësh ,atëhere ju nuk do të kishit shumë kohë për meditim, për të eksploruar qënien tuaj—për të kërkuar rrugën tuaj. Shtatëdhjetë vjet është një hapësirë e vogël ku një e treta e saj harxhohet në gjumë, një e treta harxhohet për t’ju edukuar ju të mësoni si të jetoni. Dhe një të tretën e mbetur, ju e shërdoroni në mënyra të ndryshme sepse ju nuk dini se çfarë të bëni me të. Kam parë njerëz duke luajtur letra ose shah dhe i kam pyetur ata, ‘’ a mund të gjeni ndonjë gjë tjetër më të mirë për të bërë?’’ dhe përgjigja e tyre ka qënë gjithmonë e njëjta… ata po vrasin kohën.
Kjo mund të quhet pavetëdija e njeriut. Ju nuk keni shumë kohë. Ju nuk mund t’i lejoni vetes të vrisni kohën. Më teper është koha që po ju vret juve; ju nuk mund të vrisni kohën. Ç’do moment, koha është duke sjelë vdekjen tuaj pranë e më pranë. Nëse ju i numëroni të gjitha aktivitetet tuaja… duke rruar mjekrrën dy herë në ditë—sa kohë harxhoni ju me të! Duke dëgjuar radion ose duke parë televizor—sa shumë kohë harxhon ti në të! Një sondazh amerikan ka dalë në përfundimin se çdo amerikan harxhon shtatë orë e gjysëm çdo ditë duke parë televizor. Kjo është një e treta e jetës së tij ku ai është i ulur, ngjitur pas karriges së tij, duke parë lloj lloj gjërash të pa kuptimta. Sa kohë harxhoni ju duke pirë cigare? Ka njerëz që janë duhanpirës zinxhir…. sa kohë harxhoni ju duke lexuar gazeta që asnjëherë nuk sjellin ndonjë lajm! Çdo gjë që ato shkruajnë janë thjesht sëmundje vrasje,vetëvrasje, luftëra. Ato ju bëjnë të besoni se kjo është Bota dhe kjo është jeta jonë. Ato ju shkëpusin nga përgjegjësitë tuaja. Ato ju krijojnë bindjen se e gjithë Bota është ashtu. Asgjë nuk është gabim, çdo njeri po e bën atë gjë…. ato nuk ju sjellin ju kurrë ndonjë lajm se dikush u ndriçua. Ndoshta ai nuk është lajm.
Dikush po hyn në thellësitë e meditimit, ndoshta ky nuk është lajm. Dikush është bërë i qetë dhe i urtë dhe e ka kapërcyer zemërimin, lakminë, agoninë. Ky ndoshta nuk është lajm dhe ju do të surprizoheni që nuk keni, në shtatëdhjetë vjetët e jetës suaj, as edhe shtatë minuta për veten tuaj. Kjo është një situatë idiote. Dhe pastaj meqë është vetëm një jetë, ekziston një shpejtësi e madhe. Përse perëndimi është aq i apasionuar pas shpejtësisë? Njerëzit janë gjithmonë duke vrapuar sepse koha është e shkurtër dhe janë shumë ambicie për t’i përbushur. Ata duhet të bëhen njerëz të pasur, duhet të zotërojnë fuqi të madhe, ata duhet të bëhen të famshëm. Ata duhet të bëjnë një mijë e një gjëra dhe jeta është kaq e shkurtër. E vetmja mënyrë është të bësh çdo gjë sa më shpëjt të jetë e mundur. Çdo gjë duhet bërë mënjëherë dhe shpejt. Askush nuk është në gjëndje qetësie; ata nuk mund të jenë. Ajo duket si humbje kohe. I ulur qetësisht, duke mos bërë asgjë është themeli i meditimit.
Në perëndim meditimi është i pa mundur për arsyen e thjeshtë sepse hapësira e një jete është shumë e shkurtër. Dhe vdekja vjen shumë shpejt. Ajo nuk ju jep ju mjaftueshëm kohë. Meditimi shkon përshtatshmërisht mirë në vizionin Lindor të jetës. Meditimi është e vetmja gjë që ju nuk e keni bërë më parë. Ju keni fituar të holla, jeni bërë të pasur, keni marrë pjesë në politikë, jeni bërë ministra, kryeministra dhe presidentë. Ju jeni bërë shumë të famshëm. Ju keni bërë gjithçka, sepse në gjithë ato jetë kanë qënë shumë mundësi shumë kohë. Dhe një moment që ju e kuptoni… se ju jeni ende duke bërë të njëjtat gjëra, përsëri e përsëri e përsëri. Është mirë të kryesh një here një gabim, por të kryesh të njëjtin gabim përsëri e përsëri tregon idiotësinë tuaj. Dhe ekziston një nevojë e madhe dhe urgjente të bëni diçka që kurrë nuk e keni bërë më parë një kërkim të vetes tuaj. Ju keni vrapuar pas çdo gjëje në botë dhe asgjë nuk ju ka çuar gjëkundi. Të gjitha rrugët në botë të shpien rreth e përqark; ato asnjëhere nuk arrijnë ndonjë qëllim. Ato nuk kanë asnjë qëllim.
