Natyra e mendjes

Natyra e mendjes

Na ndiqni në rrjetet sociale

Problemi, që është baza e të gjitha problemeve, është vetë mendja. Pra, gjëja e parë që ju duhet të dini është se çfarë është mendja, nëse ajo është një entitet apo vetëm një proces, nëse është substanciale apo vetëm dicka në dukje. Nëse nuk njihet natyra e mendjes, ju kurrë nuk do të mund të zgjidhni ndonjë problem të jetës tuaj. Ju mund të luftoni, por nëse ju përpiqeni të zgjidhni problemet nji nga nji, individuale, ju jeni destinuar të dështoni: kjo është absolutisht e sigurtë. Në fakt, nuk ekziston asnjë problem: mendja është problemi. Edhe në qoftë se ju zgjidhni problemet nji nga nji, nuk do të shërbejë për asgjë, sepse rrënja mbetet e paprekur.

Është vetëm një pemë e krasitur, por rrënjët ngelen. Dalin prapë gjethe të reja, degë të reja madje edhe më shumë se më parë dhe nëse nuk kuptoni këtë do të shkatërroni veten, jo pemën. Në këtë luftë, ju do të harxhoni energjinë, kohën, jetën, dhe pema do të bëhet më e madhe dhe më e fortë, më e trashë dhe më e dendur. Ju do të habiteni me atë që ndodh: ju bëni një punë të vështirë, duke u përpjekur për të zgjidhur këtë apo atë problem, por problemet do të vazhdojnë të shtohen. Edhe në qoftë se ju zgjidhni një problem, dhjetë të tjera do të marrin vendin e tij. Mos u mundoni të zgjidhni problemet individuale veçmas: ata nuk ekzistojnë, mendja në vetvete është problemi.

Por mendja është e fshehur nëntokë kjo është arsyeja pse unë them se është rrënjë: nuk shihet. Kur ju përballeni me një problem, ai është në dritë të diellit, ju mund ta shihni atë, dhe për këtë arsye ju mashtroheni . Gjithmonë mbani mend se çfarë ju shihni nuk është kurrë rrënjë: rrënja është gjithmonë e padukshme, është gjithmonë e fshehur. Mos luftoni me atë që është e dukshme, sepse do të gjendeni duke luftuar me hijet. Ju do të humbisni, por të njëjtat probleme do të vazhdojnë të dalin në sipërfaqe. Nëse ju shikoni në jetën tuaj, ju mund të kuptoni se çfarë dua të them. Unë nuk jam duke folur për mendjen në një nivel teorik, por për realitetin e saj praktik. Ky është fakti që: mendja duhet të shpërbëhet. Njerëzit vijnë tek unë dhe më pyesin: ” Si mund të të kemi një mendje të qetë ? ”

Dhe unë i them , “Nuk ekziston dicka e tillë . MENDJE E QETË ? Unë kurrë nuk kam dëgjuar dicka të tillë. “Mendja kurrë nuk është e qetë , qetësia nuk vjen nga mendja, qetësia nuk është mendje. Mendja në vetvete, nuk mund të jetë e qetë. Për vetë natyrën e saj, mendja është tension dhe është një gjendje konfuzioni. Mendja kurrë nuk mund të jetë e pastër, nuk mund të ketë qartësi, sepse nga natyra e saj është konfuzion, e paqartë. Qartësia është e mundur pa mendjen, qetësia është e mundur pa mendjen, lumturia është e mundur pa mendjen. Pra, kurrë mos u përpiqni të arrini një mendje të qetë. Nëse ju e provoni, që në fillim jeni duke lëvizur në një dimension të pamundur.

