“Lindja është e dhimbshme, pleqëria është e dhimbshme, sëmundja është e dhimbshme, qëndrimi me gjërat që nuk duam është i dhimbshëm, ndarja nga gjërat që duam është e dhimbshme, dëshirat që nuk realizohen, janë të dhimbshme gjithashtu. “-
“Ne marrim formë nga mendimet tona; ne bëhemi ajo çfarë ne mendojmë. Kur mendja është e pastër, gëzimi ndjek si një hije që nuk largohet kurrë.”
“Mijëra qirinj mund të ndriçohen nga një qiri i vetëm dhe jeta e qiririt nuk shkurtohet. Lumturia nuk pakësohet kurrë duke u ndarë.”
Mahakashyapa
Një ditë Suda, një njeri i varfër në Vaishali – gjeti në pellgun e tij, një zambak uji jashtë stinës. Ai ishte shumë i lumtur që mund ta shiste atë për një çmim të mirë sepse nuk ishte sezoni. Ai mori lulen dhe ndërsa po shkonte drejt pallatit, pa njeriun më të pasur të qytetit që po vinte drejt tij në karrocën e tij të artë. Duke parë lulen e bukur të zambakut, njeriu i pasur ndaloi dhe pyeti Sudën: “Sa do për lulen tënde të zambakut?” Suda i varfër nuk mund të konceptonte dot sa shumë. Ai tha: “sado që të më japësh do të jetë e mjaftueshme për mua. Unë jam një njeri i varfër”. Njeriu i pasur tha: “Ndoshta ti nuk e di, por unë do të shkoj të shoh Gautama Budën dhe unë do të doja që këtë lule zambaku ta vendosja në këmbët e tij. Edhe ai do të befasohet me një dhuratë të tillë. Unë do të të jap pesëqind monedha ari”. Suda nuk mund ta besonte. Ai nuk kishte ëndërruar ndonjëherë se do të kishte pesëqind monedha ari.
Por pikërisht atë moment kalon mbreti. Karroca e mbretit u ndal dhe mbreti i tha Sudës: “Çfarëdo që të jep ai njeri i pasur, unë do të të jap katër herë më shumë.”. Suda nuk mund ta besonte atë që po ndodhte. Pesëqind monedha ari, katër herë më shumë për një lule të vetme. Ai e pyeti mbretin, “Unë nuk e kuptoj. Cila është arsyeja pse jeni aq i interesuar?” Por njeriu i pasur nuk mposhtej aq lehtë. Ai ishte më i pasur se mbreti; në fakt mbreti i detyrohej atij shumë para. Ai tha: “Nuk është e drejtë. Ju jeni mbreti, por tani ne jemi konkurrentë. Unë do të jap katër herë më shumë sesa ajo që jep mbreti.” Dhe në këtë mënyrë ata vazhduan katër herë, katër herë … dhe Suda i shkretë s’po dinte më të llogariste shumën e parave. Ai nuk dinte shumë aritmetikë. Por një gjë ai papritmas e kuptoi. Dhe ai i ndaloi të dy burrat dhe tha: “Prisni, nuk do ta shes”. Të dy u shokuan dhe thanë: “Cili është problemi? A do më shumë?” Ai tha, “Unë nuk e di se sa ka shkuar çmimi. Dhe unë nuk dua më shumë. Unë thjesht nuk dua ta shes atë për arsyen e thjeshtë që të dy doni t’ia jepni Gautama Budës.
Unë nuk di asgjë për të, unë kam dëgjuar vetëm emrin e tij. Nëse ai njeri është i tillë që ju jeni duke luftuar duke dhënë aq shumë para, atëherë unë nuk do të humbas shansin. Unë do t’ia jap vetë lulen Gautama Budës. Dhe Suda shkoi te Buda. Mbreti dhe njeriu i pasur kishin arritur atje më parë dhe ata e kishin treguar tashmë historinë. Suda, mbërriti, preku këmbët e Budës dhe ofroi lulen e zambakut në këmbët e tij. Gautama Buda tha: “Sudas, ti duhet të kishe pranuar; ata po të jepnin aq shumë para. Unë nuk mund të të jap asgjë”. Kishte lot në sytë e Sudas dhe ai tha: “Nëse thjesht mund ta mbash në dorë lulen time, kjo mjafton. Është shumë më e madhe se e gjithë mbretëria. Është shumë më e madhe se gjithë thesari i një njeriu të pasur. Unë jam i varfër, por jam në rregull; e fitoj jetesën time. Nuk ka nevojë që unë të jem i pasur. Por do të jetë një ngjarje historike që do të kujtohet në shekuj. Sudas dhe lulja e tij do të mbahen mend. Thjesht merre atë në dorë”.
