Shakatë e Mulla Nasrudinit.

1-“A më do mua,Mulla?”-pëshpëriti vajza.

“Natyrisht që të dua.”-i pëshpëriti Mulla Nasrudin vajzës.

“Do martohesh me mua atëherë?”-e pyet ajo.

“Më mirë të mos ndërrojmë temë!”-thotë Nasrudini.

2-Mulla Nasrudin në pjesën e sipërme të shtratit u zgjua nga një goditje këmbëngulëse nga poshtë. “Kam tmerrësisht ftohtë këtu poshtë.Po pyesja veten nëse do e kishe bezdi të më sillje një batanije.”-tha një zë femëror.

“Kam një ide më të mirë,-iu përgjigj Mulla përgjumësh,-Le të bëjmë sikur jemi të martuar.”

“Kjo më duket një ide shumë e këndshme.”-qeshi ajo nën hundë.

“Mirë,-tha Nasrudini duke u rrotulluar-tani shko e merre vetë batanijen tënde të mallkuar.”

3-Mulla Nasrudin vazhdimisht irritonte miqtë e tij me optimizmin e tij të pafund.Pavarësisht se sa keq ishte situata,ai gjithmonë thoshte,”mund të kishte shkuar edhe më keq.”Për ta kuruar nga ky zakon irritues,miqtë e tij vendosën të krijonin një situatë tërësisht negative dhe aq të pashpresë,saqë as vet Nasrudini të mos gjente pikë shprese në të.

Duke iu afruar barit një ditë,një prej tyre tha: “Mulla,a dëgjove cfarë i ndodhi George-it?Iku në shtëpi mbrëmë,gjeti gruan e tij në shtrat me një mashkull tjetër,i qëlloi të dy dhe më pas qëlloi edhe veten!”

“E tmerrshme-tha Mulla-Por mund të kishte shkuar edhe më keq.”

“Po si dreqin mund të kishte shkuar më keq?”-pyet shoku i tij i shtangur.

“Epo -tha Nasrudin- në qoftë se do të kishte ndodhur parmbrëmë do të isha unë i vdekur tani.”

4-Mulla Nasrudin ishte afër shtëpisë së fejuarës së tij duke bërë një bisedë tepër të rëndësishme me të atin e saj.

“Zotëri,do të doja të martohesha me vajzën tuaj.”-i thotë ai.I ati i vajzës hodhi sytë nga ai.

“A e ke parë tashmë gruan time?-pyet ai.

“Oh po,zotëri-përgjigjet Nasrudin-Megjithatë nëse s’do e kishit bezdi do të preferoja sërish vajzën tuaj.

5-Mulla Nasrudin vendosi të ulej dhe të ngushtonte zgjedhjen e tij midis një kukulle të bukur,por budallaqe dhe një këngëtareje opera.Ai më në fund zgjodhi zgjuarsinë dhe kulturën dhe u martua me këngëtaren.Ata kaluan natën e parë të martesën në një hotel luksoz.Kur Nasrudin hapi sytë mëngjesin tjetër dhe drita e parë e agimit shkëlqente sipër gruas së tij,ai pa nga ajo,u drodh dhe ulëriti: “Këndo për hir të zotit këndo.”

6-Duke u kthyer nga pushimet,Mulla Nasrudin kërkoj dy javë të tjera pushim në të cilat ai do të martohej.

“Por ti sapo more dy javë pushim,-tha bosi,-“pse nuk u martove atëherë?”

“Cfarë dhe të shkatërroja pushimet e mia?”-iu përgjigj Mulla!

7- “Nuk e di përse babai yt nuk më pëlqen,”-i tha ajo Mulla Nasrudinit në pritjen e dasmës së tyre.

“As unë,-përgjigjet ai,-“Fundi fundit,paratë,mençuria dhe pamja nuk janë gjithçka”.

8-Pas tre javësh martesë ajo e akuzoi Mulla Nasrudinin që ai nuk e donte më aq shumë sa në fillim. “Dikur çoheshe dhe ndizje zjarrin çdo mëngjes,-tha ajo,-kurse tani më le mua të cohem dhe ta bëj.”

