Mundohuni të vëzhgoni jetën tuaj: E mbani veten të zënë me gjëra të parëndësishme nga mëngjesi deri në mbrëmje, dhe si rezultat në mbrëmje je i lodhur për vdekje dhe shkon e bie për të fjetur. Në mëngjes, jeni gati për të filluar përsëri të gjithë këtë nga fillimi – të njëjtat gjëra të padobishme. Ky është një rreth vicioz: jetoni një jetë joesenciale, takoheni me qenie të tjera jo-esenciale, që bëjnë po të njëjtën gjë si ju … Por ju jeni kaq të frikësuar për të parë me sy banalitetin e kësaj jete,sa që ju vazhdoni ti ktheni shpinën, Është shumë dëshpëruese të realizoni banalitetin e jetës tuaj –
Dhe në qoftë se ti e kupton se gjithçka që ju keni bërë është absolutisht e padobishme, egoja juaj coptohet, për shkak se ndjehet e rëndësishme vetëm kur ju bëni diçka që ajo e konsideron të një rëndësie të madhe. Dhe kështu që ju trilloni domethënie për gjëra pa kuptim që vazhdoni të bëni. Ju duhet të besoni se jeni duke bërë detyrën tuaj si një qytetar, ju jeni në shërbim të vendit, familjes, njerëzimit – sikur pa ty gjërat nuk do të mund të ecnin përpara. Realisht, asgjë nga ato çfarë jeni duke bërë nuk është e rëndësishme, por ju duhet t’i jepni një kuptim,ndryshe si mund të mbijetojë egoja juaj?
Jetoni në errësirë dhe vazhdoni të bëni gjëra jo thelbësore. Dhe çdo gjë që bëni, edhe meditimi juaj, punët tuaja, … gjithçka është e kotë sepse problemi nuk është ajo që ju bëni, problemi është se si je ti. Nëse ke thellësi, atëherë kudo që të shkosh, çdo gjë që do bësh, çdo veprim i juaj do të jetë thelbësor. Të gjitha problemet tuaja lindin për shkak se ju jeni të fragmentuar, të ndarë, në konflikt brenda vetes. Të gjitha problemet tuaja lindin, sepse nuk ka harmoni midis mendjes trupit dhe emocioneve tuaja. Vetë mendja juaj është e ndarë në mijëra pjesë.Dhe mbani mend këtë: pjesa ku ju përpiqeni më tepër humb më shumë energji me çdo moment që kalon, dhe pjesa e kundërt, e cila është pjesë kritike, fuqizohet pak nga pak derisa përfundimisht do të jetë ajo që do të vendosë sjelljen tuaj..
Ju duhet të arrini unitetin,dhe të anuloni luftën e vazhdueshme brenda jush. Ka shumë fe, shumë rrugë shpirtërore, shumë metoda, por pika themelore e të gjithave është gjithmonë e njëjtë: ju duhet të bëheni një si në trup si në mendje ,si në emocione.Dhe atëherë Ju keni hyrë papritur në një nivel tjetër, ju keni arritur një hapësirë të ndryshme të qenies. Por jini të kujdesshëm, vigjilent. Çdo moment duhet të merret sikur ishte i fundit tuaj. Dhe ka shumë mundësi që ky të jetë momenti i fundit! Prandaj jetojeni, atë në totalitet. Shtrydh gjithë nektarin dhe jetoje plotësisht. Vetëm në atë totalitet do të jeni prezent dhe të vetëdijshëm.
Ajo që ka rëndësi nuk është rruga por autenticiteti i atij që ecën në të. Ju mund të ndiqni çdo rrugë. Nëse jeni të sinqertë dhe të vërtetë, ju do të arrini qëllimin. Disa shtigje janë të vështira, disa më të lehta, disa mund të jetë në të gjelbër, të tjerët mund të kalojnë nëpër shkretëtira, disa mund të kenë pamje të mrekullueshme, të tjerë nuk kanë, por kjo është një histori tjetër. Në çdo rast, nëse jeni të sinqertë, autentike dhe të vërtetë, atëherë çdo shteg të çon drejt qëllimit. Çdo gjë mund të reduktohet në diçka elementare: Autenticiteti është rruga. Origjinaliteti juaj, ju kthen në shtëpi, nuk ka nevojë për asgjë tjetër. Të gjitha rrugët janë diçka dytësore, gjëja thelbësore është që të jeni autentik, të jeni të vërtetë.
