Mystic Rose Studio

mystic

  • Yoga
  • Meditim
  • Qi gong
  • Tai chi

Yoga

Kundalini Yoga ose ndryshe Yoga e vetëdijes. Është një metodë dinamike e fuqishme e cila synon të krijojë një eksperiencë të shpirtit tuaj. Në Kundalini Yoga ne shfrytëzojmë energjitë mendore, fizike dhe nervore të trupit dhe i vendosim ato nën zotërimin e vullnetit, i cili është instrumenti i shpirtit.

Kjo teknikë kombinon me saktësi dhe me vetëdije frymën, mudrën, fokusimin e syve, mantrën, mbylljet e trupit dhe pozicionet për të balancuar sistemin e gjëndrave, për të forcuar sistemin nervor, për të zgjeruar kapacitetin e mushkërive dhe për të pastruar gjakun.

Kundalini yoga sjell ekuilibër në trup, mendje dhe shpirt. “Në Kundalini Yoga, gjëja më e rëndësishme është eksperienca juaj, ajo shkon drejt në zemrën tënde, asnjë fjalë nuk mund të zëvendësojë eksperiencën tuaj.” Mendja juaj mund të pranojë fjalët ose jo, por vetëdija juaj nuk do të pranojë thjesht fjalë “.

Kundalini Yoga është një yoga për njerëzit që duhet të përballen me sfidat e përditshme dhe streset e mbajtjes së vendeve të punës, rritjes së familjeve dhe menaxhimit të bizneseve. Kjo është një rrugë për të gjithë ata që dëshirojnë aftësitë për të përballuar me sukses sfidat e kohës sonë.

Meditim

Meditimi është një gjendje e jo-mendjes. Meditimi është një gjendje e vetëdijes së pastër pa përmbajtje. Zakonisht, ndërgjegjja juaj është shumë e mbushur me mbeturina, ashtu si një pasqyrë e mbuluar me pluhur. Mendja është një trafik i vazhdueshëm: mendimet lëvizin, dëshirat lëvizin, kujtimet lëvizin, ambiciet lëvizin – është një trafik i vazhdueshëm!  Edhe kur jeni duke fjetur, mendja vazhdon të punojë, ajo ëndërron.

Ende mendon; ende në shqetësime dhe ankthe. Përgatitet për të nesërmen; Është duke u përgatitur në fshehtësi. Kjo është gjendja e jo-meditimit. E kundërta është meditim. Kur nuk ka trafik dhe të menduarit ka pushuar, nuk ka lëvizje mendimesh, nuk ka dëshirë, dhe ju jeni krejtësisht në qetësi – ajo heshtje është meditim dhe në atë qetësi, e vërteta mund të njihet dhe kurrë ndryshe.

Meditimi është një gjendje e jo-mendjes. Dhe nuk mund të gjeni dot meditimin përmes mendjes, sepse mendja do të vazhdojë të përsëritë vetveten. Ju mund ta gjeni meditimin vetëm duke e lënë mënjanë mendjen, duke qenë të ftohtë, indiferentë,  duke e parë mendjen të lëvizë, por duke mos u identifikuar me të, duke mos menduar se unë jam mendja. Meditimi është vetëdija që unë nuk jam mendja.

qi gong

Energjia që ushqen gjithë jetën quhet “Qi” (shqiptohet ‘Çi). Qi është një energji e padukshme që nuk mund të shihet, por mund të ndjehet dhe përjetohet. Duke lëvizur përmes trupit tuaj, ajo e bën zemrën tuaj të rrahë, ushqen indet, organet tuaja, madje kontribuon edhe në aktivitetet e ndërgjegjshme të mendjes suaj.