Duke vënë re këtë perspektivë të gjatë, njeriu papritur ndihet i sëmurë nga gjtihçka; punët e dashurisë, zënkat, inati, lakmia, xhelozia. Dhe ai fillon të mendojë për herë të parë, “Tani unë duhet të gjej një dimension të ri në të cilin nuk do të ndjek asnjë njeri; në të cilin unë do të kthehem në shtëpi. Kam shkuar shumë larg në këto miliona jetë.” Ky është themeli i urtësisë së Lindjes. Krijohet një mërzi e madhe me jetën, vdekjen dhe këtë rreth vicioz të vazhdueshëm. Ky është kuptimi origjinal i fjalës, SAMSARA; që do të thotë rrota që vetëm lëviz, pambarimisht; ajo nuk di të ndalojë. Ju mund të kërceni jashtë saj, por ama jeni të mbërthyer pas saj. Ky është mekanizmi themelor që iu kthen tek shqisat tuaja.
Jeni vërdallosur mjaftueshëm. Tani jepini fund, dhe bëni diçka që e keni shmangur prej shekujsh, që e keni shtyrë për të nesërmen. Këto janë sutra shumë të bukura. Në Lindje njerëzit kurrë nuk kanë folur përpara se të kenë kuptuar mirë. Sepse kjo është pandershmëria më e madhe, krimi më i madh të flasësh,qoftë pro apo kundër diçkaje për të cilën ti nuk di asgjë. Në lindje, madje edhe njerëzit të cilët kanë ditur, ata që kanë arritur deri në kulmin e lulëzimit të qënies së tyre, disa prej tyre nuk kanë folur sepse nuk ishin në gjëndje të gjejnë fjalët e duhura. Nuk mund t’i artikulonin fjalët, kështu që, vendosën të qëndrojnë në heshtje. Është më mirë të rrish urtë se sa të japësh ide të gabuara tek njerëzit. Vetëm shumë pak njerëz kanë folur. Dhe ata kanë folur vetëm atëhere kur ishin absolutisht të sigurtë që ajo çfarë do të thoshin do të ndihmonte miliona njerëz ndër shekuj. Lindja kurrë nuk ka qënë e interesuar në gazetat ditore. Ajo ka qënë e interesuar në fjalimet që kanë cilësinë e përjetësisë, të cilat do të qëndrojnë të vlefshme në çdo dekadë, në çdo kohë. Për aq kohë sa një njeri qëndron në Tokë, vlera e këtyre fjalimeve nuk do të sfidohet. Një gazetë bëhet e pavlefshme qysh në mbrëmje.
Këto sutra do të mbeten sa të freskëta po aq edhe të reja siç ishin kur janë thënë për herë të parë por vetëm për ata të cilët mund të kenë eksperienca prej asaj çfarë përmbahet në to. Përndryshe, ato janë thjesht thënie të rëndomta. Një herë që ju provoni t’i përjetoni, ato thënie fillojnë të kthehen në poezi. Fjalët fillojnë të kthehen në heshtje. Ato fjalime provojnë se janë thjesht mekanizma për t’ju dhënë juve ndjenjën e një vallëzimi të përjetshëm të ekzistencës. As libri Perëndimor, dhe as unë nuk kemi shkuar në dorën e çdo filozofi dhe teologu ka qënë një udhëtim i lodhshëm, asnjë libër Perëndimor nuk ka ndonjë gjë paralele me sutrat Lindore sepse ata janë veçse gjepura të mendjes. Sutrat Lindore kanë një diferencë cilësie. Ato nuk kanë fare të bëjnë me mendjen. Ato kanë të bëjnë me qënien tuaj më intime dhe përvojat e saj të lumturisë, ekstazës dhe gëzimin universal që mbizotëron në këtë ekzistencë të pafund. Vetëm njeriu është duke e humbur atë. Dhe njeriu po e humb vetëm për shkak të aftësisë së tij për dije. Pemët nuk po e humbin sepse ato janë të pafajshme. Oqeanet nuk po e humbasin. Malet nuk po e humbasin. Yjet nuk po e humbasin. Ata jane absolutisht të pafajshëm,ata nuk kanë rënë në kurthin e diturisë.
Sutra e parë e Bodhidharma thotë:
‘’TË NDJEKËSH DITURINË ËSHTË MARRËZI’’
E ashtuquajtura dituria juaj është e gjitha e huazuar. Ajo nuk është tamam dituri; në vend të kësaj, të qënit i urtë, ti je tjetër gjë. Ju vazhdoni të përsërisni gjëra që nuk i kuptoni; gjëra që nuk janë rritur në qënien tuaj, gjëra që janë absolutisht të huaja për ekzistencën tuaj, për jetën tuaj. Ju keni koleksionuar, tamam si fëmijët e vegjël, guacka deti në plazh dhe keni menduar se po krijoni një thesar të madh. Po, është e mundur të mashtroni të tjerët, dhe të mashtroni veten tuaj.