“Gjepura e dashur,-u përgjigj Nasrudini,-“Kur ti çohesh dhe ndez zjarrin më bën të të dua akoma më shumë.”

9-“A beson që drita e hënës i bën njerëzit budallenj,Mulla?”-e pyet nusja pas muajit të mjaltit.

“Po e dashur,-pohon Mulla Nasrudin,-“edhe unë ty të propozova nën dritën e hënës.”

10-“Ckemi,Mulla?Kam një muaj pa të parë.Si të kanë shkuar gjërat?”

“Oh,shumë-shumëmirë.Jam martuar që nga hera e fundit që u takuan.”-tha Mulla Nasrudin.

“Kështu kam dëgjuar.Në fakt e njihja gruan tënde para se të martoheshe me të.”

“Epo pse nuk më paralajmërove?”-pyet Nasrudin.

11-“Tani që u martuam,-tha ajo Mulla Nasrudin-it,-“ndoshta mund të të shfaq disa nga të metat e tua.”

“As mos u shqetëso,e dashur,-i përgjigjet Nasrudini,-“Di gjithçka rreth tyre,janë ato difekte që më ndaluan të merrja një grua të mirë.”

12-Pak mbasi ishin kthyer nga muaji I tyre i mjaltit u transferuan në shtëpinë tyre të re dhe nusja ishtë e shqetësuar për të vënë në praktikë mësimet e saj të gatimit.Duke u kthyer njjë mbrëmje në shtëpi,Mulla gjeti gruan e tij duke qarë.Midis rënkimeve ai arriti të kuptonte nga ajo që diçka e tmerrshme kishte ndodhur.

“I dashur,-tha ajo,-“ishte hera e parë që kisha gatuar për ty dhe macja e hëngri të gjithën.”

“Ska gjë e dashur,-thotë Nasrudini duke e fërkuar mbi sup,-“Do të sjell nesër një mace tjetër.”

13-Duke shëtitur përreth fshatit turistik të muajit të mjaltit,Mulla Nasrudin ishte shumë i lumtur. “Por Mulla,-e pyeti baristi,-“si ndodhi që erdhe për muajin e mjaltit pa gruan tënde?”

“A je i çmendur ti o njeri?”-tha Nasrudin,-“Po të vinte ajo me mua kush do të kujdesej për dyqanin?”

14-Pas çdo pije Mulla nasrudin merrte një bretkosë jashtë xhepit të tij,e vendoste mbi banakun e barit dhe e vëzhgonte.Më në fund baristi e pyeti se çfarë ishte duke bërë.

“për aq kohë sa shoh një bretkosë jam esëll.Kur do shikoj dy duhet të bëj dicka” -tha Mulla

“Dhe çfarë do të bësh?”

“Do i marr që të dyja,-tha Nasrudin,-“do i fus në xhep dhe do iki në shtëpi.”

15-“Unë mund të shoh në errësirë.”-u mburr Mulla Nasrudin një ditë në një lokal.

“Në qoftë se është kështu,pse disa herë të shohim duke mbajtur një fener përgjatë rrugës?”

“Vetëm që njerëzit e tjerë të mos përplasen me mua.”

16-Mulla Nasrudin iku të takonte një burrë të pasur.

“Më jep ca para.”

“Pse?”

“Dua të blej një elefant.”

“Në qoftë se nuk ke para,si mund të përballosh të mbash një elefant.”

“Erdha këtu,-tha Nasrudin,-“Të kërkoj para, jo këshilla.”

17-Mulla Nasrudin u fut në një restorant,duke lënë derën hapur,pas së cilës një burrë buciti:”Mbylle derën!Ku je rritur në një hangar?”

Mulla u kthye,mbylli derën,u ul dhe filloi të qante.Burri i huaj u ndje në siklet,iku te Mulla dhe i tha:”Më fal që të lëndova.”

