Seksi është instikti më i fuqishëm i njeriut. Politikanët dhe priftërinjtë e kanë kuptuar që në fillim që seksi është energjia që e udhëheq më shumë njeriun prandaj ai duhet pakësuar dhe duhet këputur. Nëse njeriut i lejohet liri totale në seks, nuk do të ketë më mundësi për ta dominuar atë. Ta bësh njeriun skllav do të jetë e pamundur.
Një njeri me energji seksuale të pashtypur është një bukuri e rrallë, është një fenomen i rrallë, një diamant i shkëlqyer. Ai njeri kur ecën rrugës ecën si perandor dhe jo si një skllav që tërheq parmendën e skllavërisë. Kjo është bërë te njeriu. Instikti i tij seksual është prerë, është këputur, është gjymtuar. Njeriu sot po jeton si një ka që tërheq me mijëra parmenda. Shihni pas jush dhe do të gjeni me mijëra zgjedha që ju mbajnë të lidhur. Një njeri i lirë nuk do t’ia dijë se kush je dhe çfarë je. Është e pamundur ta kontrollosh atë. Energjia e seksit është energjia e jetës. Politikanët nuk e vrasin mendjen për ju. Ata janë vetëm të interesuar në kanalizimin e energjisë tuaj në drejtime të tjera. Pra ka një mekanizëm të qartë pas gjithë kësaj – dhe ky duhet kuptuar.
Shtypja e seksit, bërja e tij tabu është themeli i skllavërisë njerëzore. Njeriu nuk mund të jetë i lirë nëse seksi nuk do të jetë i lirë dhe nëse energjia e tij seksuale nuk lejohet të ndjekë rrjedhën e saj natyrale. Ka disa dredhi nëpërmjet të cilave njeriu është kthyer në një skllav dhe në një fenomen të shëmtuar mbi këtë tokë.
E para: Mbaje njeriun sa më të dobët të jetë e mundur nëse do ta dominosh atë. Nëse prifti ose politikani duan t’ju dominojnë ju duhet të jeni sa më të dobët të jetë e mundur. Dhe mënyra më e mirë për ta mbajtur njeriun të dobët është ti heqësh dashurisë lirinë totale. Dashuria është ushqim. Sot shkencëtarët kanë zbuluar që nëse një fëmije nuk i jepet dashuri ai mbyllet brenda vetes dhe bëhet i dobët si nga ana psikike dhe ajo fizike. Ju mund ti jepni atij qumësht ilaçe dhe çdo gjë tjetër por nëse nuk e përqafoni, puthni, mbani afër me ngrohtësi, ai fëmijë do të bëhet gjithnjë e më i dobët. Bile ekziston mundësia që ai të vdesë më shumë sesa të mbijetojë.
Por çfarë ndodh dhe pse? Thjesht një përqafim i ngrohtë, një puthje dhe fëmija ndjehet i ushqyer, i pranuar, i nevojshëm. Fëmijës i duket vetja e denjë dhe ndjen se ka nj qëllim në jetën e tij. Çfarë bëjmë ne? Që në fillim ne i thajmë dhe nuk i japim dashurinë e duhur fëmijëve. Pastaj ne i detyrojmë të rinjtë të mos bien në dashuri deri sa të martohen. Në moshën 14 vjeç një njeri piqet seksualisht. Por edukimi do më shumë kohë. Kështu që ne i detyrojmë ata të mos duan. Në moshën 18 vjeç energjia seksuale arrin maksimumin e saj. Kurrë më një mashkull do jetë më potent se kaq, kurrë më një femër nuk do jetë në gjendje të arrijë një orgazëm më të fuqishme se ato në moshën 18 vjeç. Dhe ne i detyrojmë të mos bëjnë dashuri, i mbajmë larg, i mbajmë të ndarë. Midis tyre është i gjithë sistemi i kontrollit dhe manipulimit me gjykatës, policë, shtet, shkolla, prindër etj. Të gjitha janë në mes për ti mbajtur djemtë dhe vajzat larg nga njëri-tjetri. Pse? Pse investohet kaq shumë te kjo gjë? 18 vjeç ju jeni në maksimum të energjisë tuaj seksuale dhe të dashurisë. Kur të martoheni do jeni 25, 26 e me radhë. Dhe kur të martoheni fuqitë tuaja do kenë filluar të bien. Ju bini në dashuri por dashuria nuk ka zjarr. Dhe nëse ju nuk do të mund të arrini majat dhe totalitetin e dashurisë ju nuk do të mund të doni edhe fëmijët tuaj sepse nuk dini. Nëse vetë nuk i keni kapur ato maja si mund t’ia tregoni ato fëmijëve tuaj? Pra në shekuj është dënuar dashuria që njeriu të jetë i dobët.