Nëpërmjet lëvizjes, tingujve, vizualizimit dhe meditimit, Qigongu mund t’ju mundësojë të keni akses në këtë energji të jetës për të qetësuar mendjen, për të rikarikuar trupin tuaj dhe për të zvogëluar stresin. Ne jetojmë në këtë fushë energjie jetësore. Megjithatë, si një peshk në ujë ose një zog në fluturim, ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë energji që na mbështet. Është arti dhe shkenca e lashtë kineze për t’u bërë i vetëdijshëm për këtë energji jetësore dhe për të mësuar se si të kontrollojmë rrjedhën e saj përmes një koreografie preçize të pozicioneve, lëvizjes, teknikës së frymëmarrjes dhe meditimit.

Qigong është një nga metodat më efektive të vetë-shërimit në botë. Shëndeti më i mirë, vitaliteti në rritje dhe vetëdija rriten çdo ditë dhe janë kumulative. Shumë stile janë të krijuara për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme dhe mund të praktikohen çdo ditë për gjithë jetën.

Tai chi

Tai Chi është disi më e strukturuar se Qigong dhe kërkon të mësosh lëvizje të orkestruara. Kur këto lëvizje të lehta dhe të ngadalshme kombinohen në seri, ato quhen “forma”. Këto forma përfshijnë mendjen e integruar me trupin, kontrollin e frymëmarrjes dhe përqendrimin mendor.

Megjithatë, shumica e praktikuesve e trajtojnë Tai Chi si një vallëzim të ngadaltë. Tai chi ju bën të ndiheni më të relaksuar dhe fleksibël duke e praktikuar  në këtë mënyrë. Frymëmarrja e duhur, teknikat medituese si dhe përdorimi i ‘qi’ janë çelësat për të maksimizuar përfitimet shëndetësore të Tai Chi.

Tai chi ka evoluar në forma të hijshme ushtrimesh që tani përdoren për reduktimin e stresit dhe një sërë kushtesh të tjera shëndetësore. Çdo pozicion rrjedh në një tjetër, pa pauza, duke siguruar që trupi të jetë në lëvizje të vazhdueshme. Shpesh e përshkruar si meditim në lëvizje, tai chi promovon qetësi mendore përmes lëvizjeve të buta dhe të rrjedhshme.

Tai chi ka stile të ndryshme. Ka variacione brenda çdo stili. Tai chi është e ndryshme nga yoga, pasi yoga përfshin pozicione të ndryshme fizike dhe teknika frymëmarrje. Tai chi ka impakt më të vogël dhe i streson pak muskujt dhe nyjet, duke e bërë atë përgjithësisht të sigurt për të gjitha moshat dhe nivelet e fitnesit.

  • Mystic Rose Studio
  • Programi i Studios

Studio e jogës  dhe meditimit  “Mystic Rose” u krijua në vitin 2010 dhe është vazhdim i traditës së Trëndafilit Mistik e sjellë në ditët tona prej Mjeshtrit të mjeshtrave Osho dhe që mbahet sot gjallë nga Swami Rajneesh, Swami Anand Arun dhe maestro të tjerë. Studio jonë ndan eksperiencat dhe është në bashkëpunim me qendrat kryesore të meditimit në botë ku mund të përmendim Indinë, Meksikën, Nepalin etj. Kjo është rruga e Atishës, Kabirit, Rumit, një rrugë që e çon njeriun nga mendja drejt zemrës por jo vetëm kaq sepse kjo rrugë kalon drejt zemrës por shkon edhe përtej saj duke zbuluar para nesh rrugën e një transformimi të thellë, evolucioni të vetëdijes dhe një qetësie të brendshme. Ti japësh një lule dikujt, të thuash një fjalë të mirë, të japësh një buzëqeshje mjaftojnë, sepse janë manifestime të disa cilësive hyjnore në jetën e përditshme të cilat transformojnë gjithë universin. Këto gjeste të thjeshta mjaftojnë për të transformuar konturet e qenies tonë fizike duke i shkrirë ato dhe duke hapur rrugën drejt eksperiencave të emocioneve pozitive si dashuria, miqësia dhe e vërteta, në një mënyrë universale dhe përtej limiteve tona personale. Baza e kësaj rruge është vetë njeriu dhe lidhja që ai ka me zemrën e tij. Të gjithë momentet më të rëndësishme dhe me vlerë në jeten e njeriut  e kanë origjinën nga zemra prandaj dalëngadalë ne do mësojmë ti besojmë dhe ti kërkojmë gjithnjë e më shumë këto momente që vijnë nga brenda nesh.” Vlerat themelore të kësaj rruge janë toleranca, harmonia dhe përfshirja.