Mulla Nasrudin tha: “Nuk më lëndove ndjenjat por më vjen për të vjellë sa herë që dëgjoj një trap që pëllet.”

18-Mulla Nasrudin ishte gjithmonë shumë i zënë për të ndenjur me familjen e tij.Justifimi i tij ishte që duhej të nxirrte më shumë para.Një ditë papagalli shtëpiak i gruas së tij ngordhi dhe kështu ajo bleu një tjetër,edhe pse shitësi i dyqanit të kafshëve i kishte thënë që zogu kishte ardhur nga një vend me pije,femra dhe sherre.

“Gjithcka është në rregull,-tha gruaja,-“do e stërvis përsëri.” Ajo solli zogun në shtëpi, dhe gjatë kësaj kohe burri i saj kishte mbërritur në shtëpi.Ajo mori kafazin e zogut brënda në shtëpi duke thirrur: ”Suprizë!” dhe ndërkohë që burri dhe fëmijët po e vështronin ajo hoqi mbulesën e kafazit.Papagalli vështroi përreth dhe tha: “Eh qendër e re,zonjë e re,klientë të vjetër.C’kemi Nasrudin!”

19-Në një ndeshje futbolli,një politikan i famshëm ndaloi përpara këmbëve të Mulla Nasrudin,i cili ishte shumë i përqëndruar duke parë lojën,nuk pa lart dhe shumë thjesht tha: “Largohu nga këmba ime,or ti trap i madh.” Më pas Mulla njohu burrin e madh dhe tha: “Oh zotëri më vjen keq,ju lutem të më falni,urdhëroni këmbën tjetër shkelni mbi të.”

20-Mulla Nasrudin u ngjit mbi kopshtin e dikujt dhe filloi duke mbushur një cantë me gjithçka që mund t’i arrinte dora.Kopshtari e pa dhe vrapoi duke thënë: “Cfarë po bën ti aty?”

“Më solli këtu një erë e fortë.”

“Dhe kush i ka çrrënjosur perimet?”

“Mu desh të mbahesha në to që të mos më merrte era.”

“Dhe si ka mundësi që perimet janë brenda në qese?”

“Për këtë po e pyesja edhe unë veten kur ju më ndërpretë.”

21-Zonjusha Hennessy takoj një shok të vjetër shkolle,Mulla Nasrudinin,në Agra dhe vendosi ta mahniste.

“E di,-me një shikim keqardhës,-“kemi këtu një javë dhe nuk kam parë ende Taxhmahalin.”

Mulla Nasrudin tërhoqi vetullën si i tronditur. “Epo mos prit më shumë shko vizito një doktor.”

22-“E dashur,-tha Mulla Nasrudin gruas së tij,-“a ke memorie të mirë me fytyrat e njerëzve?”

“Pësrë ma bën një pyetje të tillë?”

“Sepse sapo të thyeva pasqyrën.”

23-Mulla Nasrudin dhe gruaja e tij po shikonin nga jashtë dyqanet për të mobiluar shtëpinë e tyre të re.

“Do doja të kisha para të mjaftueshme për të blerë një elefant.”

“Po pse do ta doje një elefant?”-pyeti gruaja e tij.

“Nuk e dua,-erdhi përgjigja,-“thjesht dua paratë.”

24-Mulla Nasrudin iu drejtua djalit të tij: “Ti nuk do e kuptosh ç’është lumturia derisa të martohesh,por atëherë do jetë shumë vonë.”

25-Dy burra ishin duke u zënë jashtë dritares së Mulla Nasrudin në mes të natës.Nasrudin u çua,rrotulloi batanijen e tij të përreth vetes dhe vrapoi jashtë të përpiqej të ndalonte zhurmën.Kur u përpoq të arsyetonte me të dehurit,njëri i tërhoqi batanijen dhe të dy ia mbathën me vrap.

“Për cfarë po ziheshin ata?”-e pyeti e shoqja pasi hyri brënda.

“Duhet të ketë qenë batanija,-tha Mulla,-“Sa e morën atë pushuan së grinduri.”