E dyta: Mbaje njeriun sa më injorant dhe të mashtruar të jetë e mundur në mënyrë që të gënjehet lehtësisht. Dhe nëse doni të krijoni një lloj idiotësie – që për politikanët është një duhet – atëherë gjëja më e mirë është të mos e lejosh njeriun të ecë i lirë në dashuri. Pa dashuri inteligjenca e njeriut bie në nivele të ulta. Kur njeriu bie në dashuri të gjitha kapacitetet e tij janë në maksimum. Ju jeni në nivel të ulët por sapo shihni një grua menjëherë një gëzim i madh lind brenda jush, ju ndizeni. Kur njerëzit janë në dashuri ata performojnë në maksimum. Kur dashuria zhduket ata performojnë në minimum. Njerëzit më inteligjentë janë ata më seksualë. Kjo duhet kuptuar sepse energjia e dashurisë është inteligjencë. Nëse ju nuk mund të doni ju jeni të ftohtë. Prandaj një grua bëhet një inspirim i madh, prandaj një burrë bëhet një inspirim i madh. Kur një grua dashurohet ajo bëhet më e bukur menjëherë. Dashuria bie si shi mbi të dhe një energji e re, një aurë e re ngrihet rrotull saj. Ajo ecën me hijeshi dhe një vallëzim shihet në çdo hap të saj. Sytë e saj fitojnë bukuri fytyra e saj shkëlqen, Ajo shndrit. E njëjta gjë ndodh me burrat. Kur janë në dashuri ata janë në optimum.
Kur një njeri është i shtypur seksualisht ai fillon të mendojë për jetën tjetër. Fillon të mendojë për qiellin, parajsën por nuk e vret mendjen që të krijojë parajsën këtu dhe tani. Kur ju dashuroni parajsa është këtu. Atëherë nuk ka nevojë të mendosh për qiellin sepse e ke këtu. Por kur energjia e dashurisë shtypet ju filloni të mendoni që këtu nuk ka asgjë, që çdo gjë është kot dhe pa vlerë. Kështu ju shkoni te prifti dhe e pyesni për qiellin dhe ai fillon e pikturon imazhe të bukura të parajsës. Seksi është shtypur vetëm që ju të interesoheni në jetën tjetër. Dhe kur njeriu e ka mendjen në jetë të tjera ai humb interesin te kjo jetë.Kjo jetë është e vetmja jetë. Jeta tjetër është e fshehur te kjo jetë. Nuk është kundër kësaj dhe as larg kësaj por brenda kësaj jete që po jetojmë. Hyni brenda saj, kjo është ajo. Hyni këtu dhe do të gjeni edhe jetën tjetër aty brenda. Zoti është i fshehur në botë, zoti është këtu dhe tani. Nëse do të jeni në gjendje të dashuroni do të jeni të aftë ta ndjeni.
E treta: Mbaje njeriun sa më të frikësuar të jetë e mundur. Dhe mënyra e vetme është të bllokosh dashurinë sepse dashuria largon frikën. Kur jeni në dashuri ju nuk keni frikë dhe mund të luftoni me këdo. Kur nuk keni dashuri ju interesoheni për siguri. Kur jeni në dashuri ju jeni të interesuar për aventura dhe eksplorime. Njerëzit nuk janë lejuar të dashurojnë sepse kjo është e vetmja mënyrë për t’i frikësuar dhe mbajtur të gjunjëzuar para priftit dhe politikanëve. Ky është një konspiracion i madh kundër njerëzimit. Është një konspiracion kundër secilit prej nesh. Politikanët dhe priftërinjtë janë armiqtë e njeriut por pretendojnë se janë në shërbimin e njeriut. Ata thonë që janë për të krijuar një jetë më të mirë për ne por në fakt ata janë shkatërruesit e jetëve tona.