Pra,gjëja e parë që duhet të bëni është që të kuptoni natyrën e mendjes sepse vetëm kështu ju do të mund të bëni diçka.” Nëse ju provoni për të vëzhguar, ju do të shihni se ju nuk keni hasur ndonjëherë në diçka si mendja sepse nuk është dicka por është vetëm një proces që i ngjason një turme. Ka mendime individuale, por aktivizohen në mënyrë aq të shpejtë sa që është e pamundur që të shohësh intervalet mes njëra tjetrës. Nuk mund të shihni këto intervale, për shkak se ju nuk jeni të vetëdijshëm dhe keni nevojë për një intuitë më të thellë. Në momentin që sytë tuaj do të depërtojnë më thellë, do arrini të dalloni një mendim, pastaj një tjetër dhe një tjetër, por nuk do të arrini të gjeni dot një mendje . Grupi i mendimeve – miliona mendime – ju japin iluzionin se mendja ekziston. Është vetëm si një turmë: miliona njerëz që mblidhen bashkë kjo mund të përkufizohet si “turmë ” ?

Të qenit së bashku, mbledhur në një grup, ju jep perceptimin se ekziston një ” turmë “. Por në fakt ekzistojnë vetëm individët dhe ky është hapi i parë në kuptimin e mendjes. Oservojeni dhe do të gjeni mendimet, por jo mendjen. Dhe në qoftë se ky vëzhgim bëhet vërtet një eksperiencë e drejtpërdrejtë – jo pse unë po jua them kështu sepse në këtë rast nuk të ndihmon shumë – në qoftë se bëhet përvoja juaj, nëse bëhet një element i njohurive tuaja, papritmas, shumë gjëra do të fillojnë të ndryshojnë sepse ju keni kuptuar një aspekt të thellë të mendjes. Vëzhgoje mendjen dhe shih se ku është dhe çfarë është ajo. Ju do të zbuloni se ka hapësira të ndërmjet mendimeve. Dhe nëse ju zgjasni vëzhgimin tuaj do të vini re që intervalet janë më të shumta se mendimet, dhe çdo mendim është i ndarë nga tjetri. Dhe nëse shkoni më thellë intervale më të gjera do të gjeni.

Do të shihni një mendim pastaj një hapësirë ku nuk ka asnjë mendim, një tjetër mendim, pastaj një tjetër hapësirë përsëri. Nëse jeni të pavetëdijshëm, ju nuk mund ti shihni këto intervale dhe kërceni nga një mendim në tjetrin, pa e parë kurrë intervalin. Me vetëdije ju do të shihni më shumë hapësira dhe nëse ju bëheni plotësisht të vetëdijshëm, atëherë do të zbuloni hapësira shumë të mëdha. Dhe pikërisht në ato hapësira ndodh” Satori “. Në këto hapësira, e vërteta troket në derën tuaj. Në ato hapësira ti e kupton Zotin ose cdo gjë tjetër që ju kuptoni me këtë eksperiencë. Pastaj kur vetëdija është absolute, atëherë ekziston vetëm një hapësirë e gjerë. Kjo ndodh njësoj si me retë: retë janë duke lëvizur, dhe mund të jetë aq të dendura sa të mos ju lejojnë të shihni qiellin e fshehur prapa tyre. Pafundësia e qiellit blu ka humbur dhe ju jeni plotësisht të mbështjellë nga retë .

E njëjta gjë ndodh brenda jush: ju jeni pafundësia blu e qiellit dhe mendimet janë si retë që rrinë pezull mbi ty dhe të bllokojnë. Por ekzistojnë intervale, qielli ekziston. Të imagjinoni për një moment, se çfarë është qielli, është Satori; të bëhesh qielli është Samadhi. Mendja nuk ekziston si një entitet i veçantë. Kjo është gjëja e parë: ka mendime vetëm. Gjëja e dytë: mendimet ekzistojnë ndaras dhe të pavarura nga ju, nuk janë një me natyrën tuaj, por vijnë dhe shkojnë, ndërsa ju vazhdoni të ekzistoni. Ti je si qielli që është gjithmonë aty, as nuk vjen, as nuk ikën. Retë kalojnë dhe janë një fenomen i disa çasteve, nuk zgjasin përgjithmonë. Edhe në qoftë se do të përpiqshit për të kapur një mendim, ju nuk do mund ta mbanit atë për shumë kohë: duhet që të ikë sepse ai lind dhe vdes. Mendimet nuk janë të tuat, nuk të përkasin. Janë vizitorë, por ata nuk janë të zotët e shtëpisë. Vezhgoni në thellësi dhe në atë pikë ju do jeni me të vërtetë I zoti dhe mendimet do të jenë të ftuarit. Dhe për aq kohë sa ata janë vizitorë janë shumë mirë, por në qoftë se ju harroni plotësisht të jeni i zoti i shtëpisë, dhe ato zenë vendin tuaj, atëherë ju do të jeni në telashe.

