Zazen - Ju mund të uleni kudo, por çfarëdo që ju shikoni nuk duhet të jetë shumë tërheqëse. Për shembull, gjërat nuk duhet të lëvizin shumë sepse të shpërqendrojnë. Mund të shikoni pemët - nuk është problem sepse ato nuk lëvizin dhe pamja mbetet konstante. Mund të shikoni qiellin ose thjesht të uleni në qoshe duke parë murin. Gjëja e dytë është, mos shikoni asgjë në veçanti - thjesht zbrazëti, sepse sytë janë atje dhe njeriu duhet të shikojë diçka, por ju nuk shikoni asgjë në veçanti.
Vipassana - Ka qindra metoda meditimi, por mbase Vipassana ka një status unik; ashtu si ka pasur mijëra mistikë, por Gautam Buda është unik. Në shumë mënyra ai është i pakrahasueshëm. Në shumë mënyra ai ka bërë më shumë për njerëzimin se kushdo tjetër. Kuptimi i mirëfilltë i fjalës Vipassana është "të shikosh", dhe kuptimi metaforik është "të shikosh, të vëzhgosh”. Sot përdoret fjala “mindfulness” që do të thotë të mbash një vetëdije moment pas momenti mbi mendimet, ndjenjat, ndjesitë trupore dhe mjedisin përreth. Vipassana (Mindfulness) përfshin gjithashtu pranimin, që do të thotë se i kushtojmë vëmendje mendimeve dhe ndjenjave tona pa i gjykuar ato - pa besuar, për shembull, se ekziston një mënyrë "e drejtë" ose "e gabuar" mendimi ose ndjenjash në një moment të caktuar. Kur praktikojmë Mindfulness, vetëdija sintonizohet në momentin e tanishëm dhe jo në të kaluarën ose në imagjinatën për të ardhmen. Praktikohet ulur ose duke ecur ngadalë
Samatha - është diçka e ngjashme me Vipassana por fokusohet tek frymëmarrja. Mund të përdoret edhe numërimi i frymëmarrjeve në fillim si ndihmë për tu fokusuar.
Metta - Në këtë teknikë, fillohet duke drejtuar urime për mirëqenie dhe dashuri ndaj vetes. Pastaj ne e hapim atë dhe drejtojmë dashamirësinë ndaj një personi që e duam. Pastaj te dikush për të cilin ndihemi neutral, i ndjekur nga dikush që kemi probleme me apo edhe një armik. Në fund të fundit, dashuria jonë rrjedh njësoj drejt të gjitha qenieve kudo, pavarësisht se si ndihemi për to. Kjo formë meditimi ka të bëjë me ndjenjën e dashurisë dhe rrezatimit, derisa mbetet dashamirësia, e pastër dhe e thjeshtë.
Taoizmi thekson të jetuarit në harmoni me Natyrën, ose Tao dhe teksti kryesor është Tao Te Ching, që daton nga shekulli i 6-të B.C. Më vonë në disa linja të Taoizmit u përfshinë edhe praktikat medituese Budiste të sjella nga India, veçanërisht në shekullin e 8-të C.E. Karakteristika kryesore e këtij lloji të meditimit është gjenerimi, transformimi dhe qarkullimi i energjisë së brendshme.
Meditimi i zbrazëtisë - të ulesh në qetësi dhe të zbrazësh veten nga të gjitha imazhet mendore (mendime, ndjenja, etj.), Të "harrosh gjithçka", në mënyrë që të përjetosh qetësinë dhe zbrazëtinë e brendshme. Në këtë gjendje, forca jetësore dhe “shpirti” shtohet dhe rifreskohet.
Meditimi i frymëmarrjes - të përqëndrohesh te frymëmarrja, dhe “të bashkosh mendjen dhe qi”. Fokusohesh në frymëmarrje derisa ajo të jetë shumë e lehtë". Ndonjëherë kjo bëhet duke vëzhguar thjesht qetësisht frymën, në tradita të tjera duke ndjekur modele të caktuara të marrjes dhe nxjerrjes së frymës.
Neiguan (vizion i brendshëm) - vizualizim brenda trupit dhe mendjes së një personi, përfshirë organet, "hyjnitë e brendshme" (forca jetësore), lëvizjet dhe proceset e mendimit. Është një proces i përshtatjes me urtësinë e natyrës në trupin tuaj.
Disa nga llojet e meditimit Hindu janë:
Mantra meditation: që janë fjalë ose tinguj edhe pa ndonjë domethënie të veçantë të cilat përsëriten me qëllim fokusimin e mendjes. Për disa zgjedhja e fjalës dhe shqiptimi i saj janë të rëndësishme, ndërsa për të tjerë mantra është thjesht një mjet fokusimi i mendjes dhe kjo nuk ka rëndësi. Disa mantra tradicionale janë: om, hari om tat sat, om namah shivaya,,rama, om mani padme hum, hare krishna etj. Mantrat përdoren gjithashtu në Budizëm, Taoizëm, Jainizëm etj.
