Njeriu i brendshëm dhe njeriu i jashtëm

Njeriu i brendshëm dhe njeriu i jashtëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nga një këndvështrim Personaliteti mund të mendohet si njeriu i jashtëm dhe Esenca si njeriu i brendshëm. Ne e dimë që në rritjen e një fëmije personaliteti gradualisht rrethon esencën aktive dhe bëhet aktiv, ndërsa Esenca bëhet pasive. Kjo gjendje e parë e zhvillimit zakonisht vazhdon gjatë gjithë jetës dhe është e mjaftueshme për qëllime jetësore. Por një zhvillim i mëtejshëm është i mundur dhe për këtë lloj zhvillimi të mëtejshëm flet ezoterizmi. Ai konsiston në një përmbysje. Në fragmente të shkrimeve që vijnë nga shkolla të lidhura me njerëz plotësisht të zhvilluar – domethënë, Njerëz të vetëdijshëm – shpesh do të gjeni referenca për disa ndryshime që janë të nevojshme përpara se Njeriu të arrijë zhvillimin e plotë. Njeriu i rregulluar në jetë, Njeriu me Personalitet aktiv dhe i rritur, dhe me Esencë pasive dhe jo të zhvilluar, nuk është ende një Njeri plotësisht i zhvilluar sipas mësimeve ezoterike. Një konfluzion i madh lind në mendjen e njerëzve sepse kjo ide nuk kuptohet qartë. Jeta e zhvillon njeriun deri në një pikë, por nuk mund ta çojë te ajo pikë përmbysjeje që çon në zhvillimin e tij të mëtejshëm dhe të plotë.

Përmbysja konsiston në bërjen e Personalitetit pasiv dhe Esencës aktive. Arsimimi nuk e sjell dot këtë lloj përmbysjeje. Edukimi rrit personalitetin dhe kështu e largon njeriun më shumë nga thelbi i tij. Njerëzit primitivë mund të jetojnë më afër Thelbit. Mund të thuhet se bota e sotme po vuan nga një zhvillim i gabuar, i njëanshëm i Personalitetit. Nëse nga stresi të gjithë do të bëheshin më të thjeshtë, mund të dukej si përmbysje. Por përmbysja për të cilën flitet në shkrimet ezoterike, vjen vetëm nga brenda, nga përvoja e një njeriu me veten e tij dhe jo përmes një ndryshimi të rrethanave jashtë tij. Ju duhet të mbani mend se jeta juaj e zakonshme, ambiciet dhe interesat e saj mund t’ju merren dhe kur nuk keni asgjë tjetër, ndjeheni vërtet të humbur. Personaliteti është makina përmes së cilës ju përshtateni në jetë dhe ndjeni ndikimet dhe tërheqjet e saj. Nëse ne do të kemi një jetë të vogël të brendshme përveç jetës sonë të jashtme, ne do të kemi diçka ku të mbahemi. Nga një lloj këndvështrimi Personaliteti mund të mendohet si njeriu i jashtëm dhe Thelbi si njeriu i brendshëm.

Nëse një njeri zhvillohet vetëm në anën e jashtme dhe nuk ka zhvillim të brendshëm, ai quhet një makinë e drejtuar nga jeta e jashtme dhe rrota e saj kthyese e rrethanave të ndryshueshme. Megjithatë, Njeriu u krijua si një organizëm vetëzhvillues dhe zhvillimi i plotë konsiston në zhvillimin e Esencës, ose njeriut të brendshëm, përtej zhvillimit të Personalitetit ose njeriut të jashtëm, i cili jep një lidhje për jetën e jashtme dhe punët e saj. I gjithë mësimi ezoterik, ka të bëjë me zhvillimin e njeriut të brendshëm. Shumë pak thuhet për zhvillimin e njeriut të jashtëm, njeriut të biznesit, njeriut profesionist, etj. Por, njerëzit i përziejnë të dyja. Krishti nuk tha që erdhi të bëjë gjithçka të këndshme dhe të kënaqshme në këtë Tokë. Ai tha: “Mos mendoni se erdha për të sjellë paqe në Tokë: Unë nuk erdha për të sjellë paqe, por një shpatë”. (Mat. X 34.) Kushtet e zhvillimit të dytë – përmbysja ose rilindja – janë gjërat e rëndësishme.