Buda mori lulen në dorë … dhe kjo ishte koha e mëngjesit, kur ai jepte mësimin e mëngjesit. Të gjithë prisnin që të fillonte, por në vend që të fillonte, ai thjesht vazhdoi të shikonte lulen e zambakut. Minutat kaluan, një orë kaloi. Njerëzit filluan të shqetësohen, duke menduar: “Çfarë ka ndodhur? Kjo lule duket se ka diçka magjike që ai thjesht po e shikon atë”. Në atë moment Mahakashyapa, një nga dishepujt e Gautama Budës – i cili nuk kishte folur kurrë – qeshi me të madhe. Gautama Buda thirri Mahakashyapa dhe i dha lulen. Dhe ai tha: “Nuk është vetëm lulja që po të jap, po të transmetoj tërë dritën time, tërë aromën time, tërë zgjimin tim. Është një transmetim në heshtje; kjo lule është vetëm simbolike”.
Njerëzit më pas e pyetën Mahakashyapa: “Çfarë ndodhi? Megjithëse ishim të pranishëm dhe ishim dëshmitarë okularë, ne nuk mund të shihnim asgjë përveçse lules që të dha. Dhe ti preke këmbët e Gautama Budës dhe u ktheve përsëri në vendin tënd dhe mbylle sytë. Çfarë ndodhi?” Mahakashyapa raportohet të ketë thënë vetëm një gjë: “Pyesni mësuesin tim. Ndërsa ai është gjallë, unë nuk kam të drejtë të përgjigjem.” Dhe Gautama Buda tha: “Ky është një fillim i ri, për të transferuar pa fjalë tërë përvojën time. Dikush duhet të jetë pranues. Dhe Mahakashyapa, nga e qeshura e tij, tregoi pranueshmërinë e tij. Ju nuk e dini pse ai qeshi. Ai qeshi sepse në atë moment, ai papritmas pa veten e tij dhe kuptoi që ai është gjithashtu një Buda. Dhe unë i ofrova lulen si njohje – “Unë pranoj zgjimin tënd”. Ky moment ishte fillimi i Zen në botë.
Mi bëj ato pyetje
Një burrë shkoi te Buda. Ai ishte një studiues i madh, një lloj profesori, kishte shkruar shumë libra, ishte i njohur në të gjithë vendin. Maulingaputta ishte emri i tij. Ai i tha Budës: ‘Unë kam ardhur me dhjetëra pyetje dhe ti duhet t’i përgjigjesh atyre’. Buda tha: ‘Unë do të përgjigjem, por ti do të duhet të përmbushësh një kërkesë. Për një vit do të duhet të jesh me mua në heshtje totale, pastaj unë do të përgjigjem – jo më përpara. Tani mund të përgjigjem, por ti nuk do të marrësh përgjigje sepse nuk je gati, dhe çfarëdo që them unë do e keqinterpretosh sepse ke shumë interpretime që mbushin mendjen tënde. Çfarëdo që them unë do të kalojë në mendjen tënde, prandaj për një vit thjesht hesht që të humbësh dijet.
Kur të jesh bosh, çfarëdo që do që të kërkosh unë do të përgjigjem, të premtoj. Ndërsa po e thoshte këtë, një tjetër nga dishepujt e Budës, Sariputta, i ulur nën një pemë, filloi të qeshë – një e qeshur e çmendur. Maulingaputta u ndje në siklet. Ai tha: Çfarë ka? Pse po qesh?’ Sariputta ia ktheu, ‘Unë nuk qesh me ty, unë po qesh me veten time. Ka kaluar një vit. Ky njeri më mashtroi edhe mua si ty. Unë erdha me shumë pyetje dhe ai tha: “Prit një vit”, dhe unë prita. Tani unë jam duke qeshur sepse tani ato pyetje janë zhdukur. Ai vazhdon duke mi kërkuar: “M’i bëj ato pyetje!” por nuk mund t’i bëj më ato pyetje. Ato janë zhdukur.