Në të njëjtën kohë kjo është një rrugë që sheh thellësisht brenda vetes. Ajo studion natyrën e mendjes dhe trupit, duke zbuluar para nesh lëmshin ​​e iluzioneve, në të cilin jetojmë, dhe duke na nxitur që të zgjohemi dhe të kultivojmë vetëdijen… Thjesht mendoni sikur ne tëmendojmë negativisht, të kapemi nga një valë inati, urrejtje dhe pasigurie, frike ose ankthi. Në këtë rast ne do e shihnim botën nëpërmjet kësaj gjendje të mendjes tonë. Gjendja normale e trurit tonë bie me 50% kurse diapazoni i mendimeve dhe eksperiencave bie me 80%. Në disa momente ne jemi jo të lumtur kurse në disa të tjera ne jemi pothuajse vrasës. Në këto momente është pothuajse e pamundur për ne të konceptojmë se çfarë mund të jetë një emocion pozitiv dashurie ose miqësie ose çfarë është e bukur dhe e vërtetë. Po ashtu njerëzit negativë tërheqin ngjarje dhe njerëz negativë drejt vetes duke krijuar një të ardhme negative. Dhe në të kundërt një gjendje pozitive e mendjes tonë rrit nivelin e mendimeve dhe eksperiencave.Prej këtu ne mund të fillojmë të kuptojmë sesi gjendjet e mendjes tonë ndikojnë tek njëra tjetra. Shpirti njerëzor kënaqet me qetësi, bukuri,gëzim jo duke arsyetuar rreth tyre por thjesht duke qenë prezent dhe duke i shijuar ato. Sa më shumë domethënie dhe vetëdije i japim ne një momenti,aq më shumë ky moment bëhet domethënës duke fituar aftësinë për të na udhëhequr dhe frymëzuar.

Është e rëndësishme për ne që të ndjekim situata jetësore që e përmirësojnë gjendjen e mendjes dhe e ngrenë nivelin e vetëdijes. Dhe duke e parë botën nëpërmjet mendjes tonë ne ndikojmë tek njëri tjetri dhe njëkohësisht tek e ardhmja jonë. Është matematikë e thjeshtë kthimi i negatives në jetët tona në energji pozitive. Por duhet të bëhemi të vetëdijshëm që nuk mund të shkojmë drejt pozitives duke u kapur fort pas negatives. Nuk mund të largohet urrejtja duke e luftuar atë – ajo që ne mund të bëjmë është ta transformojmë atë. Për shembull, në qoftë se ne urrejmë dikë, atëherë është shumë e vështirë për të ngritur vetëdijen tonë në çdo nivel të konsiderueshëm, sepse gjendja jonë e mendjes është duke u tërhequr nga ky negativitet shumë i fortë në ndërgjegjen tonë. Ne nuk mund që thjesht ta shtypim atë, sepse ajo është ende një pjesë e natyrës sonë – për ne që të vazhdojmë duhet të lemë të shkojë lidhja jonë me emocionin e urrejtjes. Shumë thjesht, ne duhet të përpiqemi dhe të lëvizim ndoshta duke punuar drejt të qënit vetëm’ indiferent ‘ ndaj emocionit tonë negativ, thjesht duke e oservuar atë.

