Tao është një emër tjetër për Zotin madje shumë më i bukur se fjala Zot sepse fjala “Zot”, është shfrytëzuar shumë nga priftërinjtë. Ata kanë shfrytëzuar aq shumë në emër të Zotit dhe aq shumë kohë sa madje edhe fjala është kontaminuar – është bërë e neveritshme. Çdo njeri me inteligjencë është i detyruar ta shmangë atë sepse i kujton atij të gjitha gjërat pa kuptim që kanë ndodhur në tokë gjatë epokave në emër të Zotit, në emër të fesë. Më shumë ligësi ka ndodhur në emër të Zotit sesa ndonjë emër tjetër. Tao në këtë kuptim është jashtëzakonisht i bukur. Ju nuk mund ta adhuroni Tao sepse Tao nuk ju jep idenë e një personi.
Është thjesht një parim, jo një person. Ju nuk mund të adhuroni një parim – nuk mund t’i luteni Taos. Do të dukej qesharake, do të ishte krejtësisht absurde, të lutesh për një parim. Ju nuk i luteni gravitetit, nuk mund t’i luteni teorisë së relativitetit. Tao thjesht nënkupton parimin përfundimtar që lidh gjithë ekzistencën së bashku. Ekzistenca nuk është një kaos por është një kozmos. Ka një rregull të jashtëzakonshëm në të, rregull të brendshëm në të dhe emri i këtij rregulli është Tao. Tao thjesht nënkupton harmoninë e gjithësisë. Asnjë tempull nuk është ndërtuar për Tao; nuk ka statuja, nuk ka lutje, nuk ka priftërinj, nuk ka rituale – kjo është bukuria e Tao.
Prandaj nuk mund të quhet doktrinë dhe as fe, është thjesht një pasqyrë e pastër. Mund ta quash Dharma; kjo është fjala e Budës për Tao. Fjala në anglisht që i afrohet më shumë ose më afër Taos është “Nature” me një N të madhe. Tao është një fjalë përtej çdo krahasimi. Mundohuni të kuptoni kuptimin e plotë të tij. Ka shumë kuptime të Tao-s. Sa më e thellë bëhet një gjë, aq më shumë kuptime zhvillohen; dhe kur një gjë bëhet shumë-dimensionale, është e natyrshme që të bëhet më e ndërlikuar. Një interpretim i Tao-s është: “Rruga”. Por, të gjitha shtigjet janë të lidhura dhe të fiksuara! Çfarë lloj shtegu është Tao?
Është si rruga që bën një zog; në qiell ndërsa fluturon – rruga formohet por nuk është e fiksuar. Të gjitha shtigjet e tjera lënë gjurmët e tyre pas, gjë që e bën të lehtë ndjekjen e të tjerëve. Tao është një rrugë si ajo që bën zogu në qiell – nuk ka gjurmë të lënë prapa për lehtësinë e të tjerëve që duhet të ndjekin. Nëse vizualizojmë një shteg që është i pandërtuar, një shteg ku nuk ka gjurmë, një rrugë që asnjë person tjetër nuk mund të krijojë për ju – dhe ku ju udhëtoni dhe ndërsa udhëtoni formohet shtegu – atëherë mund ta interpretojmë Tao-n si: ‘Rruga ‘. Por një rrugë të tillë nuk e shohim askund! Prandaj, a është e përshtatshme ta quajmë Tao – ‘Rruga’? Megjithatë, ky është një dimension i Tao-s.
Tani le të marrim një kuptim tjetër të Rrugës. Një rrugë është ajo që na çon në një destinacion. Por Tao nuk është një rrugë e tillë. Kur ecim përgjatë një rruge dhe arrijmë në destinacionin, rruga dhe destinacioni janë të lidhura me njëra-tjetrën. Në fakt destinacioni është fundi i fundit i rrugës dhe rruga është fillimi i destinacionit. Prandaj, rruga dhe qëllimi nuk janë dy gjëra të ndryshme – ato bashkohen të lidhura me njëra-tjetrën. Rruga nuk mund të jetë pa destinacion dhe as destinacioni nuk mund të jetë pa rrugë. Por Tao është një rrugë që nuk lidhet me asnjë destinacion.