Një tokë pa luftë të brendshme të mprehtë dhe kërkime dhe kontradikta nga të gjitha anët vështirë se pritet të prodhojë kushte për zhvillimin e dytë, i cili është i brendshëm, individual dhe gjithashtu një çështje e mendimeve dhe ndjenjave më të thella të dikujt. Megjithatë, pak njerëz mendojnë për atë që quhet ekzistenca e tyre, përveç kushteve dhe nevojave të tyre të jashtme. Të mendosh për jetën e dikujt nga njeriu i brendshëm është një gjë krejt tjetër nga të menduarit për të nga njeriu i jashtëm. Në një person të tillë – që do të thotë, me pak fjalë, në të gjithë ne – ka një ndarje thuajse totale midis njeriut të jashtëm dhe të brendshëm dhe e jashtmja dominon të brendshmen. Është njeriu i brendshëm i zhvilluar ai që duhet të dominojë njeriun e jashtëm.

Për sa kohë që ana e jashtme ose Personaliteti i një njeriu është aktiv dhe merr drejtimin, veçanërisht nga ideja që mund të bëjë, njeriu është nën Ligjin e Aksidentit. Kjo do të thotë, që çdo gjë, rastësore, e kotë dhe e pakuptimtë, mund t’i ndodhë atij. Kur njeriu i brendshëm ose njeriu thelbësor bëhet aktiv ai është nën Ligjin e Fatit dhe atëherë ajo që ndodh është e rëndësishme për të. Personaliteti është nën Ligjin e aksidenteve: Thelbi është nën Ligjin e Fatit. Prandaj, ekziston një pikë tek ne e quajtur Thelbi, që është nën më pak ligje sesa gjithçka që i përket personalitetit ose personalitetit të rremë. Është për tu bërë më të vetëdijshëm për veten dhe jetën tonë të brendshme. Kur një njeri kujton veten, ai është nën veprimin e 24 ligjeve (forcave). Kur ai është në gjumë në emocione negative, etj ai është nën 48 ose 96 ligje (forca).

Kur luftojmë me identifikimin, shumë emocione të panevojshme zhduken. Çfarë do të thotë të luftosh kundër identifikimit? Kjo pyetje na bën të pyesim veten: “çfarë ka në veten time që më bën të identifikohem me këtë ose atë ngjarje, me këtë ose atë situatë?” Përgjigja është se është vetë niveli i psikologjisë së dikujt. Që të gjithë kemi një psikologji të caktuar që na bën të reagojmë dhe të sillemi në mënyrë të caktuar. Çdo njeri, nëse mund të fillojë ta shohë këtë psikologji që e merr si të mirëqenë në veten e tij, e cila është krijuar nga ndikime të panumërta, që nga fëmijëria dhe nëse do të fillonte të provonte për t’u ndarë nga këto reagime të zakonshme mekanike, atëherë do të kishte mundësinë të ndryshonte nivelin e Qenies së tij. Por nëse ai nuk mund ta shohë veten e tij nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë në Qenien e tij.

E gjithë forma juaj quhet Personalitet dhe Personaliteti është nën Ligjin e Aksidenteve. Ekziston një pjesë e caktuar e kësaj makinerie psikologjike të fituar që quhet Personalitet Falso. Dhe kjo është nën kontrollin e akoma më shumë ligjeve (forcave) sesa ka nën kontroll njeriu. Cilat janë karakteristikat e personalitetit të rremë? Ato konsistojnë në atribuimin e gjithçkaje vetvetes përmes kotësisë ose krenarisë. Vetë Personaliteti i fituar mund të përmbajë si gjëra të mira ashtu edhe të këqija, zakone të mira dhe të këqija, por ajo që i mban ato aktive është fuqia e personalitetit të rremë, i cili mban gjithçka së bashku ashtu si është dhe e bën ndryshimin e qenies shumë të vështirë dhe një proçes të tillë ku të duket si i plagosur, i lënduar dhe i mërzitur. Le të flasim për Ligjin e Aksidenteve dhe Ligjin e Fatit. Por duhet t’ju paralajmëroj që nuk është aspak një ide e thjeshtë për tu kuptuar. Me fjalë të tjera, është diçka që më shumë duhet ta kuptoni nga brenda sesa diçka që shpjegohet me fjalë për ju.