Dyert e parajsës
Një histori tregohet kur Buda arriti në dyert e parajsës. Dyert u hapën, engjëjt vallëzonin dhe këndonin për ta marrë atë – sepse rrallë ndodh në miliona vjet që një qenie njerëzore të bëhet Budë. Të gjithë Budat e lashtë ishin mbledhur dhe kishte gëzim të madh. Luhej muzikë dhe gjithçka ishte zbukuruar – ishte një ditë feste. Por Buda nuk hyri në derë. Dhe Budat e lashtë, të gjithë me duar të palosura, e pyetën, duke i kërkuar të hynte: “Pse po qëndron jashtë?” Dhe Buda thuhet të ketë thënë: “Derisa të hyjnë të gjithë të tjerët që vijnë pas meje, unë nuk do të hyj. Unë do të rri jashtë, sepse nëse futem, atëherë unë do të zhdukem dhe nuk do të jem më asnjë ndihmë për këta njerëz. Shikoj miliona njerëz që pengohen dhe zhyten në errësirë. Unë vetë kam kërkuar në të njëjtën mënyrë për miliona jetë. Do të doja t’u jepja atyre dorën time. Ju lutemi mbyllni derën. Kur të gjithë të kenë ardhur unë do të trokas vetë, vetëm atëherë mund të më pranoni.
Gjumi i ndodh trupit
Ananda e pyeti Budën një herë …. Për dhjetë vjet ai jetoi me Budën dhe befasohej që ai rrinte në të njëjtin pozicion tërë natën. Kudo ku vendoste dorën, ai e mbante aty tërë natën. Ai e pa shumë herë. Dhe ai habitej sesi ai mbante të njëjtin pozicion tërë natën. Ai nuk mundi ta mbante kuriozitetin e tij. Një ditë ai i tha: “Nuk është e drejtë për mua të ngrihem natën dhe të shikoj ty, nuk duhet të bëj një gjë të tillë, por unë jam kurioz për ty – si mund të rrish në të njëjtin pozicion pa lëvizur fare? A fle apo vazhdon në vetëdijen tënde? ” Dhe Buda i tha: “Gjumi ndodh në trup, por unë rri vigjilent. Gjumi vjen, trupi bie në qetësi, – por unë mbaj vetëdijen time të ndezur gjithë kohën. Trupi fle, por unë jam zgjuar.
A ka Zot?
Një mëngjes një burrë e pyeti Gautam Budën: “A ka një Zot?”
Dhe Gautama tha: “Jo, nuk ka Zot”.
Pasdite një burrë tjetër pyeti: “Çfarë mendon për Zotin?”
Gautama tha: “Po, Zoti ekziston”.
Ananda, që ishte vazhdimisht me të filloi të kishte dhimbje koke. Çfarë lloj njeriu është ky? Në mëngjes ai thotë: “Nuk ka Zot” dhe pasdite e ka harruar plotësisht dhe thotë: “Po ka Zot”. Ananda po priste të vinte nata kur nuk do të kishte asnjë përreth, që ta pyeste. Por ndërkohë një person i tretë erdhi në mbrëmje, u ul dhe e pyeti Gautamën, “Unë nuk kam asnjë ide për Zotin, as pro dhe as kundër. A mund të më ndihmoni të kuptoj.
Dhe Gautama Buda nuk i tha asgjë njeriut, por përkundrazi thjesht mbylli sytë dhe ndenji në qetësi. Duke parë këtë, edhe burri mbylli sytë dhe u ul. Ai mendoi se Buda do të thoshte diçka në heshtjen e tij dhe të dy ndenjën në qetësi për dy orë. Burri u ndje aq i freskët dhe aq i qetë, sa që pas dy orësh hapi sytë dhe preku këmbët e Gautama Budës, e falënderoi dhe i tha: “Unë nuk prisja kaq shumë. Ti më dhe më shumë nga sa të kisha kërkuar. Ti më ke dhënë një shije. Unë kisha ardhur vetëm për të bërë një pyetje; ti më çove në eksperiencë. Unë do të të jem mirënjohës gjithë jetën time.”
