Osho, kurrë i lindur, kurrë i vdekur

Osho – Ki besim te vetja jote, nuk ka nevojë të luftosh, jemi të gjithë pjesë e ekzistencës. Lindim si dallgët në oqeanin e gjithësisë dhe sërish shkrihemi në këtë oqean. Për një çast shijojmë erën dhe driten e diellit dhe pastaj zhdukemi. Prandaj jetoni me gëzim të pafund dhe vdisni me gëzim te pafund. Për këtë ju ftoj me zë të lartë që të keni guxim dhe të dilni në dritën e diellit, të dilni nga shpella e errët e kohës, zakoneve të vjetra dhe nga gjumi juaj shumë, shumë shumë i gjatë. Dhe kur një ditë të jeni zgjuar jeta juaj do të jetë një bekim.   Jeta e Oshos  Osho kush je ti?

Osho mijëra e mijëra orë duke folur si kurrë ndonjë njeri në historinë njerëzore duke e analizuar mendjen njerëzore në të gjitha format e saj. Mendja si psikologji si emocion si trup/mendje, si moraliste, si histori, si besim, si fe, si evolucion shoqëror dhe politik. Duke e analizuar dhe pastaj duke e lënë pas krahëve në udhëtimin themelor drejt trashendencës. Nuk ka pika fikse në vizionin e Oshos por vetëm një ndihmë në kuptimin e vetvetes: “Dua t’ju them që shkenca është vlera supreme dhe ka dy lloj shkencash një shkencë objektive që ka të bëjë me botën e jashtme dhe një shkencë subjektive që ka të bëjë me botën e brendshme dhe që deri tani është quajtur me emrin fe. Por më mirë mos ta quajmë me këtë emër dhe ta ndajmë shkencën në dy pjesë objektive dhe subjektive dhe bashkimi i tyre në një të vetme e bën shkencën vlerën supreme, nuk ka asgjë më të lartë se kjo”

Osho është si një erë e lehtë që përshkon planetin, duke gudulisur këdo që është i vdekur nga ana shpirtërore për ta kthyer në jetë. Jezusi kishte parabolat e tij, Buda sutrat dhe Muhamedi fantazitë e tij të netëve arabe kurse Osho ka dicka që është përshtatur për një racë të verbuar nga frika, nga injoranca dhe nga supersticioni: Osho ka komedinë kozmike. Ajo që ai do të bëjë është të shkatërrojë iluzionet tona, të shërojë varësitë tona dhe të tregojë kotësinë autokufizuese dhe shpesh tragjike të të marrit shumë seriozisht të jetës.

Osho, kush jeni ju? — Një qenie e thjeshtë njerëzore, njësoj si ti. Jo tamam njësoj, ti je në gjumë, por kjo s’është ndonjë diferencë e madhe. Edhe unë një ditë isha në gjumë, edhe ti një ditë do të zgjohesh. Mund të zgjohesh në këtë moment, askush s’të pengon prandaj diferenca është e parëndësishme.

Manesha,  unë jam një ftesë për të gjithë ata që kërkojnë dhe kanë një padurim të thellë në zemër për të gjetur rrugën e shtëpisë së vërtetë. Unë jam një përgjigje për pyetjen që përbën esencën e secilit, por që askush nuk arrin ta formulojë, një pyetje që është më tepër hulumtim sesa pyetje, është më tepër etje sesa kërkim i mendjes apo i fjalës; një etje që secili e ndjen në çdo qelizë dhe çdo fibër të qenies së tij, por që nuk gjen rrugën për ta shndërruar në fjalë e për të ngritur pyetjen. Unë jam një përgjigje për atë pyetje që ju nuk arrini të formuloni dhe që nuk e prisni të ketë një përgjigje. Kur them unë jam përgjigja, nuk dua të them që unë mund t’jua jap atë… po, nëse jeni gati, ju mund ta merrni përgjigjen. Unë jam thjesht si një pus, i gatshëm që ju të hidhni kovën e të merrni ujin që bën për ju. Unë kam ujë, por nuk mund të vij deri tek ju nëse nuk përpiqeni për veten tuaj. Vetëm ju mund të vini deri tek unë.

Është një ftesë e çuditshme. Unë do t’ju çoj në një udhëtim të gjatë i cili do të përfundojë pikërisht aty ku ju jeni tashmë. Do t’ju duhet të bëni shumë hapa në shumë shtigje për të mbërritur tek vetja juaj, sepse jeni larguar shumë prej saj. Keni harruar plotësisht rrugën e kthimit. Unë jam këtu për t’ju kujtuar shtëpinë e humbur. Si person nuk ekzistoj. Si person thjesht shfaqem. Unë ekzistoj si një prezencë. Që ditën kur arrita të njoh veten time, personi u zhduk. Ekziston vetëm një prezencë, një prezencë plot jetë që mund të shuajë etjen tuaj e të përmbushë pritjen tuaj të gjatë.