Gjëja e parë që duhet të kuptojmë është se kemi nivele të ndryshme tek ne. Njeriu është një kozmos i vogël, një mikrokozmos, që pasqyron në një farë mase Kozmosin e Madh. Makrokozmosi na është dhënë në formën e Rrezes së krijimit e cila është e bazuar në nivele të ndryshme. Një nivel i lartë, siç është, le të themi, niveli i Diellit, është nën veprimin e 12 ligjeve (forcave), ndërsa niveli më i ulët në të cilin ne jetojmë është nën veprimin e 48 ligjeve (forcave). Si një formulim i përgjithshëm Esenca brenda nesh është nën veprimin e 24 ligjeve (forcave) dhe Personaliteti i marrë në tërësi është nën veprimin e 48 ligjeve (forcave). Duke supozuar se një njeri është shumë i identifikuar me Personalitetin e tij përmes personalitetit të tij të rremë, i cili është nën një numër akoma më të madh ligjesh – atëherë një njeri i tillë është nën Ligjin e aksidenteve. Ai mund të vritet edhe kur nuk duhet të vritet – domethënë, ai mund të vritet nga Ligji i Aksidentit sepse ai identifikohet me Personalitetin e tij.

E gjithë kjo punë konsiston në mos identifikimin me personalitetin, veçanërisht me personalitetin e rremë dhe ndarjen nga personaliteti. Nëse jeni identifikuar plotësisht me veten dhe e konsideroni veten të mirëqenë dhe nuk shihni se keni ndonjë gjë të quajtur psikologji ose personalitet, nëse veproni gjithmonë mekanikisht nga Personaliteti juaj i fituar dhe e konsideroni atë si veten tuaj, nuk jeni nën Ligjin e Fatit tuaj i cili i përket esencës ose anës më të brendshme tek ju. Çdo gjë që bëni është në një kuptim joreale sepse nuk po e bëni atë vetë. Ndërsa rritet aftësia për të kuptuar tek një burrë apo një grua, ata shohin gjithnjë e më tepër se shumë gjëra për të cilat kanë menduar dhe thënë nuk janë të vërteta dhe realisht nuk u përkasin atyre, por janë fituar nga imitimi. Të kuptuarit është forca më e fortë që ne mund të krijojmë në veten tonë dhe sa më shumë të kuptojmë, aq më shumë rezultate do të kemi.

Kur njeriu bën diçka nga të kuptuarit e tij, ai nuk po vepron mekanikisht nga Personaliteti i tij i rremë, por ai po vepron nga diçka më e brendshme, diçka më e thellë dhe kur kkjo ndodh, ai ka më shumë të ngjarë të jetë nën Ligjin e Fatit të tij. Kur ai vepron nga ana e jashtme e vetvetes, nga ndonjë anë e ngacmuar, ka më shumë të ngjarë të jetë nën ligjin e Aksidentit. Një njeri që bën gjithçka sepse dëshiron të jetë njësoj si njerëzit e tjerë është një njeri që nuk po vepron nga asgjë e brendshme. Ai po vepron nga ana e jashtme e vetvetes, nga Personaliteti. Ai në të vërtetë nuk e mendon atë që po bën, madje as nuk e ndjen atë që po bën, përveç se po bën detyrën e tij, ashtu siç e kanë mësuar.