Natën Ananda i tha Budës: “Të paktën duhet të mendosh për mua. Gjatë gjithë ditës kam qenë në një telash të madh. Çfarë njeriu je ti? Në mëngjes thua jo, pasdite thua po, në mbrëmje nuk thua asgjë, por thjesht rri në qetësi – dhe ai njeri merr përgjigjen por ti nuk i ke thënë asgjë. ” Buda tha: “Njeriu i parë, të cilit i thashë:” Nuk ka Zot “, ishte ateist dhe ai kishte ardhur për të marrë një konfirmim të ateizmit të tij, që nëse Gautam Buddha gjithashtu është ateist, atëherë nuk ka asnjë problem. Ateizmi është sigurisht qasja e duhur për të. Nuk ka Zot. “Njeriu i dytë kishte ardhur edhe ai për konfirmim të paragjykimeve të tij. Ai ishte një teist dhe dëshironte mbështetje. Ata nuk ishin kërkues, ata kërkonin vetëm ngushëllim. Ata e kishin tashmë idenë brenda tyre; ata thjesht më kërkonin të mbështesja idetë e tyre. Ata ishin të kënaqur me idetë e tyre.
“Por njeriu i tretë ishte me të vërtetë një kërkues. Ai tha qartë,” Unë nuk kam ndonjë ide pro apo kundër “. Për një njeri të tillë vetëm heshtja është përgjigjja. Dhe për shkak se ai nuk kishte paragjykime, duke më parë mua duke mbyllur sytë dhe në qetësi, ai menjëherë e kuptoi. Ai mbylli sytë dhe ai hyri thellë në qetësi. Megjithëse unë nuk i thashë asgjë, ai u largua shumë më i pasur nga sa kishte ardhur. “Dhe sa për ty Ananda,” i tha Buda, ” ti nuk duhet të shqetësohesh, sepse asnjë nga këto pyetje nuk ishte e jotja. Nuk është problemi jot. “Ananda i tha:” Nuk është problemi im, por unë kam veshë dhe jam gjithmonë pranë teje. “Buda tha:” Do të duhet të mësosh që unë nuk kam ndonjë filozofi fikse në mënyrë që të mund të jap përgjigje të gatshme menjëherë. Unë duhet të shoh personin, aftësinë e tij. Nuk dua të fyej askënd. Unë nuk dua të jap diçka që ata nuk mund ta kuptojnë, e cila do të jetë mbi kokat e tyre”.
Keni ardhur vonë
Buda po kalonte pranë një fshati; erdhën disa njerëz dhe ata e ofenduan shumë keq, i thanë gjëra të këqija, e shanë, përdorën fjalë vulgare – por ai thjesht qëndroi pa bërë asgjë. Ata u hutuan pak, sepse ai nuk po reagonte. Pastaj dikush nga turma pyeti: ‘Pse hesht? Përgjigju për çfarë po të themi! Buda tha: Keni ardhur pak vonë. Duhet të kishit ardhur dhjetë vjet më parë, sepse atëherë unë do të kisha reaguar. Por tani unë nuk jam aty ku ju më bëni këto gjëra; tani është krijuar një distancë. Tani jam zhvendosur në qendër ku nuk mund të më prekni. Keni ardhur pak vonë. Më vjen keq. Tani jam me nxitim, sepse në fshatin tjetër ku po shkoj, njerëzit po më presin. Nëse nuk keni mbaruar akoma, atëherë unë do të kthehem përsëri në të njëjtën rrugë. Mund të vini përsëri. Ata ishin në mëdyshje. Çfarë të bëjmë me një njeri të tillë? Një tjetër nga turma pyeti: ‘Vërtetë, nuk do të thuash asgjë?’ Buda tha: ‘Në fshatin nga i cili po vij tani, njerëzit erdhën me shumë ëmbëlsira për të m’i dhënë, por unë i marr gjërat vetëm kur kam uri dhe nuk isha i uritur, kështu që i ktheva ëmbëlsirat e tyre. Unë po ju them edhe juve që më dhatë këto fjalë vulgare që unë nuk jam i uritur – prandaj merrini mbrapsht ato!
