Universi është i dyfishtë, ai formohet nga dy forca të cilat shikuesit e vjeter i simbolizonin me anë të dy gjarpërinjve të ndërthurur. Por këto forca nuk kanë të bëjnë me dualitetet që ne i quajmë e mirë dhe e keqe, zoti dhe djalli, pozitive dhe negative, ose çdo lloj tjetër kundërshtish që ne mund t’i mendojmë në mënyrë koherente. Përkundrazi, ato përbëjnë një valë të pashpjegueshme të energjisë të cilën toltekët e kanë quajtur tonal dhe nagual. Në mënyrë aksiomatike, ata përcaktuan se çdo gjë që ne mund të interpretojmë ose të imagjinojmë në çdo lloj mënyre është tonal kurse pjesa tjetër, e cila nuk mund të kategorizohet, është nagual.
Për të theksuar, se ato nuk janë dy realitete të kundërta, por dy aspekte plotësuese të së njëjtës forcë unike, të cilat ata e quanin “Shqiponja”, Shikuesit krahasonin tonalin dhe nagualin me dy anët e trupit tonë fizik, anën e djathtë dhe anën e majtë. Ata kuptuan se, ashtu si konfigurimi themelor i organizmave është i strukturuar pothuajse tërësisht nga një simetri bilaterale, këto janë gjithashtu format në të cilat energjia manifestohet në Kozmos, dhe me të, mënyra se si ne perceptojmë botën. Jeta krijohet kur një pjesë e energjisë së lirë të universit – e cila nga Shikuesit e vjetër është quajtur “manifestimi i Shqiponjës”- kondensohet nga një forcë e jashtme, duke u bërë një qenie e re individuale, e vetëdijshme për veten e saj. Dhe ata e panë se perceptimi i botës ndodh kur diçka që quhet ‘pika e mbledhjes së perceptimit’ hyn në lojë.
Edhe pse kjo qendër e përzgjedhjes është në veprim në çdo qenie të gjallë në univers, vetëdija e qëllimshme e vetvetes, në këtë Tokë, mund të arrihet vetëm nga njerëzit dhe nga një grup qeniesh të cilave i mungon organizimi fizik, dhe që Shikuesit e antikitetit i quanin “aleatë”. Ndërveprimi midis njeriut dhe këtyre qenieve jo vetëm është i mundshëm, por është diçka që ndodh shpesh në ëndrrat tona.
Shamanët e kultivojnë atë, pasi vetëdija e qenieve inorganike, të cilët janë shumë më të vjetër se ne, është e mbushur me diçka të cilën ne të gjithë e dëshirojmë: Njohuri ose Dije. Çdo gjë që ekziston është e ndarë në të dritë dhe errësirë, si dita dhe nata. Dhe nga kjo rrjedh çdo përshkrim i mendueshëm binar. Kjo reflekton gjithë dualizmin e madh kozmik.
Nëpërmjet aftësive të tyre, ata zbuluan se bota e energjisë përbëhet nga zona të mëdha të errësirës, të spërkatura me pika të vogla të dritës. Nga kjo ata kuptuan se zonat e errëta korrespondojnë me pjesën femërore të energjisë, ndërkohë që zonat e ndritshme korrespondojnë me pjesën mashkullore. Ata arritën në përfundimin se universi është pothuajse në tërësinë e tij femëror, dhe se energjia e shndritshme, mashkullore, është e rrallë.
Si përcaktim, ata e lidhën errësirën me anën e majtë, (naguali, e panjohura dhe femërorja), dhe dritën me anën e djathtë, tonal, ajo që njihet dhe mashkullorja. Duke vazhduar vëzhgimet e tyre, ata panë se akti i krijimit të galaktikave ndodh kur errësira kozmike kontrakton veten, dhe nga kjo lind një shpërthim i dritës, një shkëndijë që zgjerohet, duke i dhënë origjinë rregullit të kohës dhe hapësirës. Sipas këtij ligji gjërat gjithmonë kanë një fund, që nënkupton përsëri se parimi unik dhe i përjetshëm i universit është energjia e errët, femërore, krijuese, dhe e përjetshme.
Gjithashtu, njeriu është i ndarë në tonal, përfaqësuar nga gjendja e tij e zgjuar gjatë ditës, dhe nagual, ëndrrat e tij gjatë natës. Nga këto vëzhgime, rrjedh pjesa tjetër e urtësisë së shamanëve. Ata mësojnë se ëndrrat janë një portë për fuqi, sepse, në fund të fundit, ajo që na mban neve është energjia errët, tek e cila ne shkojmë herë pas here për tu rinovuar. Si pasojë, ata e drejtuan gjithë fuqinë e tyre drejt përsosjes së artit të bërjes të vetëdijshëm, ndërsa ishin në gjendje ëndërrimi. Ata e quajtën atë një lloj të veçantë të vëmendjes dhe e përdorën atë për të eksploruar me vetëdije energjinë e errët dhe për të hyrë në kontakt me burimin e universit. Në këtë mënyrë, vëzhgimet fillestare të tyre u kthyen në njohuri praktike.