Ne lindim për të qenë të lumtur dhe kjo është e drejta e çdo njeriu që në lindje. Por njerëzit janë aq të hutuar sa kurrë nuk e pretendojnë këtë të drejtë. Njerëzit janë më të interesuar në atë që të tjerët kanë, dhe fillojnë t’i kërkojnë ato gjëra. Ata kurrë nuk shohin brenda vetes, brenda shtëpisë së tyre. Personi inteligjent e fillon kërkimin brenda qenies së tij të brendshme – dhe ky do të jetë eksplorimi i tij i parë – sepse në qoftë se ju nuk e dini se çfarë ka brenda jush, si do të mund gjeni ndonjëherë ndonjë në të gjithë botën? Kjo është një botë shumë e madhe. Dhe ata që kanë kërkuar në brendësi e kanë gjetur lumturinë menjëherë.
Rrëfehet një episod në jetën e Rabiya Adawia, një mistike e madh Sufi. Një mbrëmje, banorët e lagjes së saj e gjetën të ulur në mes të rrugës, ndërsa kërkonte për diçka. Tashmë ishte plakë, dhe shikimin e kishte të dobët, vështirë se mund të gjente gjë me rënien e mbrëmjes, dhe fqinjët erdhën për ta ndihmuar. Ata e pyetën: “Çfarë po kërkon?” Rabiya tha, “Kjo është një pyetje e parëndësishme: Unë jam duke kërkuar për të, nëse ju mund të ndihmoni atëherë më ndihmoni”
Ata qeshën dhe thanë, “Rabiya, je çmendur? Ju thoni se pyetja jonë është e parëndësishme, por në qoftë se ju nuk e dini se çfarë ju jeni duke kërkuar, si mundemi ne të ju ndihmojmë? Rabiya tha: “Mirë, për t’ju kënaqur ju, po ju them se jam duke kërkuar një gjilpërë. Kam humbur gjilpërën time. ” Ata menjëherë filluan të kërkonin, por shpejt e kuptuan se rruga ishte e gjerë dhe e gjatë, dhe një gjilpërë ishte një gjë shumë e vogël, kështu që e pyetën, “Rabiya, ju lutem a mund të na tregoni se ku e keni humbur atë përndryshe do të jetë shumë e vështirë për ta gjetur pasi rruga është shumë e madhe ?
Rabiya tha: “Ja përsëri një pyetje e parëndësishme. Çfarë ka jo të bëjë me kërkimin tim? “Ata u ndalën dhe i thanë: “Vërtet do jesh çmendur!” Rabiya tha: “Mirë, vetëm për t’ju kënaqur ju, unë po ju them se unë e kam humbur atë në shtëpinë time.” “Atëherë pse e kërkon këtu?” dhe tha : “. Sepse këtu ka dritë kurse në shtëpi nuk ka dritë”
E gjithë kjo histori ka një domethënie të thellë. A keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ju jeni duke kërkuar ? A e dini se çfarë ju jeni duke kërkuar në jetë?Jo edhe pse në disa momente, pamje të paqarta, ose një ëndërr e zbehtë ju kanë dhënë një spirale të largët dhe një ide të vagët të asaj që ju jeni duke kërkuar, ju nuk e keni të qartë se çfarë po kërkoni.Shtyrë nga një impuls i brendshëm, ju dini vetëm një gjë: që ju duhet të kërkoni për diçka. Kjo është një nevojë e brendshme. Por duke mos ditur se çfarë kërkoni si mund ta gjeni ju atë?
Ju mendoni se është para, pushtet, prestigj, respekt. Por pastaj ju shihni njerëz të respektuar, të fuqishëm …që edhe ata janë në kërkim të diçkaje. Shih njerëzit shumë të pasur, edhe ata janë duke kërkuar. Çdo njeri është në kërkim, deri në ditën e fundit të jetës. Por nuk ndihmon as pasuria e as pushteti. Kërkimi vazhdon pavarësisht asaj që mund të arrihet.