Unë jam vetëdije
Njëherë dikush e pyeti Budën, kush je ti? “Buda ishte një njeri kaq i bukur dhe kishte marrë një hir të tillë, që shumë herë u pyet:” Kush je ti? ” Ai dukej si një perandor ose një perëndi që kishte ardhur nga parajsa dhe jetonte si një lypës! Dhe njeriu që po pyeste ishte një studiues i madh. Ai tha: “A jeni nga bota e perëndive? A jeni zot?” Buda tha: “Jo” “Atëherë, a jeni ju një GANDHARVA, një muzikant qiellor? “Buda tha:” Jo. “Dhe njeriu vazhdoi të pyesë. Ka shumë kategori në mitologjinë hindu nga perënditë te njeriu. Pastaj më në fund ai pyeti:” A je një mbret i madh, që sundon mbi të gjithë botën? “Dhe Buda tha:” Jo. “I mërzitur, studiuesi e pyeti:” A je njeri, apo nuk je edhe njeri? Buda i tha. Mos u mërzit, por çfarë mund të bëj? Unë duhet të deklaroj të vërtetën ashtu siç është. Unë nuk jam as njeri. Studiuesi u zemërua shumë. Ai tha: Atëherë, a je një kafshë? “Buda tha:” Jo, jo as kafshë, as pemë, as gur. “Atëherë kush jeni ju? Buda ia ktheu – Jam thjesht një vetëdije e pastër, një pasqyrë që pasqyron gjithçka që i del përpara.
Ananda
Ananda flinte natën në të njëjtën dhomë ku Buda flinte. Kush e di se çfarë mund të kishte nevojë Buda natën? Ai i shërbeu dhe e ndoqi atë pothuajse si një hije kudo. Ananda ishte një kushëri i Gautama Budës, kështu që e tregonte egon kudo duke thënë se “Unë jam vëllai i madh i Gautama Budës …” Dhe kur ai mori sannyas i tha Gautamës, “Dëgjo, kur unë të jem bërë sannyasin unë nuk kam ndonjë të drejtë të shkoj kundër vullnetit tënd; vullneti yt do të jetë vullneti im. Por unë ende nuk jam i iniciuar, kështu që para inicimit unë jam akoma vëllai i madh dhe ti duhet të më dëgjosh. Kam tre kushte; më premto që nuk do të shkosh kurrë kundër atyre kushteve “.
Buda tha duke qeshur, “Cilat janë ato kushte?”
Kushtet nuk ishin kushedi se çfarë – por një kusht është kusht. Një kusht ishte, “Ti nuk mund të më largosh nga vetja. Unë gjithmonë do të qëndroj me ty; nuk mund të gjesh ndonjë justifikim si” shkoni dhe përhapni fjalën “- kjo nuk është e mundur. Unë do të qëndroj me ty; kudo ku të shkosh.
“Kushti i dytë është që unë do të fle në dhomën tënde. Dhe kushti i tretë është që edhe në mes të natës, nëse dua të bëj një pyetje ose ndonjë nga miqtë e mi dëshiron të bëj një pyetje, unë do të sjell atë dhe do të duhet të përgjigjesh. Nuk mund të thuash: `Jam lodhur, jemi në mes të natës, mos më shqetëso etj. Nuk mund ta thuash këtë”. Buda tha: “Ti je vëllai im i madh dhe unë nuk mund të të kundërshtoj. Kështu që unë premtoj, të tre këto gjëra gjithmonë do të përmbushen”. Dhe pas kësaj Ananda mori inicimin.
Ditën që ishte duke vdekur Gautama Buda, Ananda shpërtheu në lot. Gautama Buda tha: “Ananda, ti ke qenë me mua për dyzet e dy vjet; është mëse e mjaftueshme. Çfarë kisha për të ta dhënë ta dhashë. Ti nuk ke nevojë për mua. Pse po qan?”
Ananda tha: “Unë po qaj sepse edhe pse unë isha me ty gjithë ditën dhe gjithë natën, njëzet e katër orë në ditë për dyzet e dy vjet …” unë nuk jam ndriçuar akoma, dhe ti po e lë trupin. Nuk mund ta konceptoj që të kem përsëri një mundësi të tillë në të ardhmen, që të jem përsëri kaq i afërt dhe aq intim me një njeri si ti. Çfarë do të bëhet me mua?”
Buda i tha: “Ato tre kushte që më vure kanë qenë pengesa jote. Shumë erdhën pas teje dhe u ndriçuan, por ti pate mundësinë e parë. Por kur një pikë ujë fillon të krijojë kushte ndaj oqeanit, ajo krijon pengesa. Edhe pse mund të mendosh se i ke kërkuar ato kushte kur nuk ishe një sannyasin, vetëdija dhe rryma e krijuar janë njësoj. Mund të mos kesh qenë i vetëdijshëm, por unë kam qenë i vetëdijshëm që thellë në brendësi ti mbaje prapë atë egon që “Unë jam vëllai i madh; kam një vend veçanërisht të veçantë”. Kjo ka qenë pengesa jote.