Kur një destinacion është i lidhur me një shteg, dihet gjatësia e udhëtimit. Kështu që udhëtari e njeh distancën deri në destinacion. Por Tao është një rrugë e tillë që udhëtari arrin destinacionin e tij në vendin ku qëndron! Prandaj, Tao nuk mund të krahasohet me konceptin e përgjithshëm të një rruge. Është një rrugë ku ne e arrijmë destinacionin nga vendi ku ne qëndrojmë. Mund të jetë gjithashtu edhe që ne të udhëtojmë për miliona jetë dhe të mos e arrijmë atë. Në mënyrë të pandryshueshme, Tao është një lloj tjetër i një rruge. Pra, një kuptim i Tao është ‘Rruga’, por vetëm në një kuptim shumë të brendshëm – dhe me shumë mundësi.
Një interpretim tjetër i Tao është ‘Fe’. Por Fe jo në kuptimin që ne zakonisht e marrim fenë. Feja këtu është ajo që Rishis antikë kishin. Feja nënkupton Rregullin që mban gjithçka brenda vetes. Ligji i natyrës që mban të gjithë ekzistencën, është Fe, është Tao. Dhe kjo Fe nuk është e ngjashme me fetë Hindu, Islame ose Budiste dhe Jain. Feja është Ligji Absolut i Ekzistencës. Feja do të thotë Ligji i Përjetshëm i Jetës. Por të gjitha ligjet janë të kufizuara. Tao është një ligj që nuk ka kufij. Në fakt, të gjitha kufijtë i përkasin vdekjes; nuk ka kufizime për Jetën. Vetëm gjërat e vdekura janë të kufizuara. Gjërat e gjalla nuk janë të kufizuara ato janë të pakufizuara. Vetë kuptimi i jetës është një aftësi e vazhdueshme e zgjerimit.
Nëse një farë është e gjallë ajo mund të shndërrohet në një filiz. Nëse një fidan është gjallë, mund të shndërrohet në një pemë. Nëse një pemë është e gjallë. më shumë fara dhe fidanë mund të dalin prej saj. Aty ku aftësia për të zgjeruar ndalet. Jeta ndalet me të. Kjo është arsyeja pse një fëmijë është më i gjallë se një i moshuar, sepse aftësia e tij për t’u zgjeruar është shumë e madhe. Pra Tao nuk është Ligji në asnjë kuptim të kufizuar. Nuk është një ligj si çdo ligj tjetër i krijuar nga njeriu, që mund të përcaktohet, që mund të mbyllet brenda një kufiri. Tao është një ligj që është një shtrirje e pafund, e aftë të prekë pafundësinë, pa limite. Prandaj ta quajmë thjesht Fe, nuk shkon.
Ekziston edhe një fjalë tjetër që Rishi-t kanë përdorur dhe që është ndoshta, më e afërta me Tao-n. Kjo fjalë është ‘RIT’ nga e cila evoluoi fjala ‘RITU’ (stinë). Ritu për të cilin ata flasin është diskutimi i Tao. Nëse përpiqemi të kuptojmë fjalën ‘Rit’, për stinët do të jetë më e lehtë. Vjen vera dhe pastaj shirat dhe më pas vjen dimri. Pastaj përsëri është Verë. Është një rreth i përsëritur, që vazhdon të rrotullohet. Së pari ka fëmijëri, pastaj vjen rinia, pastaj pleqëria dhe pas kësaj vdekja. Është një rreth që vazhdon të lëvizë. Së pari ka mëngjes, pastaj mbrëmje dhe pastaj natë, pastaj përsëri është mëngjes. Dielli lind, pastaj perëndon, pastaj ai ngrihet përsëri – është një rreth. Jeta lëviz në një mënyrë rrethore.
Faktori Kontrollues i kësaj lëvizje është ajo që njihet si ‘Rit’. Mos harroni, nuk ka asnjë koncept të ndonjë Zoti në këtë fjalë ‘Rit’. Do të thotë ‘Parimi Kontrollues’ dhe jo Personi Kontrollues. Nuk është një person që kontrollon, përkundrazi, është një parim që vazhdon të kontrollojë. Dhe kjo gjithashtu, nuk është e saktë sepse jep përshtypjen e një qenie që kontrollon. Do të ishte më e përshtatshme të thuash: “Ajo nga e cila ndodh Parimi, ajo nga e cila Evoluon Principi. Nuk është se dikush krijon ligje dhe formon rregullore – jo; ligjet formohen vazhdimisht përmes tij. Ashtu si sythi buron, po kështu stinët dalin nga Rit. Ky gjithashtu është një nga kuptimet thelbësore të Tao.