Pranojini mysafirët, kujdesuni për ta, por mos u identifikoni me ta, sepse ndryshe ata do të bëhen padronët e tu dhe mendja bëhet problem, sepse mendimet janë rrënjosur aq thellë brenda saqë ju e keni harruar krejtësisht distancën mes jush dhe tyre, dhe keni harruar se ata janë vetëm vizitorë që vijnë dhe shkojnë. Kujtoni gjithmonë: se cila është natyra juaj. Jini gjithmonë të vëmendshëm, pa bërë asnjë dallim sepse në fakt, duke bërë dallimin në mes mendimeve të mira dhe të këqija, çfarë do të bëni? Ju afroheni me mendimet e mira dhe do refuzoni ato të këqija por kjo herët apo vonë do ju identifikojë vetëm me ato të mira, dhe pa kuptuar ato do të bëhen padronë. Çdo mendim i mirë apo i keq, kur bëhet zotërues, krijon mjerim, sepse nuk është i vërtetë.

Mendimi është një imitues me të cilin ti identifikohesh dhe ky identifikimi është një sëmundje. Gurdjieff theksonte nevojën e vetëm një gjëje: mos identifikimin me atë që vjen dhe shkon. Mëngjesi dita, mbrëmja vijnë dhe pastaj shkojnë larg; vjen nata dhe pastaj prapë mëngjesi. Ju mbeteni ( jo si “ju” , sepse edhe ky është një mendim), por si vetëdije e pastër, jo si emër, jo si formë, jo si trup sepse një ditë ju do të kuptoni se të gjitha këto janë mendime. Vetëm fenomeni i vërtetë i të qenit të vetëdijshëm, vetëm kjo mbetet. Nëse ju identifikoni veten, ju bëheni mendje. Nëse ju identifikoni veten ju bëheni trupi . Nëse ju identifikoheni do të bëheni emri dhe forma, dhe në këtë pike ajo çfarë është e çastit fiton rëndësi. Nëse ju vazhdoni të vëzhgoni, shpejt do të shkoni në një pike tjetër ku ju do të vini re se mendimet janë ndërhyrës, të huaj.

Asnjë mendim nuk është i juaji, gjithmonë të hyjnë nga jashtë, ju jeni vetëm një zone kalimi. Një zog hyn në shtëpi nëpërmjet një dere dhe fluturon larg nga një tjetër. Ashtu si një mendim vjen dhe shkon jashtë për ju. Ju vazhdoni të besoni se mendimet janë tuajat dhe jo vetëm, por ju luftoni për ta, duke thënë: “Ky është mendimi im, kjo është e vërtetë. ” Flisni, diskutoni, debatoni, duke u përpjekur për të treguar se çfarë është mendimi juaj. Por jo asnjë mendim nuk është mendimi juaj, asnjë mendim nuk është origjinal, të gjithë janë të huazuar. Një mendim është për ju i jashtëm, si një objekt. Fizikanti i famshëm, Eddington ka thënë diku sesa më shumë shkenca shkon në analizë të thellë të materies aq më fort forcohet vetëdija se gjërat janë mendime… Nëse ju shkoni thellë në veten tuaj, mendimet tuaja do të jenë më shumë të ngjashme me gjëra. Në fakt, ata janë dy anët e të njëjtës dukuri: një gjë është një mendim dhe një mendim është një gjë.