Sigurisht që ju jeni duke kërkuar për diçka tjetër. Emrat, etiketat -, paratë,pushteti, prestigji – shërbejnë vetëm për të kënaqur mendjen. Ato vetëm ju japin ndjenjën që ju jeni duke kërkuar për diçka … edhe pse kjo diçka është ende e papërcaktuar. Gjëja e parë që ju duhet të bëjë një kërkues i vërtetë,është të përcaktojë kërkimin dhe ta nxjerrë atë nga pavetëdija.Dhe menjëherë do të ketë një transformim: Rabiya ka të drejtë. Brenda nuk ka dritë (vetëdije), dhe për shkak se nuk ka dritë dhe nuk ka asnjë vetëdije brenda jush, ju vazhdoni të kërkoni jashtë, sepse gjërat jashtë duken më evidente. Të gjitha shqisat tona janë të hapura për jashtë.
Dhe ju filloni të kërkoni atje, ku ju mund të shihni, dëgjoni, prekni – drita e shqisave bie në pjesën e jashtme. Ai që kërkon është brenda, por për shkak se drita bie jashtë, ai fillon të lëvizë në një përpjekje ambicioze për të gjetur diçka që ta kënaqë. Por kjo s’ka ndodhur ndonjëherë dhe kurrë nuk do të ndodhë.Natyra e gjërave e bën të pamundur, sepse në qoftë se ju nuk kërkoni kërkuesin, çdo kërkimit do të jetë pa kuptim. Gjëja më e rëndësishme, që duhet të merret në konsideratë është Çfarë është kjo energji që më shtyn të kërkoj? Kush jam unë? ” dhe një transformim do të ndodhë në këtë rast.Rabiya nuk do të jetë më e ulur në mes të rrugës, duke kërkuar për një gjilpërë që ka humbur diku tjetër në errësirën e shpirtit të brendshëm.
Dhe në qoftë se ju do të shikoni brenda vetes, ngadalë, ju do të filloni të perceptoni një dritë të mrekullueshme. Por jo një dritë agresive, nuk duket si dielli, ajo është më shumë si hëna. Nuk verbon,nuk trullos, ajo është shumë e qetë, është jashtëzakonisht relaksuese, është një balsam qetësues. Ngadalë, kur ju të jesh përshtatur me dritën e brendshme, do të kuptosh se ti je burimi i saj. Ai që kërkon është ajo gjë kërkohet. Ju do të kuptoni se të gjitha thesaret janë tashmë brenda jush, dhe problemi i vetëm ishte që: ju po kërkonit jashtë. Ishit duke kërkuar për thesarin diku tjetër, jashtë, ndërsa ai kishte qenë gjithmonë brenda jush. Vetëm atëherë mund të kuptosh cila është domethënia e jetës …… ta jetosh atë!
Trishtimi vuajtja dhe pakënaqësia – janë gjëra që nuk duhet të merren seriozisht, sepse sa më shumë të jeni serioz me ato gjëra, aq më e vështirë është për të dalë jashtë tyre. Nëse nuk jeni serioz … ju mund ti kapërceni vuajtjet dhe natën e errët, duke kënduar. Dhe në qoftë se ju mund të kërceni dhe këndoni duke kaluar nëpër këtë natë kaq të errët, pse ta torturoni veten kot? Thjesht kthejeni këtë udhëtim në diçka të gëzuar dhe argëtuese.
Jalaluddin Rumi, njëri prej mjeshtrave më të mëdhenj sufistë, ka thënë: Eja, eja, kushdo që të jeshj, endacak, adhurues, dashnor i dijes … kjo nuk ka rëndësi:Karvani ynë nuk është një karvan i dëshpërimit. Ejani, edhe në qoftë se ju keni thyer premtimin tuaj një mijë herë. Ejani, ejani! Mos harroni këtë shprehje të bukur: “Karvani ynë nuk është një karvan i dëshpërimit.” Unë gjithashtu mund të them të njëjtën gjë: Meditimi nuk është një karvan i dëshpërimit – është një festë për të festuar jetën! Njerëzit bëjnë shumë gjëra pa kuptim për shkak të pakënaqësisë dhe vuajtjes, kjo është një arsye e gabuar. Dhe në qoftë se fillimi është i gabuar, fundi kurrë nuk mund të jetë i drejtë.