Ai shkon me rrjedhën mekanike të gjërave dhe nuk ka asnjë gjurmë të të menduarit individual, të ndjenjës individuale, për sa i përket situatave që shfaqen, por gjithmonë vepron mekanikisht sipas formimit të personalitetit të tij. Me fjalë të tjera, nuk ka njeri të vërtetë atje, asnjë individ të vërtetë, por një lloj njeriu të prodhuar në masë. Një person i tillë është nën Ligjin e Aksidentit pak a shumë dhe një njeri i tillë ka shumë rrallë ndonjë moment të sinqertë me veten e tij. Ai shkon me makinerinë e tij psikologjike që i kanë krijuar dhe thjesht është një makinë – që është, plotësisht e identifikuar me personalitetin e tij dhe i duket ai personalitet si vetë qenia e tij. Ai kurrë nuk vë në dyshim atë që bën, ai kurrë nuk mendon për atë që bën. Një njeri i tillë i përket rrethit mekanik të njerëzimit dhe është një mjaft larg nga Rrethi i vetëdijshëm i njerëzimit. Pikëpamjet e tij janë stereotipe, qëndrimet e tij janë të fituara dhe kështu ai është – një lloj njeriu normal, por mjaft i fjetur për veten e tij. Një njeri i tillë nuk është nën Ligjin e Fatit të tij.

Nëse një njeri i tillë fillon të vëzhgojë veten dhe fillon të vërejë atë që ai thotë dhe si sillet dhe herë pas here fillon të pyesë veten pse i thotë këto gjëra dhe pse gjithnjë sillet në një mënyrë të caktuar – atëherë ai njeri po fillon të vëzhgojë veten dhe përmes vetë-vëzhgimit po fillon të mos identifikohet me veten e tij. Ky njeri, ka filluar të kalojë në një person më të brendshëm – vetveten. Ka filluar të ndahet nga Personaliteti, dhe veçanërisht nga Personaliteti i rremë që rregullon jetën e jashtme. Ka filluar të kalojë, në një nivel më të thellë të vetvetes. Me fjalë të tjera, ka filluar të kalojë në ato që janë vërtet thelbësore. Përmes kësaj përpjekjeje kundër identifikimit mekanik, ata pashmangshëm zbulojnë se shumë emocione që kanë konsideruar deri më tani si të nevojshme bëhen të panevojshme. Ata zbulojnë se shumë emocione të panevojshme zhduken nga jeta e tyre dhe kjo vlen edhe për shumë mendime, shumë mënyra të të menduarit, për të cilat ata më parë mendonin se ishin të rëndësishme. E gjithë kjo nënkupton një lëvizje brenda, drejt pjesës thelbësore të vetvetes, e cila është pjesa e vërtetë. Përfundimisht ata mund të hyjnë vërtet nën Ligjin e Fatit të tyre. Vini re se Ligji i Fatit që i përket Thelbit është i dominuar nga më pak ligje sesa ligjet që rregullojnë Personalitetin.

I gjithë zhvillimi konsiston në një ngritje të të gjithë nivelit të qenies suaj në drejtim të Rrezes së Krijimit në një nivel ku ekzistojnë më pak forca. Thuhet se është e mundur që njeriu të arrijë nivelin e Diellit. Por kjo është shumë larg për ne për momentin. Aktualisht, ne të gjithë duhet të shqetësohemi për ndarjen nga Personaliteti dhe vëzhgimin e emocioneve të panevojshme. Shqetësimi është një emocion i panevojshëm. Të ndjerit tragjik për gjithçka është një emocion i panevojshëm. Të qenit shumë i shqetësuar për mënyrën se si dikush po ecën në jetë ose sesi vetë bota po shkon, ndoshta mund t’i përkasë kategorisë së emocioneve të panevojshme. Të gjitha emocionet negative janë të panevojshme, pavarësisht nëse ato janë ankth ose shqetësime ose më saktë ato që mund t’i quani emocione të detyrueshme. Disa njerëz, me shumë ankth, shpesh thonë diçka të tillë: “Unë besoj në këtë punë, besoj se do të më ndihmojë. Do të doja të dija se çfarë është ajo që duhet të heq dorë”. Ata e bëjnë këtë pyetje me ankth ose edhe në mënyrë tragjike.

Ata duhet të shohin se ata identifikohen me të gjendjen e ankthit dhe kjo është gjëja që duhet të sakrifikojnë. Por a prisni që një person që është shumë i identifikuar me veten e tij ta kuptojë këtë? Kjo është vështirësia e madhe. Kur njerëzit thonë se do të heqin dorë, për shembull, nga diçka, ata bëjnë një gabim të madh. Ata flasin sikur të kishin vullnet, sikur të ishte diçka e mbaruar përgjithmonë. Por e gjithë kjo është iluzion. Ata duhet të shohin, përmes vëzhgimit të gjatë të vetvetes, se ata nuk e kanë Vullnet, por kanë shumë dëshira të ndryshme. Çdo Unë ka dëshirat e veta, kështu që si mund të heqin dorë? Mësimet ezoterike thotë se ka vetëm një gjë nga e cila mund të heqim dorë – vuajtjet tona. Por nuk është diçka e thjeshtë të heqësh dorë nga vuajtja juaj mekanike. E megjithatë është e vetmja gjë që mund të heqim dorë në nivelin ku jemi. Hiqni dorë nga vuajtja juaj.