26-Nasrudin Mulla shkoi në një farmaci për të marrë një shishe boshe. Pasi zgjodhi njërën që i nevojitej ai pyeti per cmimin.

Epo, nqs doni shishen bosh do të kushtoje gjashte cent, por në qoftë se do vendosni diçka në të, nuk do ju marrim asgjë per shishen.

OK- tha Nastradini, futi një tapë shishes.

27-Vjehrra: “Vajza ime të ka dhënë vitet më të mira të jetës së saj.”

Nastradin Mulla: “ Po më tmerron tani kur mendoj se si do të jene vitet më të këqija të saj.”

28-Psikiatri (buzagaz): “ Mos harro, ne të gjithë kemi probleme. Unë kam problemet e mia, sikurse ju të juajat. Unë mendoj se do keni nevojë për të paktën një trajtim një vjecar. Tarifa ime është dhjetë guineas për seancë.

 Nasrudin Mulla (pasi u mendua): “Epo, kjo me siguri duket që zgjidh problemet tuaja, doktor. Po përsa i përket të miave?”

29-Një psikiatër u thirr për të bërë nje vizite në një banesë. Ai takoi në derë Nasruadin Mullen, të zotin e shtëpisë.

“Eshtë vjehrra ime, Doktor” pëshpëriti Mulla,gjithë ankth. Ajo ka jetuar me ne ndër vite, dhe ka qenë gjithmone një lloj personi i vështirë. Kohët e fundit është ankuar shpesh se ka tela me korent të lidhura me karrigen e saj lëvizëse…”

“Mos u alarmoni” tha  psikiatri. Kjo është e zakonshme tek njerëzit në moshë të madhe. Ma lini mua në dorë.”

“Faleminderit, Doktor,” buzëqeshi Mulla me besim.

Më pas me delikatesë i tha: “Ej…doktor a duhet t’i heqim telat tani, apo jo?!”

30-Psikiatri: “Pra ti ke probleme të ndash mendjen?”

Nastradin Mulla: “Epo, edhe jo edhe po…”

31-“Unë jam një nëpunës banke, Doktor- një njeri familjar, tha Nastradin Mulla. “Unë bëj një jetë pa të meta,gjithmonë kontribuoj për bamirësi, veproj si ndihmës ekonomik në xhami, nuk kam asgjë çfarë t’i kritikoj vetes vetëm se akoma kam këtë zhgënjimin që jam një vrasës i dhunshëm në masë. Eshtë qesharake, por më shqetëson shumë kjo gjë.”

“Nuk duhet të shqetësohesh” tha psikiatri. “Kjo është normale,sidomos për njerëz  joarmiqësorë si ju. Por përpara se të procedojmë-a do e kishit problem ta ulnit atë armë?

32- A nuk të duket tingulli i këmbanave të katedrales frymëzues? Pyeti një shok.

“Më fal?” tha Nastradin Mulla.

“Unë thashë a nuk të duket tingulli i këmbanave të katedrales frymëzues?”

A mund ta ngresh  pak zërin?

“Këmbanat— a nuk të duken frymëzuese?”

“ Më vjen keq” –tha Nasrudini “ Nuk mund të dëgjoj asnjë fjalë nga ato që po thua prej këtyre këmbanave të dreqit!”

33-Mulla Nasrudin sapo kishte shkuar në shtrat dhe ishte gati për një gjumë të mirë. Por kjo nuk ishte e thënë. Sapo si ai mbylli sytë, e shoqja i tha, “Eshtë ftohtë jashtë. Ngrihu dhe mbyll dritaren.” Mulla e injoroi atë dhe bëri sikur ishte në gjumë, por s’funksionoi. “Mulla ngrihu dhe mbyll dritaren, është ftohtë jashtë.”

Edhe një herë ai e injoroi atë, por, pas të katërtës herë, ai e kuptoi se ai nuk kishte për të fituar dhe me gjysmë zemre u ngrit nga shtrati. Duke shkartisur për tek dritarja, ai e përplasi atë të mbyllet u kthye në krevat, mbylli sytë dhe tha: “Po tani a është ngrohtë jashtë?”