Çdo gjë që bëni duhet të jetë fryt i gëzimit, sepse po përjetoni bukurinë që ju rrethon, dhuratë e pafund e jetës që ju është dhënë juve. Kjo botë është plot me njerëz të pakënaqur që vuajnë, të cilët e kanë ferr jetën që jetojnë. Marrin pjesë në shumë aktivitete të kota për shkak të anktheve që kanë. Ata shkojnë atje, vetëm për tu ngushëlluar, që të gjejnë një farë rehatie. Prandaj kërkojnë njerëz të tjerë rreth vetes që ti japin besim vetes së tyre, që ta ngrohin pak ‘jetën e tyre, që të fshehin plagët e tyre, dhe mbulojnë mjerimin që i ka pushtuar. Ata janë në kërkim të një shpërblimi të rremë.
Meditimi është një tempull gëzimi, këngësh, vallesh, muzike, kreativiteti, dashurie dhe jete.Nuk ka rëndësi se çfarë keni bërë. Në fakt, kushdo që ka guxim do të thyejë të gjithë zinxhirët që e lidhin, kjo është e pashmangshme. Unë pajtohem me Jalaluddin Rumin. Ai thotë: Ejani, sepse jeta vazhdon të ndryshojë, situatat ndryshojnë vazhdimisht. Sepse shumë gjëra i keni bërë nën presion, i keni bërë nga frika e ferrit,nga frika e njerëzve, sepse ju doni të jeni të respektuar në shoqëri … por kurrë kjo nuk është diçka që rrjedh nga esenca juaj.
Për njeriun normal ajo që të tjerët thonë është shumë e rëndësishme dhe në qendër të mendimeve të tij, sepse ai nuk njeh asgjë : çfarëdo që ai mendon, është vetëm një koleksion i opinioneve të njerëzve të tjerë. Dikush i tha: “Je i bukur,” dikush tjetër i tha, “Ti je i zgjuar”, dhe ai i mbledh të gjitha këto ide. Prandaj ai është gjithmonë i frikësuar sepse ai nuk duhet të sillet në një mënyrë që të humbë reputacionin dhe respektin. Ai jeton nën terrorin e publikut, se çfarë do të thonë njerëzit, sepse çdo gjë që ai di në lidhje me veten e tij është ajo që thonë njerëzit rreth tij. Nëse idetë e të tjerëve zhduken, ai mbetet lakuriq sepse nuk e di se kush është:i shëmtuar, i bukur, i zgjuar, budalla.Nuk ka as idenë më të vagët të qenies së tij. Është krejtësisht i varur nga të tjerët.
Një njeri që e njeh jetën dhe veten nuk ka nevojë për mendimet e të tjerëve. Duke i ditur gjërat, atij nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët. Në qoftë se edhe gjithë bota do të thotë diçka që shkon kundër përvojës së tij, ai thjesht do të qeshë dhe asgjë tjetër. Por nuk do të bëjë asgjë për të ndryshuar opinionin e njerëzve. Kush janë të tjerët? Ata nuk njohin veten e tyre dhe përpiqen të etiketojnë të tjerët? Prandaj perceptoni gjithmonë qendrën tuaj,zemrën tuaj dhe mos e harxhoni jetën tuaj me të tjerët që s’janë gjë tjetër veçse periferia e parëndësishme e jetës tuaj.
Kur diçka buron nga qenia juaj,ajo kurrë nuk mund të prishet. Eja, eja, ! Të gjithë janë të mirëpritur, nuk ka asnjë lloj kushtëzimi. Tani është koha kur keni nevojë për një rebelim të madh kundër çdo gjëje të vendosur. Në këtë botë kemi nevojë për njerëz, të cilët kanë një respekt të thellë për veten e tyre.