E katërta: Mbaje njeriun sa të mjeruar të jetë e mundur sepse një njeri i mjeruar është i turbullt, nuk ka vetëvlerësim, nuk ka besim te vetja dhe gjithmonë ndjehet sikur ka bërë diçka të gabuar. Një njeri i mjeruar nuk ka rrënjë dhe mund ta hedhësh andej dhe këtej shumë lehtë. Atë mund ta komandosh, ta urdhërosh sepse ai e di brenda tij që është thjesht i mjerë dhe pret që dikush të disiplinojë jetën e tij. Ai është thjesht një viktimë.
E pesta: Mbaje njeriun sa më të alienizuar për njëri-tjetrin në mënyrë që të mos jenë bashkë për asnjë qëllim të cilin prifti dhe politikani nuk e aprovojnë. Mbaji njerëzit ta ndarë nga njëri tjetri. Ata nuk mund të bëjnë asgjë për të dalë nga kjo gjendje nëse nuk janë bashkë. Prandaj ka me mijëra dredhi për t’i mbajtur njerëzit larg njëri-tjetrit. Dy njerëz nuk lejohen sot të jenë të lumtur, nuk lejohen të përqafojnë njëri-tjetrin. Ka frikë kudo, ka gjykim gjithandej. Ju i jepni dorën njëri-tjetrit me shumë nxitim. Ju keni frikë.
Njerëzit mbahen në kuti të ndara rrethuar me mure të larta. Kushdo është i klasifikuar dhe ka me mijëra barriera. Një ditë të bukur pas njëzet e ca vjetësh juve ju japin leje të bëni dashuri. Por tashmë manipulimi ka shkuar shumë thellë brenda jush. Ju nuk dini më çfarë të bëni. Ju e keni humbur gjuhën e dashurisë. Vite të tëra kundër dashurisë dhe të mbushura me frikë. Më në fund ju lejojnë të bëni dashuri. Por mbi kurriz keni gjithë ato vite. Dhe ju do të bëni një gjest asgjë më shumë. Një gjest shumë të vogël dhe pa asnjë fuqi shpërthyese. Prandaj 99% e njerëzve ndihen të zhgënjyer mbas seksit. Nuk ka asgjë aty. Thjesht një akt i pakuptimtë. Si është e mundur?Në fillim ju bëjnë të paaftë të dashuroni pastaj predikojnë që s’ka asgjë domethënëse në dashuri. Predikimi i tyre duket i saktë sepse përputhet me eksperiencat tuaja. Ata krijojnë eksperiencën e dështimit dhe pastaj ju japin mësimet e tyre. Duket llogjike por është mashtrim i madh. Këto 5 gjëra mund të menaxhohen nëpërmjet një të vetme që është tabuja kundër dashurisë. Është e mundur të realizohen këto duke i parandaluar njerëzit të duan njëri-tjetrin.
Dhe kjo tabu është menaxhuar në mënyrë shkencore. Kjo tabu është një vepër e madhe arti. Aftësi dhe dinakëri e madhe janë shprehur në të. Është vërtet një kryevepër. Dhe kjo duhet kuptuar mirë. E para është indirekte, është e fshehur. Nuk është e dukshme sepse po të ishte e tillë nuk do të punonte. Një tabu duhet të jetë e fshehur në mënyrë të tillë që ju as të mos e imagjinoni që kjo gjë është e mundur. Tabuja duhet të shkojë te pavetëdija dhe jo tek vetëdija. Për këtë ajo bëhet indirekte dhe e padukshme
Ajo funksionon kështu: Si fillim predikojini njerëzve që dashuria është diçka e madhe dhe kështu ata kurrë nuk do të mendojnë se politikanët dhe priftërinjtë janë kundër dashurisë. Predikojini që dashuria është e madhe, është gjëja e duhur, por mos lejo situata në të cilat ajo mund të ndodhë. Mos i lejo asnjë mundësi. I thua njerëzve hani sa më shumë se ju bën mirë dhe nuk i jep asgjë për të ngrënë. Mbaji njerëzit të uritur dhe vazhdo t’i flasësh atyre për dashurinë. Të gjithë flasin kaq shumë për dashurinë, por nuk i lejojnë asaj asnjë mundësi që të zhvillohet. Direkt e inkurajojnë atë dhe indirekt i presin rrënjët. Kjo është kryevepra. Është njësoj si ti thuash një peme bëhu jeshile, çelu, lulëzo dhe pastaj të shkosh ti presësh rrënjët. Dhe kur pema nuk çel dot i thonë e shikon, ke gabuar, nuk na ke dëgjuar, nuk na ndjekur ne dhe prandaj ke dështuar. Kjo është bërë me njeriun gjatë gjithë historisë. Dashuria është dënuar – dhe dashuria është shumë e rrallë në këtë botë. Dredhitë që janë përdorur e kanë futur njeriun në një cep shumë të ngushtë. Jini të dashur.