34-Babai i Nastradin Mulles ishte duke qortuar djalin e tij si një dembel i paaftë për asgjë. “Kur isha në moshën tënde”, tha ai, “kam punuar gjashtëmbëdhjetë orë në ditë për të mësuar  biznesin.”

“Unë jam shumë krenar për ty, baba,” u përgjigj Nastradin Mulla. “Nëse s’do të ishte për ambicjen dhe këmbënguljen tënde, unë mund të isha duke bërë të njëjtën gjë tani.”

35- Mulla Nasrudin u përhumb në një varrezë.Ai u lëkund dhe u rrëzua në një varr të vjetër dhe kur filloi të mendonte  se si do të ndihej nëse do të ishte i vdekur,ai dëgjoi një zhurmë.Iu shkrep në kokë që Ëngjëlli i Gjykimit po vinte për atë,edhe pse një karvan devesh po kalonte aty pranë.

Mulla kërceu dhe ra mbi një mur,duke trembur disa  deve.Ata që ngisnin devet e rrahën me shkopinj dhe ai vrapoi për në shtëpi në një gjendje të pikëlluar.Gruaja e tij e pyeti se si ishte puna dhe pse ishte aq vonë.

“Unë isha i vdekur,”-tha Mulla

Shumë e interesuar ajo e pyeti se si ishte.

“Jo keq,”-tha Mulla,-“deri në momentin që shqetëson devetë,sepse pastaj të rrahin.”

36- Mulla Nasrudin po shpenzonte disa nga paratë e fituara me vështirësi në një kroçerë luksoze dhe i dhanë një tavolinë me një francez.Gjatë vaktit të tyre të parë,francezi tha: “Bon apetit!”

 Para vaktit tjetër kjo gjë u përsërit “Bon Apetit!”-tha francezi dhe “Mulla Nasrudin” ia ktheu tjetri.

E njëjta gjë ndodhi gjatë çdo vakti për tri ditë me rradhë.Nasrudin po fillonte të mërzitej dhe i tha një udhëtari tjetër për këtë. “Ai më thotë që emri i tij është Bon Apetit dhe unë i them atij emrin tim Mulla Nasrudin,dhe më pas në vaktin e ardhshëm,fillojmë që nga fillimi përsëri.”

Udhëtari qeshi dhe i shpjegoi Mullës që francezi nuk po prezantohej dhe që “Bon Apetit” do të thoshte “Ju bëftë mirë” ose “Shpresoj që t’ju pëlqej ushqimi!”

Nasrudin mori frymë thelle si shenjë lehtësimi pas marrjes së këtij informacioni.

Mëngjesin tjetër,gjatë mëngjesit,Mulla përshëndeti francezin me “Bon apetit!”. Francezi tundi kokën në mënyrë të sjellshme dhe tha, “MULLA NASRUDDIN.”

37- Mulla Nasrudin dhe prifti lokal gjithmonë ziheshin me fjalë,dhe më në fund përfunduan në gjyq. Pasi dëgjoi faktet nga të dyja palët,gjyqtari tha, “Jam i sigurt që kjo mund të zgjidhet në mënyrë paqësore.Shtrëngoni duart me njërin tjetrin dhe uroni dicka të mirë.”

Prifti i shtrëngoi dorën Nasrudinit dhe i tha, “Të uroj ty atë që do më urosh ti mua.”

“E shikoni i Nderuar,-tha Mulla,-“PO FILLON PËRSËRI.”

38- “Shiko këtu,-i tha mjeshtri i shahut Mullës Nasrudin,-“më ke ndenjur në kokë për tri orë.Përse nuk e provon një lojë vet?”

“AH,-u zgjat Nasrudin,-S’KAM DURIM.”

