Fëmijët

Fëmijët

Na ndiqni në rrjetet sociale

Në fillim u mendua se proletariati ishte klasa e më të shtypurve; pastaj ne u bëmë të vetëdijshëm se më shumë se proletariati, gruaja është klasa më e shfrytëzuar. Tani gjëja e tretë që po ndodh, nga ata që janë pionierë, ata që gjithmonë shkojnë në eksplorimin e të panjohurës, është se po bëhemi të vetëdijshëm se fëmijët janë njerëzit më të shfrytëzuar dhe të shtypur dhe më të pafuqishëm njëkohësisht.. Proletariati nuk është aq i pafuqishëm sepse mund të luftojë, të ketë sindikata, partitë politike dhe ideologjitë e veta. Gruaja gjithashtu është duke filluar të luftojë. Por fëmija është problemi – kush do të luftojnë për fëmijët? Sepse ai është aq i pafuqishëm sa nuk mund të ketë sindikata, nuk mund të jetë i pavarur, nuk mund të fitojë jetesën e tij. Ai është aq shumë i varur saqë është shumë e lehtë për ta shfrytëzuar atë.

Dhe njerëzit të cilët kanë shfrytëzuar fëmijët nuk e kanë bërë atë me vetëdije, në fakt ata kanë pasur si qëllim të ndihmojnë fëmijët në çdo mënyrë të mundshme. Ata i duan fëmijët, kjo është ajo që ata thonë, por dashuria e tyre është e pavetëdijshme dhe çdo gjë e pavetëdijshme mund të bëhet helmuese. Pavetëdija është helm dhe ajo mund të jetë shkatërruese për çdo gjë të bukur. Dhe vetëm e kundërta mund të ndodhë që një njeri me vetëdije mund të përdorë edhe helmin në një mënyrë të tillë që ai të bëhet ilaç. Një njeri i pavetëdijshëm, edhe nëse do të kishte eliksirin e jetës në dorë, sërish do të dëmtonte veten dhe të tjerët sepse nuk mund të ndodhë ndryshe. Prindërit nuk janë duke i shfrytëzuar fëmijët e tyre në mënyrë të vetëdijshme, ata janë duke bërë atë gjë për hir të fëmijës. Ata mendojnë se në qoftë se ai është një inxhinier, një shkencëtar, një matematikan, një profesor, një politikan , një president, një kryeministër, kjo do të jetë një gjë e mirë për të, sepse do të ketë pasuri të madhe dhe famë dhe se ai do të jetë i lumtur në jetën e tij. Por ata janë plotësisht të pavetëdijshëm për shkak se ajo çfarë ata dinë është shumë e zbehtë.

Ata shohin presidentë, kryeministra, ata shohin njerëz të pasur, dhe kujtojnë se ata janë të lumtur. Por kjo është gjithçka çfarë ata dinë dhe gjithçka çfarë ata mund të mësojnë. Me gjithë dëshirën e mirë ata imponojnë idetë e tyre mbi fëmijën dhe ky bëhet perimetri i të gjithëve. Mjafton të shohësh jetët e njerëzve të famshëm dhe të pasur përtej fasadës që shfaqet dhe është shumë e lehtë të kuptosh që edhe jetët e tyre janë mjeruara. Ata janë më neurotikë se njerëzit normalë, shkojnë më shumë te piskoanalistët sesa njerëzit normalë dhe kanë më shumë probleme se njerëzit normalë. E vetmja gjë që ata kanë në dorë është se ata mund të zgjedhin vuajtjen e tyre dhe asgjë tjetër. Dhe kjo zgjedhje ka një kosto shumë të lartë sepse një pjesë e madhe e njerëzve të pasur dhe të famshëm, përfundojnë të droguar, në çmendinë ose në vetëvrasje.

Mjafton të kujtojmë fjalët e Britney Spears, “më mirë të isha një endacake rrugësh sesa kjo që jam” dhe Britney ishte idhulli i miliona adoleshentëve në gjithë botën, miliona të tjerë ëndërronin të ishin si ajo. Por si Britney ka shumë. Shumica e idhujve të kësaj bote ka përfunduar shumë keq dhe fama atyre i ka shkaktuar vetëm vuajtje. Ata njerëz janë për gjynah dhe jo për tu adhuruar. E gjithë fama, pasuria dhe pushteti s’janë gjë tjetër veçse një make-up i një mjerimi të madh. Nuk ka inxhinierë të lumtur, nuk ka doktorë të lumtur – atëherë pse doni që fëmijët tuaj të bëhen si ata. Prandaj fëmijët duhen edukuar që gjithë energjitë e tyre, potencialin e tyre ta drejtojnë tek lumturia. Fëmijët duhen edukuar që të jenë të lumtur dhe jo të pasur pra të bëhen inxhinierë, doktorë poetë për lumturinë e tyre, jo për pasuri dhe prej pavetëdijes kolektive.

E shpejtë dhe në të njëjtën kohë e ngadaltë, në formë kukuvajke, Lilith e udhëheq deri në një lëndinë, dhe atje transformohet në një priftëreshë me fustan ngjyrë argjendi të zbehtë e kurorë lulesh për të mbajtur flokët e zi. Prek pemët e mollës, një lis, pastaj kthehet ta vështrojë dhe nuk buzëqesh, ka një dritë të zymtë në sy. Ai dridhet, ndërsa një valë ngrihet nga toka drejt e brenda tij. Drita e brendshme e Lilith, fustani i zbehtë prej argjendi, koka e rrethuar nga kurora, një dritë e errët në sy. Atëherë ai kupton që ka ardhur aty për të vështruar e për të dëgjuar, për të nuhatur e për të shijuar vetëtimën dhe stuhinë, për të prekur trupin dhe fuqinë e Nënës, që është njëheraz qiell dhe tokë.

Close Menu
error: Përmbajtja nuk mund të kopjohet