Së fundi, edhe pse ne mund të shohim që shumë njerëz janë në thelb brenda tyre të dashur, të qetë, të urtë po ashtu, gjendja psikike e disa të tjerëve është shumë e errësuar dhe veprimet e tyre janë shpesh negative. Drita brenda nesh nuk është gjë tjetër veçse zemra jonë. Vetëdija për zemrën tonë reflekton nivelin e vetëdijes tonë, ndërsa ana e errët është injoranca e zemrës tonë. Në anën e errët ka një rritje të të menduarit, dhe një  zvogëlim të kontrollit. Kur ne jemi të zemëruar ka shumë mendime që vërtiten rreth nesh dhe shumë pak kontroll – kur ne jemi të zemëruar, ne nuk mund të dëgjojmë, ne nuk mund të arsyetojmë dhe të marrim frymë lirisht. Në anën e dritës ju do të shihni se në dashuri nuk ka mendime, kontrolli ynë mbi to rritet dhe së fundi ne hyjmë në përvojat intuitive të zemrës  tonë.

Programi i studios tonë bazohet në disa drejtime të cilat janë joga, qi gongu dhe meditimi duke synuar një zhvillim të brendshëm multidimensional. Këto janë teknika që kanë si qëllim pastrimin e trupit, mendjes dhe emocioneve nga bllokimet e ndryshme energjitike të cilat ndodhin në nivele të ndryshme për secilin nga ne.

Joga është një shkencë e praktikuar prej mijëra vjetësh që bën një rigjenerim të energjisë në trup dhe aktivizon zona të caktuara të trupit të cilat zakonisht janë pasive. Në përgjithësi joga ka lëvizje që bëjnë sinkronizimin e lëvizjeve me frymëmarrjen. Duke e mbajtur trupin të pastër dhe fleksibël Yoga krijon një balancë shumë pozitive midis sistemit nervor dhe atij endoktrinal duke influencuar kështu të gjithë organet e trupit të njeriut. Punon në përgjithësi me trup/mendjen  dhe është një terapi parandaluese e shumë sëmundjeve sidomos atyre që kanë shkaqe psikologjike. Yoga krijon një gjendje relaksi të thelle, jep forcë,konfidencë dhe harmoni në jetën dhe në marrëdhëniet e përditshme.

Qigongu (kultivimi i energjisë së jetës) është një sistem i lashtë praktikash dhe meditacioni që e ka origjinën e tij në Kinën e lashtë. Të praktikuara për mijëra vjet tashmë janë bërë shumë popullore edhe në perëndim. Praktikohen në stile të ndryshme, ngadalë, me lëvizje të lehta frymëmarrje të thellë dhe meditacion në lëvizje. Këto ushtrime forcojnë dhe balancojnë lëvizjen e energjisë Qi duke sjellë përmirësimin e shëndetit fizik,psikik dhe emocional. Mund të praktikohen nga kushdo bile edhe nga moshat e vjetra. Studimet e fundit shkencore flasin për efekte pozitive në shendetin e njeriut si forcim ekuilibri, qartësie mendore përmirësim gjumi, fuqi seksuale dhe mbi të gjitha një gjendje e përgjithshme mirëqenie. Është një mënyrë për të shtuar vitet e jetës tuaj dhe në të njëjtën kohe i jep jetë dhe gëzim atyre.

Nëse ju vërtet doni ta jetoni jetën tuaj plotësisht,atëherë juve do ju duhet të njihni potencialin tuaj dhe kush ju jeni realisht. Meditacioni është rruga që ju çon drejt kësaj njohje dhe metodologjia e shkencës së vetëdijes.Kushdo mund të eksplorojë dhe të eksperimentojë me veten e tij duke eleminuar çdo lloj varësie detyrimi, ideologjie dhe autoriteti të jashtëm. Shumë teknika kërkojnë qetësi dhe relaks por për njeriun e sotëm tensioni i tepërt i grumbulluar në mendje dhe trup e bën të vështirë këtë gjë. Prandaj para se të hyjmë në fuqinë e vetëdijes tonë ne duhet të lirohemi nga këto tensione. Teknikat aktive të Oshos janë ndërtuar në mënyrë shkencore që të na bëjnë ne të aftë që në mënyrë të vetëdijshme të shprehim ndjenjat dhe emocionet e shtypura.

 

Close Menu
error: Përmbajtja nuk mund të kopjohet