39-Mulla Nasrudin ndaloi gruan e tij të hidhej nga një urë. “Në qoftë se hidhesh,-deklaroi,-“do të hidhem mbas teje.Është tmerrësisht ftohtë dhe ndërkohë që po presim ambulancën të dy do të marrim pneumoni dhe do të vdesim.Hajde TANI,BËHU GRUA E MIRË DHE VAR VETEN.”

40- Mulla Nasrudin dhe dy shokë të tij po flisnin për ngjashmëritë e tyre të fytyrës.

I pari: “Fytyra ime ngjan me atë të Winston Churchill.Shpesh më kanë ngatërruar me atë.”

I  dyti. “Ne rastin tim,njerëzit mendojnë se jam Presidenti Nixon dhe më kërkojnë autograph.”

Mulla Nasrudin: “Ajo nuk është asgjë.Epo,në rastin tim më kanë ngatërruar me vet Zotin!”

I pari dhe i dyti së bashku: “Si?”

Mulla Nasrudin: “Epo,kur isha i dënuar dhe më dërguan për të katërten herë në burg,rojtari i burgut sa më pa,thërriti: “OH,ZOT,ERDHE PËRSËRI!”

41- Dy binjakë identikë,të veshur njësoj,ndaluan në një bar për një pije.Mulla Nasrudin kaloi pranë tyre,ndaloi i pa i habitur dhe më pas kërkoi një pije tjetër.Në fund njëri nga binjakët qeshi dhe tha: “Mos u mërzit,nuk je në një gjëndje aq të keqe.Ne jemi binjakë.”

Nasrudin i pa dhe njëherë dhe tha: “QË TË KATËRT?”

42- Mulla Nasrudin u pa në një shtet tjetër dhe u soll në shtëpi pas një beteje për të qëndruar në ekstradim.Gjyqtari,duke e parë ashpër,filloi një sulm me një zë të lartë mbi karakterin dhe sjelljen e tij. “Nuk arrij të konceptoj sjelljen tuaj kaq të urryer,kaq frikacake,-tha ai në fund,-“ti ia ke mbathur nga gruaja jote.A e kupton cfarë të bën ty kjo?A e kuptoni që jeni një dezertor?”

“I Nderuar,-tha Mulla,-“NË QOFTE SE DO NJIHTI ATË ZONJË ASHTU SIC E NJOH UNË NUK DO MË QUANIT NJË DEZERTOR.UNE JAM,NËSE JAM DICKA,NJË REFUGJAT.”

43- Mulla Nasrudin ishte duke ecur me gjallëri përgjatë rrugës për në shtëpi, kur papritur erdhi një makinë të cilën ai nuk e shmangu në kohë.  Ai u çua dhe po çalonte poshtë rrugës, kur ai vuri re diçka te ngrohtë dhe të lagësht që po rrëshqiste poshtë kembës së tij.
‘’Oh ZOT’’ thërriti ai ‘’ SHPRESOJ QË KY TË JETË GJAK!’’   

44- ‘’Gruaja ime është zhdukur nga shtëpia’’, i tha Mulla Nasrudin shokut të tij të mezesë
‘’ Ia ke dhënë përshkrimin e saj policisë? ‘’ pyeti njëri nga ata
‘’ JO….ATA KURRE NUK DO TË MË BESONIN’’ tha  Nasrudin shumë I mërzitur

45- Mulla Nasrudin vizitoi doktorin për tu ankuar për pagjumësinë
‘’ Nuk fle gjithë natën?’’ pyeti doktori
‘’ Oh unë fle top në darkë’’ u përgjigj Mulla. ‘’dhe fle mjaft rëndë edhe mëngjeseve POR E KAM TË VËSHTIRË TË FLE PASDITEVE’’

46- Doktori: ‘’ Kjo ishte dieta që i kisha rekomanduar eshte e kënaqur  gruaja juaj?’’
Mulla Nasrudin: ‘’  SHUMË …3 JAVË MË PARË  AJO U ZHDUK PLOTËSISHT’’

47- ‘’ Cfarë je duke lexuar?’’ pyeti bibliotekari i burgut
‘’ ASGJE INTERESANTE’’ u përgjigj Mulla Nasrudin, i burgosur ‘’ LITERATUREN E ZAKONSHME Të ARRATISJES’’

48- ‘’Ckemi Mulla’’ përshëndeti një shok.’’ Si është gruaja jote’

‘’ Mbështetur në çfarë’’ u përgjigj Mulla Nasrudin.

