yoga, meditim, qi gong

mystic rose

studio

Mystic Rose Studio

Studio meditimi profesionale multidimensionale - Një hapësirë ku qetësia flet dhe energjia rrjedh.

Në zemër të kësaj bote të zhurmshme, ekziston një hapësirë ku mund të ndalesh… Të mbyllësh sytë…. Të dëgjosh veten…. Të kujtosh se kush je. Mystic Rose Studio nuk është thjesht një vend. Është një portë. Një portë drejt brendësisë sate – përmes frymës, lëvizjes, muzikës dhe , qetësisë. Mystic Rose Studio është më shumë se një hapësirë për joga dhe meditim – është një rrugëtim i brendshëm drejt qetësisë, vetëdijes dhe energjisë së pastër. Këtu, energjia nuk imagjinohet – ajo ndjehet.

Programi ynë ndërthur praktika të lashta lindore dhe metoda bashkëkohore perëndimore, për të pastruar trupin, mendjen dhe emocionet nga bllokimet që pengojnë rrjedhën natyrale të jetës. Përmes teknikave që pastrojnë trupin, mendjen dhe emocionet nga bllokimet energjetike, hapet rruga për rrjedhjen natyrale të energjisë jetësore. Pa këtë pastrim të brendshëm, njeriu mund të imagjinojë por nuk arrin ta ndjejë realisht fuqinë dhe potencialin e tij. MYSTIC ROSE STUDIO është krijuar për të nxitur një transformim të thellë dhe të prekshëm – përmes teknikave të lashta lindore dhe metodave moderne perëndimore, që pastrojnë trupin, mendjen dhe emocionet nga bllokimet që na ndajnë nga vetvetja.

Teknikat tona krijojnë momente të ndjeshme ku energji të reja fillojnë të ndërtojnë njëra-tjetrën në harmoni. Praktikojmë teknika që burojnë nga rrënjët e lashta të njerëzimit – Osho, Gurdjieff, Vigyan Bhairav Tantra, traditat sufiste, taoiste, tibetane e shamanike – të ndërthurura me qasje moderne, të kuptueshme dhe të përjetueshme për çdo njeri. Disa teknika janë ekstazë – me vallëzim, tinguj dhe lutje – që të çojnë drejt dorëzimit të plotë. Të tjerat janë rrugë përkujtuese: të ndihmojnë të jesh i pranishëm, në çdo frymëmarrje, në çdo hap. Qi Gong dhe joga janë themelet e punës me trupin. Ato stimulojnë miliona nerva, çlirojnë tensionin e grumbulluar dhe rikthejnë energjinë në rrjedhën e saj natyrore. Këto janë mjete për të ndërtuar një marrëdhënie të re me trupin, si një tempull i gjallë i vetëdijes.

Ne punojmë me:

yoga

meditim

qi gong

tai chi

Osho

aktive & pasive

Tibetan

budist

Sufi

Whirling

Shaman

drums

Hindu

vigyan tantra

YOGA

Joga në Mystic Rose Studio përfshin sekuenca prej 8 degëve më të rëndësishme të jogës që njihen sot në botë. Energjitë e trupit dhe mendjes vendosen nën dominimin e vullnetit i cili është një instrument i vetëdijes. Kombinimi i vetëdijshëm i frymës, mudrave, fokusimit të syve dhe pozicioneve të trupit shërbejnë për të harmonizuar trupin dhe mendjen.

MEDITIM

Teknikat e meditimit që përdorim janë teknikat e Oshos (aktive dhe pasive), teknika tibetane, shamanesh, sufiste dhe ato të marra nga libri i sekreteve dhe përfshijnë një gamë shumë të gjerë metodash duke filluar nga dinamikat e forta për të rindezur energjitë deri tek gjendjet e thella të qetësisë për ti drejtuar ato në pozicionet natyrale.

QI GONG

Qi Gongu është një nga mënyrat më të mira për të harmonizuar rrjedhjen natyrale të enegjisë dhe ngadalësuar proçesin e plakjes. Forca e jetës Qi lëviz në mënyrë të sofistikuar dhe shkencore duke masazhuar muskujt tendinat dhe energjizuar qarkullimin e gjakut dhe si rezultat duke relaksuar trupin dhe qetësuar mendjen.

jeto, qesh, dashuro

Osho Vizion

Mos u përpiq të kuptosh jetën. Jetoje atë! Mos u përpiq të kuptosh dashurinë.   Hyr brenda saj. Vetëm atëherë do të dish dhe kjo dije vjen nga eksperienca jote.

Osho Vizion

Nëse ju shikoni bukurinë e jetës atëherë gjërat e shëmtuara do të fillojnë të zhduken. Nëse ju shikoni jetën me gëzim atëherë trishtimi fillon të zhduket. Ju s’mund të keni parajsën dhe ferrin njëkohësisht. Ju mund të keni vetëm një dhe ajo është zgjedhja juaj. Ju do të gjeni kuptimin e jetës, vetëm nëse ju e krijoni atë. Ai nuk gjendet i fshehur pas disa shkurreve që ju te shkoni të kërkoni dhe ta gjeni as edhe i fshehur nën ndonjë gur. Kuptimi i jetës është një poezi për tu shkruar, është një këngë për tu kënduar dhe një vallëzim për tu kërcyer.

Osho, kush jeni ju?  Manesha – unë jam një ftesë …

02 Teknika aktive

Dinamika, Kundalini, Mandala, No dimensions, Devavani, Hara meditation, Chakra breathing, Nataraj etj

03  Teknika pasive

Vipassana, Nadabrahma, Gourishankar, Chakra sound, Watching the breath, 4 levels of relaxing, Shiva techniques, Zazen etj