Pra, me një fjalë unë mund të them se jam një ftesë, sigurisht vetëm për ata që kanë pritur gjatë në zemrat e tyre në kërkim të vetvetes – një nxitje e brendshme e fuqishme që bën t’i humbasë kuptimi çdo gjëje tjetër përveç gjetjes të vetvetes. Derisa të shndërrohet në përparësi për ju, në një çështje aq të rëndësishme sa nëse bëhet e nevojshme do të mund të humbni gjithçka tjetër, por veç prej saj s’do të ndaheni dot më… Ka me mijëra dëshira, por përsa i përket kësaj pritjeje vetëm njëra thërret: të ktheheni tek pafajësia juaj sërish, të gjeni realitetin tuaj. Dhe kur ta gjeni atë do të keni gjetur gjithçka që ka realisht një vlerë — lumturinë, të vërtetën, gëzimin. Jezusi thoshte, “Nëse keni sy për të parë, shikoni. Nëse keni veshë për të dëgjuar, dëgjoni.” Sigurisht, ai nuk po i fliste të verbërve dhe shurdhëve. Ai po i fliste njerëzve si ju. Ndoshta po ju fliste pikërisht juve, sepse ju nuk jeni të rinj në këtë botë. Jeni po aq të lashtë sa e gjithë ekzistenca.

Ju gjithmonë keni qenë këtu. Mund të keni takuar shumë mjeshtra, mund të keni qenë pranë shumë budave, por ishit tepër të zënë me punët tuaja. Nuk keni qenë të vetëdijshëm për pritjen që kishit përbrenda. Unë jam një përpjekje për të nxitur atë që fle brenda jush, për ta zgjuar atë. Zjarri është aty, por flakën e ka shumë të dobët sepse ju nuk jeni kujdesur kurrë për të. Ftesa ime është që të ndez zjarrin brenda jush dhe derisa të zbuloni një jetë të ndriçuar nga flaka që digj-et, gjithçka që do të dini, do të jetë thjeshte një mashtrim. Ju po grumbulloni dituri veç që të harroni që dija e vërtetë ju mungon. Por sado e madhe të jetë sasia e gjërave dhe diturive që grumbulloni, ajo nuk do të mund të zëvendësojë njohjen e vetvetes. Duke njohur veten papritmas zhduket çdo errësirë dhe çdo ndarje nga tërësia e ekzistencës. Unë jam një ftesë që ju të zhyteni me një hedhje të guximshme në oqeanin e jetës. Humbeni veten, sepse kjo është e vetmja mënyrë për ta gjetur veten.

Osho humor – Historitë e Mulla Nasrudinit.

Osho për vetëdijen.

Ne kërkojmë por kërkimi ynë është jo i vetëdijshëm, kërkojmë në errësirë pa e ditur se çfarë të kërkojmë dhe ku, kush jemi dhe ku po shkojmë. Njeriu është rrënja e një potenciali të jashtëzakonshëm, njeriu ka lindur për të qenë i lirë dhe jo për të qenë skllav por shumë pak janë ata që e aktualizojnë këtë potencial dhe të rrallë janë ata njerëz që e transformojnë jetën e tyre dhe që realizojnë atë për të cilën kanë lindur.

Në fakt vetëm njeriu mund të humbasë sepse vetëm ai ka vetëdije dhe vetëdija ka dy mundësi. Ajo mund t’ju bëjë ju ishuj të vetmuar në mes të oqeanit ose mund t’ju bëjë një oqean të pafund. Mund t’ju krijojë limite ose mund t’ju japë lirinë. Arti i lënies së mendjes mënjanë është sekreti i jetës sepse vetëm atëherë para jush hapet e gjithë bukuria e ekzistencës, vetëm atëherë ju nuk keni më asnjë limit dhe edhe yjet edhe qielli janë tuajat.

Pa liri jeta s’ka asnjë kuptim. Por kur flas për liri nuk flas për liri politike, sociale dhe ekonomike. Me liri unë kuptoj liri nga koha, liri nga mendja, liri nga dëshirat. Në momentin që mendja s’ekziston atëherë ju ekzistoni vërtet. Mendja është pengesa midis jush dhe realitetit dhe për shkak të kësaj pengese ju jeni të detyruar të rrini në një qeli të errët ku nuk hyn asnjëherë drita e diellit dhe asnjë rreze gëzimi. Jeni bërë pika uji kur mund të jeni një oqean. Prandaj ju nuk jeni të lumtur sepse jeni të burgosur. Përveç njeriut e gjithë ekzistenca është e lumtur. Vetëm njeriu ka dalë nga kjo sintoni dhe ka humbur.

Por çfarë po ndodh me njeriun sot? Në emër të lirisë ai po skllavërohet gjithnjë e më shumë. Njeriu duhet ta përdori mendjen dhe jo të përdoret prej saj. Ka diçka komplet të gabuar brenda njeriut.. Mjafton të hedhësh sytë rreth e rrotull dhe sheh një gjendje çmendurie totale që njihet si normalitet. Por një botë normale duhej të ishte një botë e mbushur me gëzim, me dashuri, pa frikë ku njerëzit shijojnë çdo gjë të bukur në jetën e tyre pa i buzëqeshur tjetrit përballë dhe mallkuar përbrenda.Ne shtiremi si miq por nga brenda jemi të gjithë armiq dhe kjo është çmenduri. E gjithë kjo shoqëri jeton në një atmosferë skizofrenie dhe kjo tregon që njeriu deri tani ka dështuar. Mendja është skllavëri, zemra është liri.

Klikoni këtë link për jetën e Oshos

Close Menu
error: Përmbajtja nuk mund të kopjohet