Meditimi i Syrit të tretë - përqendrimi i vëmendjes tek "pika midis vetullave" (syri i tretë ose "ajna chakra"). Vëmendja fokusohet vazhdimisht në këtë pikë, si një mjet për të qetësuar mendjen. Me kohë, "hapësirat boshe" midis mendimeve bëhen më të thella dhe më të gjera. Kjo shoqërohet me "vështrim" fizik, me sy të mbyllur, drejt asaj pike.
Meditimi Chakrave - praktikuesi përqendrohet në njërën nga shtatë chakras e trupit ("qendrat e energjisë"), duke bërë zakonisht vizualizim dhe duke kënduar një mantra specifike për secilin chakra (lam , vam , ram , yam , ham , om).
Trataka - fiksimi i shikimit në një objekt të jashtëm, zakonisht një qiri, imazh ose një simbol (yantras). Bëhet me sy të hapur dhe më pas me sy të mbyllur, për të stërvitur si fuqinë e përqendrimit ashtu edhe atë vizuale të mendjes. Pas mbylljes së syve, ju duhet të mbani ende imazhin e objektit në "syrin e mendjes" tuaj.
Meditimi Kundalini - ky është një sistem praktik shumë kompleks. Qëllimi është zgjimi i “energjisë kundalini” që qëndron e fjetur në bazën e shtyllës kurrizore, zhvillimi i disa qendrave psikike në trup dhe së fundmi ndriçimi. Ekzistojnë disa rreziqe që lidhen me këtë praktikë, dhe nuk duhet të provohet pa udhëheqjen e një personi të kualifikuar.
Kriya Yoga - është një grup ushtrimesh të energjisë, frymëmarrjes dhe meditimit të mësuara nga Paramahamsa Yogananda. Kjo është më e përshtatshme për ata që kanë një temperament të devotshëm dhe kërkojnë aspektet shpirtërore të meditimit.
Meditimi i Tingullit (Nada Yoga) - fokusim te tingujt. Fillon me meditim në “tinguj të jashtëm”, siç është muzikë qetësuese ambientale, me anë të së cilës studenti përqendron gjithë vëmendjen e tij vetëm tek dëgjimi, si një ndihmë për të qetësuar mendjen. Me kohë praktika evoluon në dëgjimin e "tingujve të brendshëm" të trupit dhe mendjes. Qëllimi përfundimtar është të dëgjoni (para nada), që është një tingull që manifestohet si "OM".
Tantra - ndryshe nga ideja popullore në Perëndim, shumica e praktikave Tantra nuk kanë asnjë lidhje me seksin e ritualizuar. Tantra është një traditë shumë e pasur, me dhjetëra praktika të ndryshme soditëse. Teksti Vijnanabhairava Tantra, për për shembull, ka 108 teknika, shpesh të niveleve të avancuara.
Pse meditimet aktive
Njeriu modern është një fenomen shumë i ri. Asnjë metodë tradicionale nuk mund të përdoret saktësisht siç ekziston sepse njeriu modern nuk ka ekzistuar kurrë më parë. Pra, në një farë mënyre, të gjitha metodat tradicionale janë bërë të parëndësishme. Për shembull, trupi ka ndryshuar kaq shumë. Është aq i droguar sa asnjë metodë tradicionale nuk mund të jetë e dobishme. E gjithë atmosfera është artificiale tani: ajri, uji, shoqëria, kushtet e jetesës. Asgjë nuk është e natyrshme. Njeriu sot lind në artificialitet, zhvillohet në të. Kështu që metodat tradicionale mund të rezultojnë të dëmshme sot. Ata do të duhet të ndryshohen sipas situatës moderne. Cilësia e mendjes ka ndryshuar po ashtu. Në ditët e Patanjalit, qendra e personalitetit njerëzor nuk ishte truri; ishte zemra. Para kësaj, ishte akoma më ulët, afër kërthizës. Ndërsa sot, qendra është truri. Kjo është arsyeja pse mësimet si ato të Krishnamurti kanë tërheqje. Unë përdor metoda kaotike më shumë sesa ato sistematike sepse një metodë kaotike është shumë e dobishme për të shtyrë qendrën poshtë nga truri. Qendra nuk mund të ulet poshtë përmes ndonjë metode sistematike sepse sistemizimi është punë e trurit.
