Kujtohuni t’i jepni një përqafim të ngrohtë, atij që keni pranë sepse ky është i vetmi thesar që ju mund të jepni me zemrën tuaj dhe që nuk kushton aspak. Kujtohuni t’i thoni të dua, njerëzve që ju doni, por mbi të gjitha kuptojini ata. Një puthje dhe një përqafim shëron çdo lëndim kur vjen nga thellësia e zemrës. Kujtohuni të shtrëngoni duart e dikujt dhe shijojeni atë moment edhe për ditën kur ky person nuk do të jetë aty përsëri.
Jepini kohë dashurisë, jepini kohë për të folur! Jepini kohë për të ndarë mendimet e çmuara në mendjen tuaj. Dhe gjithmonë kujtoni se, jeta nuk matet nga numri i frymëmarrjeve që marrim, por nga ato momente që e çojnë frymën tonë larg.
Askush nuk është krijuar nga jeta si mbështetje për ëndrrat tuaja, sepse sytë nuk janë bërë për të parë njëri tjetrin, por për të parë të dy në të njëjtin drejtim duke u bërë dritë për njëri tjetrin.
Rrituni duke kuptuar këtë dhe do gjeni përveç asaj që kërkonit edhe atë që nuk kërkonit.
Por pas kësaj mos kini me dyshime, nëse dyshoni për dashurinë ajo nuk është më dashuri.
Nëse llogarisni hapat tuaj në dashuri ajo nuk është më dashuri.
Mos u mbështesni mbi njëri tjetrin me gjithë peshën tuaj, por qëndroni si një rreze dielli mbi një gjethe. Dhe si një gjethe mirëprisni tjetrin si një rreze drite.
Fshijini lotët njëri tjetrit dhe pa frikë jepini zemrës suaj këtë dritë dhe shpirtit tuaj këtë ngohtësi.
Por kini kujdes të mos magjepseni sepse rrezet e diellit nuk janë dielli.
Mos hidhni mbi tjetrin gjithe nostalgjine e qiellit, sepse ai nuk është në gjendje ta mbajë dhe ju kurrë s’do të donit të mbanit të tijën.
Mos e vlerësoni tjetrin për diçka që ai mund mos ta ketë kurrë, sepse do të zhvlerësonit veten tuaj. E gjitha kjo nuk është dashuri!
Mos pengoni njëri-tjetrin por duke u mbajtur për dore ecni së bashku. Çojeni atë që doni jo në qendrën e zemrës tuaj, por në qendrën e së tijës sepse atje do të gjejë edhe zemrën tuaj dhe së bashku do të gjeni qendrën e ekzistencës.
Do kaloni shumë prova dhe shpesh krenaria do t’ju kërkojë të zgjidhni mes saj dhe dashurisë. Por mos u tërhiqni nga këto beteja sepse nuk ekzistojnë gjëra të tjera më të dobishme për ju.
Nëse fitoni, atëherë keni fituar. Nëse humbisni duke luftuar dhe plagosur zemrën, atëherë sërish keni fituar.
Dhe kur koha t’ju ketë çuar deri në momentin ku ju të vendosni të bashkoni jetët tuaja
atëherë do të fluturoni në lartësi më të mëdha…. por edhe rreziqe rëniesh të paimagjinueshme
Shpesh do të shikoni ëndrrat tuaja të copëzohen. Por ky do të jetë momenti kur do të mund vërtet të hapni krahët tuaja.