Një nga shprehjet më të përdorura të tyre ‘është se opinionet që ne krijojmë në lidhje me çdo gjë e transformojnë botën tonë përherë e më shumë në diçka të parashikueshme, deri sa mundësia jonë për të vizituar botë të tjera kthehet në një përrallë.
“Për njeriun modern absolutisht çdo gjë që ekziston është vënë në kategori të caktuara. Ne jemi thjesht makina etiketimi. Ne klasifikojmë botën dhe bota na klasifikon ne. Dhe këto klasifikime janë të trashëguara! “
Shembulli më i mirë i kësaj prirje absurde për të na klasifikuar është ajo që besimtarët e quajnë “mëkati fillestar ‘, mëkati i Adamit dhe Evës, i cili na bën të gjithë ne përjetë mëkatarë dhe gjithashtu, na bën të gjithë ne të sillemi si mëkatarë. “Ne jemi bërë roje burgu perceptuese të njëri-tjetrit. Zinxhiri i mendimit njerëzor është i fuqishëm. “Edhe ndjenjat tona më të thella janë klasifikuar dhe rregulluar në mënyrë që asgjë të mos mund të shpëtojë. Një shembull është mënyra sesi ne largojmë veten nga koha aktuale ku ne po jetojmë, për të përsëritur në mënyrë idiote stereotipet. Ne kemi një koleksion të ditëve paraprakisht: Dita e Nënës, Dita e të Gjithë Shenjtorëve, Ditën e Shën Valentinit, jubile, ditëlindje dhe dasma … Ato janë si shtylla ku ne lidhim jetën tonë për të mos humbur dhe në këtë mënyrë ne ecim mbi Tokë, duke u rrotulluar rreth përshkrimeve tona si kafshë të lidhura për qafe. “
“Me zakonet e tyre si, njerëzit i mbajnë energjitë negative gjallë. Ata i kujtojnë ato, i mbështesin ato, ata i mbajnë ato si një ferr të vërtetë me kujtimet e tyre. Dhe çdo vit përsërisin të njëjtën gjë. Ngurtësia e sjelljes njerëzore shfaqet në këto rutina. “Shamanët pohojnë se për aq kohë sa ka kujtesë, ekziston vetëdija e qenies, pasi rryma aktuale e mendimit është një injeksion i jetës. Vdekja e vërtetë është harresë.” Ideja se koha lëviz në një vijë të drejtë nga e kaluara në të ardhmen është tërësisht primitive , diçka që shkon kundër përvojës së magjistarëve dhe madje edhe të shkencës moderne. Për shkak të këtij interpretimi të kufizuar, shumica e njerëzimit mbahet e burgosur në një tunel të kohës, ku fati i tyre bëhet një përsëritje e pafund e të njëjtës gjë.
“Realiteti i gjendjes tonë është se ne jemi të bllokuar energjitikisht, për shkak të asaj që shamanët e quajnë ‘fiksimi kolektiv i pikës së mbledhjes’. “Pasojë e jashtëzakonshme e atij fiksimit është mënyra sesi ne specializohemi. Kur përgatitemi për një profesion, për shembull, në vend që të zgjerojmë mundësitë tona, ne zakonisht përfundojmë duke u bërë të përgjumur, të mërzitshëm, pa kreativitet dhe pa motivim. Në pak vite, jeta jonë bëhet e mërzitshme, por në vend që të marrim përgjegjësinë dhe të ndryshojmë veten, ne fajësojmë rrethanat dhe fatin tonë.
“Një nga zakonet më të dëmshme që i japin formë inventarit tonë, është zakoni i të treguarit të tjerëve çdo gjë që bëjmë, apo nuk bëjmë. Kjo është një pjesë e rëndësishme e socializimit. Ne duam që të gjenerojnë një imazh të veçantë për veten, por imazhi përfundon duke u kalbur prej pritshmërive të njerëzve të tjerë dhe ne bëhemi imitime të asaj që ne mund të jemi. Në momentin që ata na konsiderojnë si fakte, ne duhet të ndjekim modele të caktuara të sjelljes, madje edhe kur jemi të sëmurë prej tyre apo edhe në qoftë se ne nuk besojmë në to, për shkak se çdo qëllim për të ndryshuar na përplas ne me murin e tyre.