Çfarë dua të them duke thënë se një mendim është një gjë? Kjo do të thotë se ju mund të hidhni mendimet tuaja njësoj siç bëni me gjëra të tjera. Me një mendim ju mund edhe të godisni dikë në kokë, ashtu siç ju bëni me një objekt . Me një mendim mund të vrisni një person. Ju mund të ofrojnë mendimet si një dhuratë, ose ti përhapni ato si një sëmundje. Mendimet janë gjëra, ato kanë force por nuk ju përkasin. Ato vijnë, rrinë për pak, brenda teje dhe pastaj largohen. Universi është plot me mendime dhe gjëra që përfaqësojnë tensionin fizik të mendimeve dhe tensionin mendor të gjërave. Pra mendimet janë gjëra që kanë fuqinë dhe ne duhet ti trajtojmë ato me kujdes. Zakonisht ju vazhdoni, pavetëdije, të mendoni për çdo gjë.

Është e vështirë të gjesh një person i cili, me mendje nuk ka kryer të gjitha llojet e krimeve: çdo person që mendon është përgjegjës për gjithçka që ndodh. Nëse toka është ferr, ju keni marrë pjesë në krijimin e këtij ferri. Mos e hidhni mbi të tjerët përgjegjësinë, sepse ajo është edhe juaja, është një fenomen që prek tërë bashkësinë. Mendimi udhëton shumë shpejt, bile edhe më shpejt se drita pasi ajo ka nevojë për hapësirë për të lëvizur kurse mendimi udhëton edhe më shpejt, pasi nuk ka nevojë për kohë për të lëvizur dhe hapësira nuk ekziston për të. Nga veprimet edhe mund të mbrohesh, por jo nga mendimet. Të gjithë janë të pambrojtur nga mendimet. Të hysh përtej mendimeve është një domosdoshmëri për të qenë të lirë nga gjithçka që na rrethon..

Çdo mendim ka një efekt të vërtetë për veten dhe për të tjerët. Prandaj jini shumë të kujdesshëm! Nëse unë them jini shumë të kujdesshëm, nuk them për të pasur mendime pozitive sepse në qoftë se ju keni mendime pozitive, ju gjithashtu do keni negative . Si mund të ketë të mirë pa të keqe? Nëse ju mendoni për dashurinë, ju do të gjeni pranë dhe rreth dashurisë, urrejtjen të fshehur. Ju nuk mund të mendoni për atë në një nivel të vetëdijshëm, dashuria mund të banojë në hapësirat koshiente mendjes, por urrejtja është e fshehur në pavetëdije dhe të dyja lëvizin së bashku.

Por ekziston edhe një cilësi e të qënit krejtësisht të ndryshëm, e cila lind nga hapësirat përtej mendimeve: jo mendime pozitive apo negative, por vetëm një gjendje e jomendjes . Vëzhgues i vetëdijshëm por jo duke menduar. Dhe në qoftë se ndonjë mendim hyn … dhe patjetër do hyjë e do ndalet për tu rritur brenda vetëdijes tuaj. Por ka diçka: kur ju bëheni më të vetëdijshëm, ai thjesht zhduket, shkrin, sepse vetëdija krijon një energji më të fortë se mendimet. Vetëdija është si zjarr për mendimet dhe mendimet janë si errësira: të vijnë vetëm nëse nuk ka brenda dritë. Vetëdija është një zjarr dhe sa më të vetëdijshëm të bëheni aq më pak mendimet do të vijnë tek ju. Do të vijnë rrotull jush dhe do të largohen. Ju do ti shihni të arrijnë dhe të marrin një rrugë tjetër. Në këtë pikë ju mund të shkoni kudo, madje edhe në ferr ,por asgjë nuk do të mund t’ju prekë më.

Close Menu
error: Përmbajtja nuk mund të kopjohet