49- ‘’ Gruaja ime është një ëngjëll Mulla’’
‘’ Lum si ti’’ tha Mulla Nasrudin ‘’ E imja është akoma gjallë’’

50- ‘’ E kuptoj që gruaja juaj është konvertuar ne fe Mulla’’
‘’ Oh po.’’ Tha MUlla Nasrudin. ‘’ Unë  nuk besoja në  ferr derisa u martova me të.’’

51- ‘’ Unë mendoj që gruaja ime dalë ngadalë po çmendet’’ konfirmoi Mulla Nasrudin te psikiatri.
‘’ Pra, çfarë do që të bëj për këtë gjë? ‘’ pyeti psikiatri
‘’ PO MENDOJA NESE JU MUND TE ME SuGJERONIT DICKA PËR TË PËRSHPEJTUAR PROCESIN’’ tha Mulla.

52-Pas një interviste intensive fillestare me Mulla Nasrudin,psikiatri kishte një listë të shkruar me udhëzime dhe një skedë me takimet e javës. Mbas dy javësh i telefonoi Mullës për të parë se përse kishte munguar në takimin e rradhës.

“SEPSE DOKTOR,”-ia ktheu Nasrudini,-“UDHËZIMET TUAJA PËRFSHININ NJË QË THOSHTE SHMANG NJERËZIT QË TË IRRITOJNË!”

53- Një grua takoi Mulla Nasrudinin,para derës së psikiatrit të saj.

“Cfarë rastësie!”-bërtiti ajo-“Duhet të pimë një çaj së bashku!Më thuaj,po vjen apo po ikën?”

“NË QOFTË SE DO E DIJA KËTË,-u përgjigj Mulla,-“NUK DO ISHA KËTU APO JO?”

54-Mulla Nasrudin po përpiqej të fuste kontrabantë një shishe whisky përgjatë kufirit të shtetit të tij.Kur e pytën se çfarë kishte shishja,ai tha-“Ujë të shenjtë.”

Doganierët insistuan ta hapnin dhe ta nuhasnin.

“O zot,ky është whisky!-thanë ata.

“TË LARTËSOHEN SHENJTORËT!,-bërtiti Mulla,-“NJË MREKULLI!”

55- Mullës Nasrudin i tha doktori që duhej të ndërpriste pijen.

“Nuk mund ta ndërpres kështu,Doktor!”,-rënkoj Mulla,-“Do më vriste.”

“Hmm…ndoshta ke të drejtë”,-tha doktori,-“Do biem në kompromis do e bësh gradualisht.Për javën tjetër do pish katër dyshe skoç në ditë.Asnjë më shumë.Javën e ardhshme do e çojmë në tre,dhe javën pas saj në dy.”

Nasrudin u trondit dhe për një javë ishte përsëri I dehur.

“Me kë kujton se po tallesh?”-pyeti doktori,-“Të thash ta ndërprisje në katër dyshe skoç.”

“E bëra Doktor,sinqerisht.”-tha Mulla.

“Epo si arrite në këtë gjëndje për faqe të zezë?”

“Epo doktor puna është kështu”,-tha Nasrudin,-“Pasi u largova javën e kaluar ,telefonova një tjetër doktor për një mendim të sytë,DHE AI MË PËRSHKRUAJTI TË NJËJTIN TRAJTIM…”

56-Një predikues po predikonte mbi rrezikun e pirjes dhe ngasjes së automjeteve.

“Mbani mend miqtë e mi”,-tha ai,-“Whisky dhe nafta nuk përzihen.”

“Përzihen”,-i tha Mulla Nasrudin prapa xhamit komshiut të tij,-“POR KANË NJË SHIJE TË TMERRSHME.”