Sidoqoftë, asnjë nga këto fjalë nuk përcjell kuptimin thelbësor të fjalës Tao. Për çfarëdo kuptimi që i është dhënë, Tao është përsëri pafundësisht më i madh. Kjo është vështirësia më e madhe me fjalët që janë formuar nga dualiteti. Nëse themi natë, dita ka mbetur jashtë; nëse themi dritë, errësira lihet jashtë; nëse themi jetë, vdekja ka mbetur jashtë. Çfarëdo që të themi, diçka mbetet gjithmonë; dhe Jeta, Ekzistenca, është një amalgamë e tërë. Aty nata dhe dita nuk janë dy gjëra të ndara, lindja dhe vdekja nuk janë dy ngjarje të ndryshme; as një fëmijë dhe një i moshuar nuk janë dy entitete të ndryshme, as nuk janë të nxehtit dhe të ftohtit dy gjendje të ndryshme. Atje, kur Dielli lind në mëngjes, ai perëndon gjithashtu natën
Esenca thelbësroe e Tao-s është ‘Tathata’, pranueshmëria. Kur ekziston një pranim i plotë, ekziston kushti i mosdëshirës. Papranueshmëria më e vogël, lind dëshirën. Pastaj dëshira dhe pasioni ndjekin atë nga pas. Atëherë fillon gara. Dëshira ka lindur nga papranueshmëria. Ne të gjithë, jetojmë në dëshirat tona. Nëse hetoni për secilën dëshirë tuajën, shumë shpejt do të merrni vesh, se cili mospranim ka lindur secilën dëshirë. Lao Tzu thotë: “Tao do të thotë fe; Tao do të thotë natyrë; Tao do të thotë formë. Ligji Suprem i Ekzistencës është Tao.
Fragmente nga Tao Te Ching
Tao që mund të thuhet, nuk është Tao i përjetshëm
Emri që mund të shqiptohet, nuk është Emri i përjetshëm.
Jo-ekzistenca është fillimi i Qiellit dhe Tokës
Ekzistenca është nëna e gjithë qenieve individuale
Megjithatë rruga drejt jo-ekzistencës çon në shfaqjen e ekzistencës
Të dyja janë një në origjinë dhe të ndryshme vetëm në emër
Në unitetin e saj, kjo quhet sekret.
Kur njerëzit i shohin disa gjëra si të bukura, atëherë gjëra të tjera bëhen të shëmtuara.
Kur njerëzit i shohin disa gjëra si të mira, atëherë gjëra të tjera bëhen të këqija
Fjalët e bukura, nuk janë të vërteta, fjalët e vërteta nuk janë të bukura
Ekzistenca dhe jo-ekzistenca krijojnë njëra-tjetrën.
E vështira dhe e lehta mbështesin njëra-tjetrën.
E gjata dhe e shkurtra formojnë njëra-tjetrën.
E larta dhe e ulta konvertojnë njëra-tjetrën.
Para dhe pas ndjekin njëra-tjetrën.
Prandaj Njeriu i urtë, vepron pa bërë asgjë dhe ligjëron pa thënë asgjë.
Gjërat lindin dhe ai i lejon ato të vijnë; gjërat zhduken dhe ai i lejon ato të shkojnë.
Tao nuk merr anën e askujt; Tao i jep jetë edhe të mirës dhe të keqes.
Tao mirëpret edhe shenjtorët edhe mëkatarët.
Tao është si një flaut: është bosh por i pafundëm .
Sa më shumë ta përdorni, aq më shumë prodhon;
sa më shumë të flasësh për të, aq më pak kupton.
Tao është i pafund, i përjetshëm. Pse është i përjetshëm?
Sepse nuk ka lindur asnjëherë; prandaj nuk mund të vdesë kurrë.
Pse është i pafund? – Sepse nuk ka dëshira për vete;
kështu është i pranishëm në të gjitha qeniet.
Tao i madh rrjedh gjithandej.
Të gjitha gjërat lindin prej tij, megjithatë ai nuk i krijon ato.
Ai derdh veten në gjithçka, megjithatë nuk ka pretendime.
Ai ushqen botë të pafund, megjithatë nuk kapet pas tyre.
Meqenëse është i shkrirë me të gjitha gjërat dhe i fshehur në zemrat e tyre,
ai mund të quhet e përulur.
Meqenëse të gjitha gjërat zhduken brenda tij, mund të quhet i madh.
Mësimet e tij janë të lehta për tu kuptuar dhe e lehtë për t’u zbatuar në praktikë.
Megjithatë intelekti juaj nuk do t’i kuptojë kurrë dhe nëse përpiqeni t’i praktikoni ato, do të dështoni. Mësimet e tij janë më të vjetra se bota. Si mund ta kuptoni thelbin e tyre?