Dhe kjo është një lëvizje drejt anës reale të vetvetes, anës së brendshme, anës thelbësore, e cila është nën 24 ligjet (forcat) e Fatit. Fati është ajo që ne duhet të jemi. Të gjithë janë krijuar për të qenë diçka përmes fatit dhe sa më shumë të bëhemi thelbësorë, aq më pak forca kanë efekt mbi ne. Fati me të vërtetë nënkupton atë që është paracaktuar, fatin e vërtetë të një personi. Padyshim që ai mund të bëhet diçka krejt ndryshe nga sa ishte në jetë. Shumë gjëra aksidentale, që i përkasin personalitetit të tij dhe veçanërisht personalitetit të tij të rremë, mund të bien. Por një njeri i tillë do të arrijë në një pikë që i jep atij qendrën e vërtetë të gravitetit. Ai nuk do të jetë më një njeri artificial, një njeri i shpikur, në sipërfaqe, por ai do të bëhet një Njeri i vërtetë.

Qëllimi i kësaj pune është të na bëjë njerëz të vërtetë, jo njerëz të sajuar, të qeverisur nga Personaliteti Falso, sepse, si të tillë, asgjë që na ndodh, ose le të themi, shumë pak, na takon vërtetë. Nga një këndvështrim nuk duhet të heqësh dorë nga asgjë, as nuk duhet të të thuhet që të bësh diçka. Pra, shumë nga kjo punë konsiston në mos bërjen e diçkaje që keni bërë gjithmonë. Por këtu qëndron një luftë e gjatë për të kuptuar se sa të buta janë ndikimet e kësaj pune. Ju për shembull, duhet të hiqni dorë nga emocionet tuaja negative. Por çfarë do të thotë të heqësh dorë nga emocionet negative? Para së gjithash, ju duhet t’i vëzhgoni ato, dhe pastaj të përpiqeni të mos identifikoheni me to. Shumica e njerëzve, pesë minuta pasi ngrihen në mëngjes, fillojnë të identifikohen me emocionet negative – d.m.th. ata identifikohen me reagimet e tyre të zakonshme personale ndaj jetës.

Ata nuk vëzhgojnë se çfarë u ndodh atyre thjesht sepse nuk kanë vetëvëzhgim në sensin e brendshëm. Ata e lënë veten të shkojë ku ta çojë era. Ata nuk e mbajnë dot veten së bashku. Me fjalë të tjera, ata menjëherë bien në gjumë sapo ngrihen. Ata e kalojnë ditën dukeë tërhequr situata dhe gjëra që nuk do të vinin për ta nëse do ishin të vetëdijshëm. Puna e gjysmë ore në mëngjes mund të bëjë një ndryshim të madh gjatë gjithë ditës. Ju të gjithë mund të shihni vetë se çfarë do të thotë të jesh nën Ligjin e Aksidenteve dhe Ligjin e Fatit. Por njerëzit duhet ta gjejnë vetë këtë. Njerëzit shpesh bëjnë gjëra të kota në momentin që zgjohen në mëngjes. Pyes veten pse. A është e nevojshme të zhyteni menjëherë në aksidentet e jetës pa formuar në veten tuaj një rezistencë të caktuar ndaj jetës, pa pasur një moment të caktuar të shenjtë me veten, në mënyrë që jeta dhe të gjitha aksidentet e saj të mos hyjnë menjëherë dhe të pushtojnë gjithë psikologjinë tuaj? Kjo është një arsye pse shumë kultura luten në mëngjes, mosfutja në ligjin e aksidenteve.

Close Menu
error: Përmbajtja nuk mund të kopjohet