Teknikat aktive të Oshos që punojmë janë: Dinamika, Kundalini, Mandala, Gourishnakar, Nadabrahma, Devavani, No dimensions, Gibberish & Let-Go, Nataraj, Tribal meditation, Satsang, Whirling, etj
Teknikat të tjera të Oshos që punojmë janë: Golden light, 4 levels of relax, Dance with hands, Latihan, Life and Death, Breathing in Love, The Art of Listening , Throw things out, Headless, Inner smile, etj
Gurdjieff lindi pranë Kaukazit në Rusi – ende atje ka nomadë, fise endacake. Gurdjieff filloi të lëvizte nga një grup në tjetrin. Mësoi shumë gjuhë të nomadëve, mësoi shumë arte të nomadëve. Ai mësoi shumë teknika që nuk janë më në dispozicion për njerëzit e civilizuar, por nomadët kanë nevojë për to.
1: Kujtohu në ëndërr se është një ëndërr
2: Shkëputuni nga Veprimet tuaja
3: Sepse nuk po funksiononi sipas robotit
4: Sutra nga Vigyan Bhairav Tantra "në gjendje të dëshirave ekstreme, jini të pashqetësuar"
5: Sutra nga Vigyan Bhairav Tantra Jini të vetëdijshëm që jeni
Tantra Vijñana Bhairava është një kapitull i tekstit antik të Kashmir Shivaism Rūdrayāmala Tantra. Bhairava do të thotë "e tmerrshme", dhe është forma e tmerrshme e Shivës. Bhairava është shkatërruesi i injorancës, i iluzionit, ai që është përtej çdo dualiteti. Vijñana qëndron për "mençuri" ose "njohuri", ndërsa Tantra këtu do të thotë "teknikë", "metodë". Prandaj mund të përkthehet fjalë për fjalë si "një teknikë për të shkatërruar injorancën dhe për të arritur vetëdijen". Është një koleksion i 112 teknikave meditimi të shprehura poetikisht nga Shiva tek Devi në një përqafim dashurie. Devi pyet për kuptimin e ekzistencës dhe Shiva i përgjigjet me një seri teknikash se si të eksperimantohet gjendja e jo-dualitetit.
Teknikat përfshijnë modele të ndryshme dhe ndahen në këto grupe:
Teknika frymëmarrje - Teknika centrimi - Teknika stop - Teknika shikimi - Teknika me tingull - Teknika me ngritje në dashuri - Teknika me dritë - Teknika me errësirë - Teknika me imagjinatë - Teknika vetëm për femra - Teknika me unifikim me universin - Teknika me boshllëk
Shamanët flasin për energjinë gjatë gjithë kohës, qoftë përmes metaforës, ose direkt, por shumica e njerëzve ende nuk arrijnë të kuptojnë lidhjet midis energjisë së tyre personale dhe botës si sistem më i madh. Duke e parë veten si njësi të vetëpërmbajtura përmes zhurmës së kulturës perëndimore, ata bëjnë gabimin logjik natyror të supozimit të vetvetes si njësi të plota të shkëputura prej pjesës tjetër të universit.
Ata mbështeten vetëm në një aspekt të lidhjeve të tyre energjike që i lidhin ata me këtë botë. Në fakt, ky aspekt i lidh fort vetëm me një pamje të ngushtë të këtij realiteti. Lëvizja drejt një botëkuptimi më të gjerë bën që lidhjet e tjera energjitike brenda këtij realiteti të bëhen të dukshme dhe i bën ata të ndiejnë edhe lidhje të mëtejshme që mund të bëhen nga qeniet njerëzore me universin në përgjithësi.
Pra, çfarë është "energjia" në kuptimin shamanik? Energjia shamanike është më e madhe dhe më e vogël se gjithçka. Universi në vetvete është energji. Pas fizikës, pas kozmologjive të perëndive dhe skemave hierarkike të të kuptuarit, qëndron një fabrikë e pafundme energjie. Kjo është baza nga e cila burojnë të gjitha format energjitike.
Tekinka shamanike - Tribal dance, Rikapitullim, Dreaming Toltec, Energy merge meditation
Meditimi i udhëhequr është në një pjesë të madhe, një fenomen modern. Është një mënyrë më e lehtë për të filluar dhe ka meditime të udhëhequra bazuar në disa nga traditat e mësipërme. Praktika e meditimit kërkon një dozë vendosmërie dhe vullneti. Në të kaluarën, njerëzit që ishin në meditim ishin më të përkushtuar dhe gjithashtu kishin ideale të forta që nxisnin motivin e tyre. Jeta e tyre ishte më e thjeshtë, me më pak shpërqendrime.
Ne jetojmë në periudha shumë të ndryshme tani. Jeta jonë është më e zënë. Fuqia e vullnetit është një pasuri personale më pak e zakonshme. Shpërqendrimet janë kudo dhe meditimi shpesh kërkohet si një mjet për të zhvilluar një shëndet më të mirë, për të përmirësuar performancën ose për të përmirësuar veten. Për këto arsye, meditimi i udhëhequr me të vërtetë mund të jetë një mënyrë e mirë për t'u prezantuar me praktikën. Meditimi i udhëhequr zakonisht vjen në formën e audios dhe nganjëherë audio dhe video.
Guided meditation, Guided relax