57- Mulla Nasrudion nxitoi brënda një pabi dhe tha,-“Shpejt..më jep një treshe whiskey dhe dy lëngje nga më të hidhurat!Duhet të pi para se të fillojnë telashet!”Baristi i trembur i dorëzoi porosinë,të cilën Mulla e piu në sekondë.

“Po tani cfarë”,-tha barist,-“Për çfarë po bëhet fjalë?Kur do fillojnë telashet?”

“JA TANI!”,-u përgjigj Nasrudin,-“NUK MUND TË PAGUAJ PËR PIJET E MIA!”

58- “Baba,dua të martohem.”-deklaroi djali i Mulla Nasrudin një mëngjes.

“Jo biri im,nuk je i zgjuar sa duhet.”-tha Mulla

“Kur do bëhem mjaftushëm i zgjuar?-pyeti djali.

“KUR DO HEQËSH DORË NGA IDEJA PËR TU MARTUAR.”-tha Mulla.

59- Kur i vjetri Mulla Nasrudin u pyet se pse fliste me veten, ai u përgjigj ‘’ KJO NDOSH SEPSE MË PELQEN TË FLAS ME NJË NJERI TË ZGJUAR DHE SË DYTI SEPSE MË PELQEN TË DEGJOJ NJË NJERI TË ZGJUAR’’

60- Gruaja e Mulla Nasrudinit e kishte të vështirë të flinte, dhe në orën tre të mëngjesit ajo zgjoi Mullen dhe i tha ‘’ Mulla ti nuk bën më  dashuri me mua ashtu siç bëje kur ne ishim të martuar para 40 vjetësh’’
‘’ Të lutem e dashur’’ u përgjigj Mullla ‘’ unë kam një ditë të ngarkuar nesër. Shko të flesh.

‘’Por’’ vazhdoi ajo’’ ti dikur ishe romantik. Ti dikur më kafshoje te gishtat e mi, në qafen time dhe rreth veshëve. – pse nuk e bën më këtë gjë ?

‘’ E dashur’’ filloi Mulla të shpjegonte, ‘’ këto marrëzi janë për të sapomartuarit. Ne jemi shumë të vjetër. ‘’
‘’ Vetëm një herë ti duhet të më kafshosh ashtu sic bëje para 40 vjetësh’’

‘’ Në rregull’’-tha Mulla, dhe doli nga krevati I mërzitur.
‘’ Por ku po shkon?’’ e pyeti gruaja

‘’ NË BANJO PËR TE MARRE DHËMBËT E MI’’  tha Nasrudini.

61- Ajo nuk e dha aproviminpër pirjen e duhanit dhe kur Mulla Nasrudin, , hyri brenda në makinë dhe thithi llullën, ajo u nxeh shumë..

‘’E dini që burri im është 60 vjeç dhe asnjëherë nuk e ka futur llullën në gojën e tij?’’

‘’ Unë’’-tha Nasrudini.’’ Jam 65 dhe anjëherë nuk e kam futur atë në asnjë vend tjetër.’’

62- Mulla Nasrudin mbikqyri ndërtesën e varrit të tij.

Më në fund, njëra mangësi pas tjetrës ishte bërë saktë dhe muratori kishte ardhur për paratë.

‘’Nuk është akoma saktë murator’’ tha Mulla

‘’ Cfarë mund të bëhet më shumë me të? ‘’ pyeti muratori

‘’ Duhet të vendosim edhe trupin’’ tha Nasrudini  

63- Përpara vdekjes së tij Mulla shkruajti testamentin e tij.

‘’ Ligji përshkruan që personi duhet të marri porcionet fikse të miat në para dhe të holla.

‘’  UNË NUK KAM ASGJË:  LE TË JETË KJO NË PËRPUTHJE ME NDARJEN ARITMETIKE TË LIGJIT, KJO QË KA MBETUR DO TU JEPET TË VARFËRVE’’

Close Menu
error: Përmbajtja nuk mund të kopjohet