Pas kësaj vjen dredhia tjetër. Ata flasin për dashurinë superiore dhe shkatërrojnë atë që është poshtë. Sipas tyre dashura fizike, trupore është e keqe kurse ajo shpirtërore është e mirë. Por a keni parë ndonjëherë një shpirt pa trup? Apo një shtëpi pa themele? E poshtmja është themeli për të sipërmen. Trupi është banesa, shpirti jeton në trup. Ju jeni një shpirt i mishëruar dhe një trup i shpirtëruar, ju jeni bashkë. Të dyja pjesët nuk janë të ndara, por një e vetme. Pjesa inferiore duhet transformuar në superiore. E poshtmja është e mirë por nëse ju bllokoheni atje fajin e keni ju jo ajo pjesë. Është pjesa e poshtme e shkallës. Dhe ju keni ngecur aty. Problemi është tek ju. Lëvizni. Seksi nuk është gabim dhe nëse ju ngecni aty ju jeni gabim. Lëvizni më lart. Të dy pjesët nuk janë kundër njëra tjetrës. E poshtmja bën të mundur ekzistencën e së sipërmes. Këto dredhi kanë krijuar shumë probleme. Çdo herë që ju bini në dashuri ju ndiheni fajtor, një ndjenjë faji lind brenda jush dhe ajo ju mban të lidhur.
Edhe ku bëni dashuri me burrin ose gruan tuaj ju e ndjeni që ka diçka gabim aty. Pra edhe kur doni ju nuk mund të lëvizni lirisht. Ju jeni sipërfaqësor te çdo gjë sepse priftin dhe politikanin i keni nga mbrapa duke ju tërhequr. Kështu ju humbni respektin për veten dhe filloni të pretendoni. Prindërit nuk i lejojnë fëmijët të marrin vesh që ata bëjnë dashuri. Ata pretendojnë që seksi nuk ekziston.
Këtë fëmija do e kuptojë herët ose vonë por kur kjo të ndodhë do ketë humbur gjithë besimin dhe do ndjehet i mashtruar. Prindërit thonë që fëmijët nuk i respektojnë – por në fakt ata janë shkaku i kësaj. Faji krijon pretendime dhe pretendimet krijojnë alienizimin e njerëzve. Edhe fëmijët tuaj nuk do ndihen në sintoni me ju. Ka një pengesë që është pretendimi juaj. Të gjithë pretendojnë dhe të gjithë janë fallco. Si mund të ketë dashuri në këtë botë, si mund të ketë miqësi në këtë botë kur kudo ka mashtrim? Realiteti bëhet shumë i ashpër, shumë i hidhur. Të gjithë kanë fytyra fallco, askush nuk është autentik. Të gjithë janë me maska. Të gjithë ndihen fajtorë dhe të gjithë kanë plagë. Në këtë moment është shumë e lehtë ta kthesh njeriun në skllav priftërinjtë e kanë kuptuar që në fillim që seksi është energjia që e udhëheq më shumë njeriun prandaj ai duhet pakësuar dhe duhet këputur. Nëse njeriut i lejohet liri totale në seks, nuk do të ketë më mundësi për ta dominuar atë. Ta bësh njeriun skllav do të jetë e pamundur.